Seminari
Mbajtja e Përgjegjësisë për të Mësuarit Tënd: Shmangia e Justifikimeve dhe Ndërmarrja e Veprimeve për t’u Arsimuar


“Mbajtja e Përgjegjësisë për të Mësuarit Tënd: Shmangia e Justifikimeve dhe Ndërmarrja e Veprimeve për t’u Arsimuar”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Mbajtja e Përgjegjësisë për të Mësuarit Tënd: Shmangia e Justifikimeve dhe Ndërmarrja e Veprimeve për t’u Arsimuar”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Arritja e Suksesit në Shkollë: Mësimi 193

Mbajtja e Përgjegjësisë për të Mësuarit Tënd

Shmangia e Justifikimeve dhe Ndërmarrja e Veprimeve për t’u Arsimuar

Youth studying at home

Kur detyrat e shkollës bëhen të vështira, ne ndonjëherë nxjerrim justifikime dhe shmangim ndërmarrjen e veprimeve. Ndërsa ndjekim shembullin e Shpëtimtarit dhe mbajmë përgjegjësi për të mësuarit tonë, ne do të rritemi në urtësi si Ai (shih te Lluka 2:52). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë veprimet që mund t’i ndihmojnë ata të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth përpjekjeve të tyre arsimore me pyetjet vijuese:

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përgjegjësia për të mësuarit tonë

Ftojini nxënësit të krijojnë një skenar rreth një adoleshenti/eje dhe një vendimi të keq që mori ai ose ajo në lidhje me detyrat e shkollës. Për shembull, adoleshenti/ja nuk studioi për një provim, arriti vonë në klasë, mungoi në një detyrë të rëndësishme ose nuk dorëzoi një ese. Mund të vini një nxënës të vizatojë një figurë njeriu në tabelë, t’i vërë adoleshentit/es një emër dhe ta shkruajë vendimin e keq të tij ose saj poshtë figurës së njeriut.

Mund të shkruani më pas Justifikimet mbi figurën e njeriut. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese përreth figurës së njeriut në tabelë.

  • Cilat janë disa justifikime që mund të nxjerrë një adoleshent/e për këtë vendim të keq?

  • Pse mendon se ne nxjerrim ndonjëherë justifikime për këto lloj zgjedhjesh?

Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhanë mësim të vërteta të rëndësishme që janë të dobishme për t’u mbajtur mend kur mund të tundohemi të nxjerrim justifikime për zgjedhjet e këqija në shkollë.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Arsimimin e keni ju në dorë ta merrni. Askush tjetër nuk mund ta marrë atë në vendin tuaj. Kudo që të jeni, zhvilloni një dëshirë të thellë për të mësuar. Për ne si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, marrja e një arsimimi nuk është thjesht një privilegj, ajo është një përgjegjësi fetare.” (“Will You Choose to Increase in Learning?”, New Era, shtator 2014, f. 2)

Portrait of Elder D. Todd Christofferson.  Photographed in March 2020.

“Në çështje si materiale ashtu edhe shpirtërore, mundësia për të mbajtur përgjegjësi vetjake është një dhuratë e dhënë nga Perëndia, pa të cilën ne nuk mund ta arrijmë potencialin tonë të plotë si bija dhe bij të Perëndisë.” (“Të Lirë Përgjithmonë, që të Veprojnë për Veten e Tyre”, Liahona, nëntor 2014, f. 18)

  • Çfarë të bën përshtypje nga këto thënie?

  • Përse është e rëndësishme të mbajmë përgjegjësi vetjake për të mësuarit tonë?

    Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit ta dallojnë të vërtetën vijuese duke e shkruar atë pranë vizatimit në tabelë: Mbajtja e përgjegjësisë vetjake për të mësuarit tonë na ndihmon të kuptojmë potencialin tonë të plotë si bija dhe bij të Perëndisë.

  • Cilat janë disa gjëra specifike që mund të bëjë një adoleshent për të mbajtur përgjegjësinë për të mësuarit e tij?

  • Si mund të na ndihmojë mbajtja e përgjegjësisë vetjake për të mësuarit tonë që të bëhemi më shumë si Shpëtimtari?

Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve më lart, mund t’i ftoni ata të tregojnë cilësitë që dëftoi Jezu Krishti ndërsa mori përgjegjësi në shërbesën dhe misionin e Tij (të tilla si zelli, përulësia dhe dashuria).

Ndalu një çast të mendosh për mënyrën se si zhvillimi i cilësive si të Krishtit mund të të ndihmojë t’i kapërcesh justifikimet dhe të mbash përgjegjësi për të mësuarit tënd. Mbaj vesh për nxitje nga Fryma e Shenjtë që mund të të ndihmojnë të përcaktosh cilësitë që mund të zhvillosh ose veprimet që mund të ndërmarrësh për të qenë përgjegjës për detyrat e tua të shkollës.

Shembuj nga shkrimet e shenjta të mbajtjes së përgjegjësisë

ikona e seminarit Për t’i ndihmuar nxënësit të zbulojnë të vërteta rreth të qenit të përgjegjshëm për të mësuarit e tyre, mund t’i ftoni ata të plotësojnë fletushkën “Mbajtja e Përgjegjësisë”. Ftojini nxënësit të marrin parasysh mënyrën se si historitë në fletushkë mund të gjejnë zbatim tek ata. Mund t’i organizoni nxënësit në grupe të vogla dhe t’i ftoni disa prej tyre në secilin grup të lexojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve për historinë e Davidit ndërkohë që të tjerët studiojnë shëmbëlltyrën e talentave.

Shënim: Pjesa e fundit e fletushkës do të përdoret më vonë në mësim.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia tregojnë klasës atë që mësuan.

Kapërcimi i justifikimeve për të mbajtur përgjegjësi për të mësuarit

Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të parë jetën e tyre dhe për t’i kapërcyer justifikimet që mund të nxjerrin, mund të jetë e dobishme të bëni veprimtarinë vijuese si klasë.

Mendo për adoleshentin/en nga fillimi i orës mësimore. Reflekto mbi atë që ke mësuar nga shkrimet e shenjta dhe përvoja vetjake rreth mbajtjes së përgjegjësisë për të mësuarit tënd. Ndihmoje këtë adoleshent/e duke sugjeruar cilësi dhe veprime si të Krishtit që tregojnë një gatishmëri për të mbajtur përgjegjësi për të mësuarit që trajton justifikimet në tabelë.

Para se të fillojnë, mund të jetë e dobishme t’u jepni një shembull nxënësve. Një justifikim për mbërritjen vonë mund të jetë: “Mami nuk më zgjoi në orar”. Nxënësit mund të sugjerojnë: “Unë do të jem i përgjegjshëm si Shpëtimtari dhe do të vendos zilen për t’u siguruar që të arrij në shkollë në orar”. Mund t’i shkruani sugjerimet e nxënësve afër çdo justifikimi.

  • Si mund të na ndihmojë Shpëtimtari në përpjekjet tona për të mbajtur përgjegjësi për të mësuarit tonë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit e gatshëm ta tregojnë atë që kanë bërë në jetën e tyre për të mbajtur përgjegjësi vetjake për të mësuarit e tyre. Ndërsa flasin, përgëzojini nxënësit për përpjekjet që po bëjnë.

Përgjegjësi për të mësuarit tim

Ftojini nxënësit të plotësojnë pjesën e fundit të fletushkës. Nëse doni, mund t’u tregoni atyre sa vijon ndërsa kërkojnë ndihmën e Zotit për të mbajtur përgjegjësi për të mësuarit e tyre.

Ndërsa kërkon zbulesë nga Ati Qiellor mbi mënyrën se si të përmirësohesh, Fryma e Shenjtë mund të të nxitë për ndryshimet e nevojshme. Ne gjithashtu mund të kujtojmë se nuk jemi të detyruar ta bëjmë gjithçka vetë; ne mund të kërkojmë ndihmën e Shpëtimtarit (shih tek Isaia 41:10).

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit e gatshëm të tregojnë atë që ndihen të nxitur të bëjnë. Mund të jepni një shembull nga jeta juaj të mbajtjes së përgjegjësisë për të mësuarit tuaj. Inkurajojini nxënësit ta marrin fletushkën e tyre në shtëpi për t’i ndihmuar ata ta kujtojnë atë që kanë ndier mbresën të bëjnë sot.