2021
Mëdyshje për një Veshje
Shtator 2021


“Mëdyshje për një Veshje”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2021, f. 8.

Themele të Forta

Mëdyshje për një Veshje

Pamja
e re duke provuar një fustan

Ilustrimi nga Alyssa Gonzalez

Kur isha në shkollë të mesme, u zgjodha që të merrja pjesë në një paradë mode për një ngjarje vjetore të shkollës. E dija që bashkërenduesja do të zgjidhte fustane që nuk ishin modeste, ndaj i thashë se nuk do të merrja pjesë nëse fustani që duhej të vishja nuk ishte modest. Ajo tha se nuk do të ishte problem.

Kur unë dhe shoqet e mia shkuam për t’u hedhur një sy fustaneve, u pështjellova. Pavarësisht asaj që më kishte thënë bashkërenduesja, të gjitha fustanet ishin në kundërshtim me standardet për veshjen dhe pamjen e jashtme te broshura Për Forcën e Rinisë. Për shkak se u duk sikur nuk kishte zgjidhje tjetër, provova njërin nga fustanet që nuk ishin modestë. Doja të dukesha e bukur, por kur e vesha atë fustan nuk u ndjeva vetvetja. Pyeta veten: “Si do të ndihesha në praninë e Zotit me këtë lloj veshjeje?”

Mendova se si mund të dilja nga kjo situatë. Më në fund, gjeta fustanin e maturës së motrës më të madhe, që i përmbushte vërtet standardet e Zotit. Kur u thashë shoqeve të mia se do të përdorja fustanin tim, nga shprehjet e tyre të fytyrës mund të them që ato menduan se do të dukesha më mirë me një fustan që nuk ishte modest. Fatmirësisht, bashkërenduesja tha se nuk kishte problem nëse vishja një fustan modest.

U lehtësova dhe ndjeva siguri në vetvete. Nuk e vrava mendjen për mendimet e shoqeve të mia. Gjeta një mënyrë që të merrja pjesë me një fustan mahnitës dhe modest. Isha mirënjohëse që kisha guximin për t’i mbajtur lart standardet e mia, sidomos kur nuk ishte e lehtë ose e kohës.

Xhesika S., Indonezi