“Përgatitja e Misionarëve: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Përgatitja e Misionarëve: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Përgatitja e Misionarëve
Përgatitja e Misionarëve
Vështrim i Përgjithshëm
Ne mund të marrim pjesë në mbledhjen e Izraelit duke i dashur të tjerët, duke shpërndarë mesazhin e Jezu Krishtit dhe duke i ftuar njerëzit të vijnë te Shpëtimtari. Perëndia i bekon misionarët teksa ata shërbejnë me zell dhe u japin mësim njerëzve në komunitetet e tyre dhe nëpër botë.
Sugjerim për ritmin mësimor: Ka shumë mundësi të mira për t’u marrë parasysh për ritmin e këtyre mësimeve. Për shembull:
-
Jepini disa ose të gjitha këto mësime nga fundi i vitit shkollor kur nxënësit më të mëdhenj në moshë mund të jenë duke punuar për të dorëzuar letrat për misionin e tyre.
-
Jepini disa nga këto mësime ndërsa studioni pjesë të Dhiatës së Vjetër që përmenden në këto mësime. Disa sugjerime janë në krah të mësimeve specifike më poshtë.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron disa ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni për çdo mësim.
Përgjegjësia Jonë e Besëlidhjes për të Shpërndarë Ungjillin
Sugjerim për ritmin mësimor: Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë me Mësimin 121: “Isaia 49”. Isaia 49 përmban profeci për pasardhësit e Abrahamit që e ndihmojnë Zotin të përmbushë besëlidhjen e Tij për të mbledhur Izraelin në ditët e fundit (shihni te 1 Nefi 22:7–9).
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre rreth përgjegjësisë së besëlidhjes për t’ua shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta të studimit të tyre vetjak të shkrimeve të shenjta duke kërkuar bekimet dhe përgjegjësitë e besëlidhjes së Abrahamit. Ata mund ta studiojnë fragmentin e zotërimit doktrinor tek Abraham 2:9–11 ose të kërkojnë “Besëlidhja e Abrahamit” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Gjatë mësimit, mund t’i ftoni të tregojnë gjërat që mësuan ose pyetjet që kanë.
-
Sende për t’u përgatitur: Katër zarfe, sipër secilit është shkruar një numër: 1, 2, 3, ose 4; shtypni fletushkën me dy anë të titulluar “Familjet e tokës”; pritni përgjatë vijave të ndërprera, duke krijuar një figurëformuese me dy anë; duke përdorur numrat e krerëve në pjesën e pasme të secilës pjesë, vendosini ato në zarfin me numrin përkatës.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për grupet për të studiuar shkrimet e shenjta dhe thëniet në pjesën e pasme të pjesëve të figurëformueses që gjenden në zarfin e tyre
-
Material filmik: President Russell M. Nelson Introduces Preach My Gospel, Second Edition [Presidenti Rasëll M. Nelson Paraqet ‘Predikoni Ungjillin Tim’, Botimi i Dytë] nga kodi kohor 0:00 deri në 0:55
Shpërndarja e Ungjillit në Mënyra të Natyrshme
Sugjerim për ritmin mësimor: Një pjesë e këtij mësimi shpjegon se Zoti mund t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për ta shpërndarë ungjillin, ashtu siç premtoi të ndihmonte Jeremian. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni Mësimin 130: “Jeremia 1”.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit tek të tjerët në mënyra të natyrshme.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin me lutje situatat ku ata mund të tregojnë diçka rreth Kishës ose ungjillit si pjesë e një bisede normale. Nxënësit mund të mendojnë rreth mënyrës se si kjo mund të bëhet në mënyrë të efektshme dhe të kërkojnë mundësi për ta bërë këtë.
-
Material filmik: “Simple Ways to Love, Share, and Invite for Youth” [“Mënyra të Thjeshta për të Dhënë Dashuri, Treguar dhe Ftuar për të Rinjtë”], (2:50)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Mundësi që nxënësit të ngrenë lart numrin e gishtave që përshkruajnë më mirë mënyrën se si ndihen rreth asaj që u tha; një pasqyrë, thënie nga Plaku Kuentin L. Kuk; udhëzimet për nxënësit për të ushtruar zotësinë “cilësia e pasqyrimit të bisedës”
Zgjedhja për të Shërbyer në një Mision
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë për t’i shërbyer Zotit si misionarët e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyesin dikë që njohin, që shërbeu në një mision, se çfarë bekimesh dalloi që i dha Zoti atij për shkak të shërbimit të tij. Ata mund ta bëjnë këtë personalisht, me telefon, ose me mesazh me celular apo me postë elektronike. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur për të treguar atë që mësuan.
-
Fletushkë: “Bekimet që Perëndia ua Jep Misionarëve të Tij”
-
Materiale filmike: “The Book of Mormon” [“Libri i Mormonit”] (2:10); “Missions and Eternal Companions” [“Misionet dhe Shoqëruesit e Përjetshëm”] (1:07); “Missions and Careers” [“Misionet dhe Karrierat”] (1:37); “Education” [“Arsimimi”] (1:44) (Mund të shfaqni vetëm një ose dy që mendoni se do të kishin më shumë interes për nxënësit tuaj.)
Roli i Frymës së Shenjtë në Punën Misionare
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të eksplorojnë mënyrat se si Shpirti mund t’i ndihmojë t’ua shpërndajnë ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një misionari të kthyer nga misioni të tregojë një përvojë kur Fryma e Shenjtë e ndihmoi atë në punën e tij misionare. Ose nxënësit mund të reflektojnë mbi përvojat që kanë pasur kur Fryma e Shenjtë i ndihmoi t’ua shpërndanin ungjillin të tjerëve.
-
Sende për t’u përgatitur: Një detyrë që nxënësit mund ta plotësojnë vetëm me një send të caktuar, e tillë si heqja e një vide nga një dërrasë me anë të një kaçavide
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Në tabelë shkruani Fryma e Shenjtë mund … së bashku me fragmentet vijuese: Moisiu 6:32, 34; 2 Nefi 33:1; Alma 17:3; 3 Nefi 28:11; Doktrina e Besëlidhje 31:11
-
Material filmik: “Let the Holy Spirit Guide” [“Shpirti i Shenjtë na Udhëzoftë”], nga kodi kohor 4:43 deri në 5:59
Rëndësia që Ka Bindja për t’i Sjellë të Tjerët te Krishti
Sugjerim për ritmin mësimor: Ky mësim përdor tregimin e Danielit si një shembull të mënyrës se si bindja mund të na ndihmojë të sjellim të tjerë te Krishti. Mund të merrni parasysh ta jepni këtë mësim rreth së njëjtës kohë që jepni Mësimin 145: “Daniel 6”.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dallojnë rëndësinë e bindjes gjatë bërjes së punës së Shpëtimtarit si misionarë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë disa nga standardet për shërbimin misionar që gjenden te Pjesa 3 e materialit “Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Përndryshe, nxënësit mund të flasin me dikë që shërbeu në një mision dhe ta pyesin se çfarë standardesh të misionit mban mend ai.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura e një misionari; Standardet Misionare për Dishepujt e Jezu Krishtit; udhëzime për të përvijuar një bisedë tri deri në pesë minuta në pjesën e titulluar “Tregojeni atë që mësuat”
-
Fletushkë: “Rëndësia e Bindjes kur Shpërndajmë Ungjillin e Jezu Krishtit” dhe fletushka “Krijoni një Përvijim Mësimi”