Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9: Jeremia – Joel


“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9: Jeremia – Joel”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9: Jeremia – Joel”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9: Mësimi 148

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9

JeremiaJoel

A young woman sits at a table and talks with a young man, who is holding a Book of Mormon open.

Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të kapitujve te librat Jeremia – Joel.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë një fragment të shkrimit të shenjtë nga studimi i Dhiatës së Vjetër që është kuptimplotë për ta. Kërkojuni atyre të mendojnë rreth mënyrës se si fragmenti i ndihmon ta ndjekin Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Studimi juaj si klasë i kapitujve te librat Jeremia – Joel mund të jetë përqendruar në rezultate të ndryshme nga ato që vlerësohen në këtë mësim. Nëse është kështu, përshtatini veprimtaritë për të vlerësuar rritjen që përjetuan nxënësit nga rezultatet ku u përqendruan në orën mësimore.

Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë të vlerësojnë përparimin e tyre në fushat vijuese:

  1. Shpjegimi i profecive lidhur me Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit në ditët e mëvonshme. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 118: “Isaia 29”; Mësimi 140: “Ezekiel 37”; dhe mësimi 143: “Daniel 2”.)

  2. Të ndierit e fuqisë së misionit të tyre hyjnor. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 130: “Jeremia 1”.)

  3. Pjesëmarrja në mbledhjen e Izraelit. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 132: “Jeremia 16”.)

ikona e seminarit Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve dhe bëjnë komente në këtë mësim, mendoni për mënyra se si t’i ndihmoni nxënësit të kërkojnë, pranojnë dhe veprojnë sipas zbulesës vetjake. Një mënyrë për ta bërë këtë është të pyesni veten: “Për çfarë mund t’i pyes ata?” ose “Çfarë tjetër mund t’i ftoj të bëjnë?” Bërja e këtyre lloj pyetjeve mund të ftojë frymëzimin nga Fryma e Shenjtë për t’i ndihmuar nxënësit të veprojnë sipas zbulesës vetjake që marrin.

(Për trajnim shtesë mbi pyetjet për ndjekjen e ecurisë që ftojnë zbulesën vetjake, shihni pjesën “Ndihmojini nxënësit ta kërkojnë, dallojnë e veprojnë sipas zbulesës vetjake”, te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve).

Të bëhemi më shumë si Shpëtimtari

Mund t’i ndihmoni nxënësit të përgatiten për të vlerësuar të mësuarit e tyre duke diskutuar se sa shpesh mësojmë duke imituar të tjerët. Për shembull, fëmijët mësojnë sjellje të thjeshta nëpërmjet imitimit. Nëse dëshironi, mund të jepni mësimet që keni mësuar nga imitimi i dikujt.

  • Kush është dikush që je përpjekur ta imitosh? Çfarë ke mësuar nga imitimi i tij ose i saj?

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të Shpëtimtarit ndërkohë që diskutoni pyetjet vijuese. Para një diskutimi në klasë, nxënësit mund të kenë dobi nga koha për të reflektuar mbi këto pyetje ose duke iu përgjigjur atyre në ditarin e tyre të studimit.

Actor portraying Jesus Christ at a well  in Samaria.
  • Cilat janë disa mënyra se si ti përpiqesh ta imitosh Shpëtimtarin?

  • Çfarë ke mësuar në seminar ose në studimin tënd vetjak që po të ndihmon ta imitosh Shpëtimtarin?

Pjesa tjetër e këtij mësimi do t’u japë nxënësve një mundësi për të përsëritur disa prej gjërave që kanë mësuar në seminar. Ftojini nxënësit të vazhdojnë të reflektojnë mbi mënyrën se si ajo që po mësojnë mund t’i ndihmojë ata të ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’u bërë si Ai.

Shpjegoji profecitë lidhur me Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit në ditët e mëvonshme

Kjo pjesë e mësimit ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë profecitë rreth Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit. Sipas nevojës, ndihmojini nxënësit të përsëritin fragmentet e zotërimit doktrinor për Dhiatën e Vjetër tek Isaia 29:13–14; Ezekiel 37:15–17; dhe Daniel 2:44–45. Për t’i përsëritur fragmentet, nxënësit mund të zgjedhin njërën nga referencat e shkrimit të shenjtë dhe të bëjnë sa vijon:

  1. Të lexojnë fragmentin e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor.

  2. Të përsëritin atë që kanë shenjuar ose shkruar në shkrimet e tyre të shenjta ose në ditarin e studimit rreth fragmentit të shkrimit të shenjtë.

