Seminari
Osea 1–6; 10–14; Joel: Vështrim i Përgjithshëm


“Osea 1–6; 10–14; Joel: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Osea 1–6; 10–14; Joel: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Osea 1–6; 10–14; Joel

Osea 1–6; 10–14; Joel

Vështrim i Përgjithshëm

Në librin e Oseas, Zoti e përdori martesën e Oseas me Gomeren si një simbol për t’i mësuar Izraelit rreth dashurisë së Tij besëlidhëse të pashtershme. Nëpërmjet profetit Joel, Zoti premtoi: “Unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish” (Joel 2:28; shihni edhe te Joseph Smith – Historia 1:41).

ikona e seminaritNdihmojini nxënësit ta kërkojnë e dallojnë zbulesën vetjake dhe të veprojnë sipas saj. Të gjithë kemi nevojë për ndihmë për të dalluar zbulesë vetjake nga Fryma e Shenjtë. Ndërsa përpiqeni të jepni mësim nëpërmjet Shpirtit, kërkoni mënyra për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë mënyrat se si Shpirti u flet atyre. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi të Tjerët ta Kërkojnë, ta Dallojnë Zbulesën Vetjake dhe të Veprojnë sipas saj” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 18). Për një shembull të mënyrës se si mund t’i ndihmoni të tjerët ta dallojnë Shpirtin, shihni Mësimin 148 “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Osea

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mëshirën dhe dashurinë e pashtershme të Zotit për ta.

Joel

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin aftësinë e tyre për të marrë zbulesë vetjake nga Zoti nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

  • Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve pyetjen: “Çfarë mund të bëj për të marrë më shumë zbulesë vetjake për jetën time?” Ftojini ata të reflektojnë mbi mënyrat e ndryshme se si mund të përgjigjen. Ata mund të shikojnë edhe shkrimet e shenjta ose mësimet e udhëheqësve të Kishës ose t’u kërkojnë përgjigje për pyetjen njerëzve të cilëve u mirëbesojnë.

  • Fletushkë: “Rritja e Aftësisë Sate për të Marrë Zbulesë

  • Sende: Një filxhan i vogël, një kanë, një kovë e madhe, copa letre

  • Sende për t’u paraqitur: Udhëzimet për katër mundësi të ndryshme për të diskutuar mënyrat që të na ndihmojnë të marrim zbulesë vetjake

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 9

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të librave Jeremia – Joel.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të dhënë një fragment të shkrimit të shenjtë nga studimi i Dhiatës së Vjetër që është kuptimplotë për ta. Kërkojuni atyre të mendojnë rreth mënyrës se si fragmenti i ndihmon ta ndjekin Jezu Krishtin.

  • Sende për t’u paraqitur: Një figurë e Shpëtimtarit; materiale nxitëse për t’i ndihmuar nxënësit t’i vlerësojnë bindjet e tyre rreth misionit të tyre hyjnor; një grafik për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë planin e tyre për të shpërndarë ungjillin e Shpëtimtarit