Ndihma për Studimin
2. Kodra Kumorah dhe Zona e Manchester-Palmyra-s


2. Kodra Kumorah dhe Zona e Manchester-Palmyra-s

Duke parë drejt veriut, kjo fotografi tregon kodrën Kumorah, në Manchester, New York. Kodra shfaqet në cepin e djathë, të poshtëm të fotografisë dhe vazhdon deri gati drejt gjysmës së kreut së fotografisë. Monumenti i bardhë, i dukshëm në cepin verior të kodrës nderon engjëllin Moroni dhe daljen në dritë të Librit të Mormonit. Kodra Kumorah ndodhet rreth pesë kilometra në juglindje të Korijes së Shenjtë. Pranë majës së fotografisë është Palmyra, gjashtë kilometra e gjysmë larg. Ferma e familjes Smith dhe Korija e Shenjtë ndodhen në pjesën e sipërme majtas të fotografisë.

Ngjarje Domethënëse: Familja e profetit Joseph Smith jetoi në këtë zonë në kohën e Vegimit të Parë (JS—H 1:3). Në vitin 421 pas K., Moroni varrosi një komplet fletësh të arta në kodrën Kumorah, të cilat përmbanin historinë e shenjtë të popullit të tij (FeM. 1:1–11; Morm. 6:6; Moro. 10:1–2). Po ky Moron i tha Joseph Smith-it ku t’i gjente fletët—drejt rrëzës veriore të kodrës, në anën perëndimore, pranë majës. Moroni ia dorëzoi ato atij në vitin 1827 (DeB 27:5; 128:20; JS—H 1:33–35, 51–54, 59).

Pamja
fotografia 2

2. Kodra Kumorah dhe Zona e Manchester-Palmyra-s Engjëlli Moroni e drejtoi Joseph Smith-in për të gjetur fletët e arta që ai i kishte varrosur në këtë kodër. (Kodra është në qendër djathtas.)