  3. Të përsëritin frazën kyç të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor për referencën e shkrimit të shenjtë te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Pasi nxënësit t’i kenë përsëritur këto profeci të Rivendosjes në Dhiatën e Vjetër, merreni parasysh t’i vendosni ata në dyshe.

Imagjinoni sikur jeni shoqërues të misionarëve që përgatiten për të dhënë një mësim rreth Rivendosjes së ungjillit të Jezu Krishtit. Punoni së bashku për të krijuar një plan mësimor të thjeshtë për atë që do të jepni mësim. Si pjesë e planit tënd mësimor:

  • Lexo dhe shpjego një ose më shumë nga fragmentet e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor nga Dhiata e Vjetër rreth Rivendosjes së ungjillit të Shpëtimtarit.

  • Rendit dy ose tri arsye përse Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e nevojshme në tokë sot.

  • Shprehi ndjenjat e tua rreth Rivendosjes së ungjillit të Shpëtimtarit në ditët e mëvonshme.

Pas një kohe të mjaftueshme për t’u përgatitur, ftojini dyshet t’u japin mësim dysheve të tjera. Ose mund të ftoni disa dyshe t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës. Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për Rivendosjen e Ungjillit të Jezu Krishtit dhe mënyrën se si ai e ka bekuar jetën tuaj.

Ndieje fuqinë e misionit tënd hyjnor

Ftojini nxënësit të përsiatin përvojat që kanë pasur kohët e fundit që demonstrojnë se Perëndia i njeh ata dhe u dha atyre përgjegjësi të veçanta për t’i kryer në vdekshmëri. Për ata që e kanë marrë tashmë bekimin e tyre patriarkal, ju mund t’i inkurajoni të mendojnë për fjalët ose frazat në bekimin e tyre patriarkal që e demonstrojnë këtë.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta mbajnë mend atë që mësuan më parë rreth qëllimit të tyre hyjnor, merreni parasysh t’i ftoni ata të bëjnë sa vijon me një partner:

Përsëriti fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë për të kujtuar atë që mësove rreth njohurisë së Zotit për ty dhe qëllimin tënd hyjnor:

Një mënyrë se si mund t’i ndihmoni nxënësit të matin rritjen dhe ndryshimin në dëshirat e tyre është duke paraqitur nxitjet vijuese që ata i përdorën në fillim të Mësimit 130: “Jeremia 1”. Ftojini nxënësit të shikojnë sërish shënimet në ditarin e tyre nga ai mësim, për të parë se si u ndien në atë kohë.

Ju gjithashtu mund t’i vini nxënësit të lexojnë mesazhet që shkruan për veten në fund të atij mësimi.

Si do ta vlerësoje veten (1 = e vërtetë për mua; 10 = jo e vërtetë për mua) për thëniet vijuese. Shëno në ditarin tënd të studimit arsyen pse e vlerësove secilën thënie në atë mënyrë.

  • Unë besoj se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti më njohin më mirë se kushdo tjetër.

  • Unë besoj se Ata më kanë dhënë një qëllim hyjnor që mund ta përmbush me ndihmën e Tyre.

  • Unë dua ta njoh dhe ta përmbush misionin hyjnor që më kanë dhënë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Ftojini nxënësit ta vlerësojnë përparimin e tyre për tri thëniet më sipër duke shënuar atë që kanë mësuar dhe përjetuar kohët e fundit, që ndikon në bindjet dhe dëshirat e tyre.

Merr pjesë në mbledhjen e Izraelit

Gjatë Mësimit 132: “Jeremia 16”, nxënësit u ftuan të bënin një plan vetjak për shpërndarjen e ungjillit të Shpëtimtarit tek të tjerët. Nxënësit mund të kenë kërkuar frymëzim nga Fryma e Shenjtë se kujt mund t’ia shpërndajnë ungjillin, si edhe për mënyrën dhe kohën kur mund ta bëjnë këtë. Për t’i ndihmuar nxënësit ta kujtojnë mësimin dhe planin e tyre, nëse dëshironi, mund të lexoni te Jeremia 16:14–16.

Merreni parasysh të paraqitni grafikun vijues. Ftojini nxënësit të krijojnë një grafik të ngjashëm në ditarin e tyre të studimit dhe të plotësojnë kutinë për një ose më shumë prej nxitjeve.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit e gatshëm t’i diskutojnë përvojat e tyre me klasën. Kërkoni mënyra për t’i lavdëruar dhe inkurajuar nxënësit në përpjekjet e tyre për të shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit. Nëse dëshironi, mund të siguroni një mundësi që nxënësit të bëjnë me lutje një plan të ri për të vazhduar ta shpërndajnë ungjillin e Jezu Krishtit tek ata që i rrethojnë.