Shkrimet e Shenjta
Faksimile 2


Një Faksimile nga Libri i Abrahamit

Nr. 2

Pamja
Faksimile 2

Shpjegim

Fig. 1. Kolobi, duke nënkuptuar krijimin e parë, më afër çelestialit ose vendbanimit të Perëndisë. I pari në qeverisje, i fundit përsa i përket matjes së kohës. Matja sipas kohës çelestiale, kohë çelestiale e cila e përfaqëson një ditë me një kubit. Një ditë në Kolob është e barabartë me një mijë vjet sipas matjes së kësaj toke, e cila thirret prej Egjiptianëve Jah-oh-eh.

Fig. 2. Qëndron pranë Kolobit, thirret nga Egjiptianët Oliblish, që është krijimi tjetër i madh qeverisës, pranë çelestialit ose vendit ku Perëndia banon; duke mbajtur çelësat e fuqisë gjithashtu, përsa u përket planetëve të tjerë; sikurse zbuluar nga Perëndia Abrahamit, ndërsa ai ofroi një flijim mbi altar, të cilin ia kishte ndërtuar Zotit.

Fig. 3. Bëhet për të përfaqësuar Perëndinë, duke u ulur në fronin e tij, i veshur me fuqi e autoritet; me një kurorë drite të përjetshme mbi kokën e tij; duke përfaqësuar gjithashtu fjalët e mëdha çelës të Priftërisë së Shenjtë, sikurse zbuluar Adamit në kopshtin e Edenit, sikurse gjithashtu Sethit, Noeut, Melkizedekut, Abrahamit dhe të gjithë atyre që iu zbulua Priftëria.

Fig. 4. I përgjigjet fjalës hebraishte Raukeejang, duke nënkuptuar hapësirën ose kupën e qiejve; gjithashtu një figurë numerike, në gjuhën egjiptiane duke nënkuptuar një mijë; i përgjigjet matjes së kohës së Oliblishit, që është i barabartë me Kolobin në rrotullimin e tij dhe në matjen e kohës së tij.

Fig. 5. Quhet në gjuhën egjiptiane Enish-go-on-dosh; ky është një nga planetët qeverisës gjithashtu dhe thuhet prej Egjiptianëve që është Dielli dhe e merr hua dritën e tij nga Kolobi nëpërmjet ndërmjetësisë së Kae-e-vanrashit, që është çelësi i madh ose, me fjalë të tjera, fuqia qeverisëse, që qeveris pesëmbëdhjetë planetë ose yje të tjerë të fiksuar, ashtu sikurse edhe Floeesen ose Hënën, Tokën dhe Diellin në rrotullimet e tyre vjetore. Ky planet e merr fuqinë e tij nëpërmjet ndërmjetësimit të Kli-flos-is-esit ose Hah-ko-kau-beamit, yjeve të përfaqësuar nga numrat 22 dhe 23, që e marrin dritën nga rrotullimet e Kolobit.

Fig. 6. Përfaqëson këtë tokë në të katër skajet e saj.

Fig. 7. Përfaqëson Perëndinë të ulur në fronin e tij, duke zbuluar nëpërmjet qiejve fjalët e mëdha çelës të Priftërisë; sikurse, gjithashtu, shenjën e Frymës së Shenjtë për Abrahamin, në formën e një pëllumbi.

Fig. 8. Përmban shkrime që nuk mund t’i zbulohen botës; por mund të merret në Tempullin e Shenjtë të Perëndisë.

Fig. 9. Nuk mund të zbulohet në kohën e tanishme.

Fig. 10. Gjithashtu.

Fig. 11. Gjithashtu. Në qoftë se bota mund t’i zbulojë këta numra, ashtu qoftë. Amen.

Figurat 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20 dhe 21 do të jepen në kohën e duhur të Zotit.

Përkthimi i mësipërm jepet për aq sa ne kemi ndonjë të drejtë ta japim në kohën e tanishme.