2019
Të Kërkosh Krishtin në Vend të Errësirës së Pornografisë
Tetor 2019


Të Kërkosh Krishtin në Vend të Errësirës së Pornografisë

Pamja
couple on a beach

Fotografia nga Getty Images, përdorur për qëllime ilustruese, pozuar nga modelë

Kur planifikojmë artikujt për të rinjtë në moshë madhore, ne shpenzojmë shumë kohë duke menduar për çështjet me të cilat ata po përballen tani. Ka kaq shumë. Por teksa po shkëmbenim mendime për këtë muaj, u drejtuam te një temë që na ka prekur ne personalisht, shokët tanë dhe njerëz të tjerë të panumërt: dalja në takime dhe pornografia. E dinim se planifikimi për këtë pjesë do të ishte i vështirë. Në fund të fundit, pornografia ndikon te kaq shumë njerëz në mënyra që e copëtojnë zemrën, nganjëherë jetëshkatërruese. Dhe për të rinjtë në moshë madhore beqarë, ajo mund ta bëjë të ardhmen të duket edhe më të pasigurt nga sa e bën tashmë, veçanërisht gjatë përgatitjes për martesë.

Ne vërtet e pamë dorën e Atit Qiellor të na e udhërrëfente punën tonë teksa filluam të marrim ngjarje nga të rinj në moshë madhore marrëdhëniet e të cilëve ishin ndikuar nga pornografia. Dhe e shohim se ka më shumë sesa vetëm një grimë shpresë për martesa të përjetshme të lumtura dhe pa varësi. Përse? Sepse secila ngjarje më vete dëshmon për fuqinë jetëndryshuese, shpresëdhënëse, shëruese të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij.

Pra, nëse e shihni veten në një marrëdhënie që është prekur nga pornografia, ju ftojmë ta lexoni pjesën e këtij muaji me artikuj të treguar nga njerëz të tjerë të lënduar, të cilët e dinë fare mirë se beteja kundër pornografisë është e vërtetë. Këta artikuj trajtojnë tema të tilla se si ta ngrini çështjen e pornografisë kur po dilni në takime dhe se si ta trajtoni atë (faqe 44), si të reagoni kur dikush e pranon se po lufton me pornografinë (vetëm në format elektronik), se si falja dhe shërimi janë të mundur për të dy njerëzit (vetëm në format elektronik) dhe se si Shpirti mund t’ju drejtojë ta dini se si të vijoni në marrëdhënien tuaj (vetëm në format elektronik).

E dimë që, nëse ju mbështeteni te Shpëtimtari dhe e ftoni Shpirtin në jetën tuaj teksa kërkoni përgjigje, Ati Qiellor do t’ju udhëheqë në drejtimin e duhur për gjendjen tuaj të pashoqe. Errësira e pornografisë mund të jetë e spikatur në botë, por drita shëruese e Shpëtimtarit shkëlqen më shumë se cilado errësirë. Gjithçka na duhet të bëjmë, është ta kërkojmë Atë.

Sinqerisht,

Çejkëll Uordlei dhe Mindi Selu

redaktorët e pjesës kushtuar të rinjve në moshë madhore të Revistave të Kishës