Ndihma për Studimin
11. Vendi i Tempullit të Far West-it


11. Vendi i Tempullit të Far West-it

Kolonia e Far West-it, Missouri, u bë shtëpi për 3.000 deri në 5.000 shenjtorë që kërkuan strehim nga përndjekja në kontetë Jackson dhe Clay. Më 31 tetor 1838 profeti Joseph Smith dhe udhëheqës të tjerë të Kishës u arrestuan dhe pas një gjyqi për t’i dënuar në Richmond, u burgosën në burgun e Liberty-së. Gjatë dimrit të 1838–39-s, shenjtorët e ditëve të mëvonshme u larguan nga Far West-i dhe vendet e tjera në Missouri dhe u rivendosën në Illinois.

Ngjarje Domethënëse: Një vend tempulli u përkushtua dhe gurët e themelit të tij u vunë. Shtatë zbulesa të botuara në Doktrina e Besëlidhje u morën (seksionet 113–115; 117–120). Joseph F. Smith, presidenti i gjashtë i Kishës, u lind më 13 nëntor 1838 në Far West. Far West-i shërbeu për një kohë të shkurtër si zyrat qendrore të Kishës nën drejtimin e profetit Joseph Smith.

Pamja
fotografia 11

11. Vendi i Tempullit të Far West Në 1838 Zoti i urdhëroi shenjtorët të ndërtonin një tempull këtu (shih DeB 115:7–8). Përndjekja e turmave nuk i lejoi ta bënin këtë.