2021
Një Provë Besimi
Shtator 2021


“Një Provë Besimi”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2021, f. 18–19.

Eja, Më Ndiq

Një Provë Besimi

Doktrina e Besëlidhje 102–105

Pamja
turmat duke djegur shtëpitë

Viti 1833, Konteja Xhekson, Misuri, SHBA. Turmat i detyruan shenjtorët që jetonin atje, të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Pamja
Jozef Smithi duke u lutur

Jozef Smithi e pyeti veten se çfarë të bënte. Shpejt erdhi një zbulesë. Jozefit iu tha që të rekrutonte burra për të udhëtuar për në Misuri dhe për t’i ndihmuar shenjtorët të rimerrnin shtëpitë e tyre.

Pamja
njerëz duke udhëtuar

Jozefi niset për në Misuri me një grup vullnetarësh. Më vonë grupi u bë i njohur si Kampi i Sionit.

Herë pas here udhëtimi ishte i vështirë, por shumë njerëz e shijuan atë.

Pamja
burrë me armë buzë lumit

Pas një muaj marshimi, kampi ndaloi pranë një lumi.

Ata dëgjuan se në anën tjetër po prisnin disa njerëz që t’i sulmonin.

Pamja
burra duke biseduar

Çfarë do të bëjmë?

Pamja
Jozef Smithi

Qëndroni të patundur …

… dhe shihni shpëtimin e Perëndisë.

Pamja
stuhi

Shpejt erdhi një stuhi.

Pamja
burra në stuhi

Perëndia ka dorë në këtë stuhi!

Pamja
burra pranë lumit të tejmbushur

Shiu bëri që lumi të ngrihej aq shumë saqë armiqtë e kampit nuk mund ta kalonin atë.

Pamja
burra në rrezet e diellit

Pas disa ditësh, Jozefi mori një zbulesë që ishte koha të ktheheshin në shtëpi, ndonëse nuk i kishin ndihmuar shenjtorët në Misuri që të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Pamja
Jozef Smithi

Zoti i ka pranuar përpjekjet tona.

Na kanë sjellë deri në këtë pikë për një provë të besimit tonë. (Shih Doktrina e Besëlidhje 105:19.)

Disa menduan se udhëtimi ishte një dështim.

Pamja
burrë i shqetësuar

Bëmë gjithë këtë rrugë për hiçgjë!

Pamja
burrë i shqetësuar

Përse po shkojmë në shtëpi para se t’i ndihmojmë shenjtorët këtu?

Shumica e panë si një privilegj faktin që ishin me Profetin dhe të mësonin prej tij.

Pamja
burra

Kampi i Sionit ndihmoi për të përgatitur udhëheqësit e ardhshëm të Kishës. Tetë burra që marshuan me Kampin e Sionit, u thirrën në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve.