Faksimile 1
    Poshtëshënimet
    Theme

    Një Faksimile nga Libri i Abrahamit

    Nr. 1

    Faksimile 1

    Shpjegim

    Fig. 1. Engjëlli i Zotit.

    Fig. 2. Abrahami i lidhur mbi altar.

    Fig. 3. Prifti idhujtar i Elkenahut duke u përpjekur ta ofrojë Abrahamin si flijim.

    Fig. 4. Altari për flijim i priftërinjve idhujtarë, duke qëndruar përpara perëndive të Elkenahut, Libnahut, Mahmakrahut, Korashit dhe Faraonit.

    Fig. 5. Perëndia-idhull i Elkenahut.

    Fig. 6. Perëndia-idhull i Libnahut.

    Fig. 7. Perëndia-idhull i Mahmakrahut.

    Fig. 8. Perëndia-idhull i Korashit.

    Fig. 9. Perëndia-idhull i Faraonit.

    Fig. 10. Abrahami në Egjipt.

    Fig. 11. E skicuar për të paraqitur shtyllat e qiellit, sikurse kuptoheshin nga Egjiptianët.

    Fig. 12. Raukeejangu, duke nënkuptuar hapësirën ose kupën qiellore mbi kokat tona; por në këtë rast, në lidhje me këtë temë, Egjiptianët e përdornin atë për të nënkuptuar Shaumaun, të jesh i lartë, ose qiejt, duke iu përgjigjur fjalës hebraishte, Shaumahyeem.