Ndihma për Studimin
9. Tempulli i Kirtland-it


9. Tempulli i Kirtland-it

Tempulli i Kirtland-it ndodhet në Kirtland, Ohio.

Ngjarje Domethënëse: Tempulli i Kirtland-it ishte tempulli i parë i ndërtuar në këtë periudhë kujdestarie (DeB 88:119; 95). Në këtë tempull, Joseph Smith-i pa një vegim për mbretërinë çelestiale (DeB 137). Ai u përkushtua më 27 mars 1836 (DeB 109). Më 3 prill 1836, Shpëtimtari u shfaq dhe e pranoi tempullin si një vend në të cilin ai do t’i zbulonte fjalën e tij këtij populli (DeB 110:1–10). Pas shfaqjes së tij, Joseph Smith-i dhe Oliver Cowdery patën vizita nga Moisiu, Eliasi dhe Elija, që të gjithë të cilët u dhanë atyre çelësa të caktuara të priftërisë dhe informacion të rëndësishëm (DeB 110:11–16). Ky tempull u shërbeu shenjtorëve për gati dy vjet përpara se t’u duhej të largoheshin nga Kirtland-i për shkak të përndjekjes.

Pamja
fotografia 9

9. Tempulli i Kirtland-it Tempulli i parë i ndërtuar në këtë periudhë kujdestarie, viti 1836. Në këtë tempull, Jezu Krishti, Moisiu, Eliasi dhe Elija u shfaqën dhe rivendosën çelësat e priftërisë (shih DeB 110).