Seminari
Joel: “Unë do të Përhap Frymën Tim[e]”


“Joel: ‘Unë do të Përhap Frymën Tim[e]’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Joel: ‘Unë do të Përhap Frymën Tim[e]’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Osea 1–6; 10–14; Joel: Mësimi 147

Joel

“Unë do të Përhap Frymën Tim[e]”

Water pouring on hands.

Kjo është një kohë emocionuese për të jetuar në tokë! Shumë profeci dhe premtime nga Zoti po përmbushen. Ndër to është premtimi i Zotit “Unë do të përhap Frymën tim[e] mbi çdo mish” (Joel 2:28; shih edhe te Joseph Smith – Historia 1:41). Mendoje pak – Krijuesi i botës dëshiron të të bekojë me Shpirtin e Tij! Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta rritin aftësinë e tyre për të marrë zbulesë vetjake nga Zoti nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Jepuni nxënësve pyetjen: “Çfarë mund të bëj për të marrë më shumë zbulesë vetjake për jetën time?” Ftojini ata të reflektojnë mbi mënyrat e ndryshme se si mund të përgjigjen. Ata mund të shikojnë edhe shkrimet e shenjta ose mësimet e udhëheqësve të Kishës ose t’u kërkojnë përgjigje për pyetjen njerëzve të cilëve u mirëbesojnë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Aftësia jonë për zbulesë vetjake

Merreni parasysh të sillni enë të madhësive të ndryshme në klasë ose të vizatoni disa në tabelë. Për shembull, ju mund të sillni (ose të vizatoni në tabelë) një filxhan të vogël, një kanë dhe një kovë të madhe. Ju mund t’u kërkoni nxënësve të tregojnë se cilën enë do të zgjidhnin për të mbushur ujë, për ta mbushur me para ose me sende të tjera dhe të shpjegojnë se përse do ta zgjidhnin atë enë.

Paraqiteni thënien vijuese dhe ftojini nxënësit ta diskutojnë pyetjen shoqëruese me një partner ose grup të vogël. Nëse është e nevojshme shpjegoni se kapacitet (aftësi) mbase nënkupton sasinë maksimale që mund të mbajë diçka.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha ftesën vijuese:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, ju lutem që ta rritni aftësinë tuaj shpirtërore për të marrë zbulesë. … Zgjidhni të bëni punën shpirtërore që kërkohet për ta pasur dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe për ta dëgjuar zërin e Shpirtit më shpesh e më qartë.” Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 96)

  • Si mund t’i përdorësh enët e ndryshme për t’i shpjeguar dikujt se çfarë do të thotë “të rritim aftësinë [tonë] për të marrë zbulesë?”

    Pasi të diskutoni ftesën e Presidentit Nelson, ju mund të tregoni me gisht nga enët dhe t’i ftoni nxënësit të reflektojnë në heshtje mbi aftësinë e tyre shpirtërore vetjake për të marrë zbulesë. Ata mund t’i shënojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese në ditarin e tyre të studimit.

  • Cila enë mendon se e përfaqëson më së miri aftësinë tënde aktuale për të marrë zbulesë vetjake? Përse?

  • Çfarë po përjeton në jetën tënde që mund të ketë dobi nga marrja e më shumë zbulese vetjake nga Perëndia?

Ju mund të shpjegoni se seminari ofron mundësi për të “bërë punën shpirtërore të kërkuar” për të marrë zbulesë vetjake. Inkurajojini nxënësit të bëjnë përpjekje të tilla si të ofrojnë një lutje në heshtje, të bëjnë komente, të shenjojnë shkrime të shenjta ose të shënojnë mendime në ditarët e tyre të studimit. Ndërsa ata përfshihen dhe marrin pjesë në këto mënyra, Fryma e Shenjtë mund t’u mësojë atyre se si mund ta rritin aftësinë e tyre për të marrë zbulesë vetjake.

Perëndia do të derdhë frymën e Tij

Joeli profetizoi për ngjarjet e tmerrshme që do t’i paraprinin ardhjes së dytë të Jezu Krishtit (shih te Joel 2:1–11). Joeli gjithashtu profetizoi për premtimet e mëdha që Zoti do të përmbushte për ta ndihmuar popullin e Tij në ditët e fundit.

Lexo te Joel 2:21 dhe rreshtin e parë te vargjet 22 dhe 23. Shenjo këshillën që Zoti u dha krijimeve të Tij në ditët e fundit.

  • Cilat janë disa “gjëra të mëdha” që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i kanë bërë që mund të të ndihmojnë të “mos kesh frikë” dhe “të ngazëllohesh”?

Lexo te Joel 2:27–29, duke kërkuar gjërat e mëdha që Zoti premtoi të bënte në ditët e fundit.

  • Çfarë pe në këto vargje që mund të quhen “të mëdha”?

    Nxënësit mund të shprehin shumë të vërteta, duke përfshirë që Zoti do të derdhë Shpirtin e Tij mbi të gjithë njerëzit në ditët e mëvonshme. Merreni parasysh të tregoni se engjëlli Moroni e përsëriti këtë profeci kur vizitoi Jozef Smithin (shihni te Joseph Smith – Historia 1:41).

  • Cilat janë disa mënyra të ndryshme se si Zoti mund ta derdhë Shpirtin e Tij?

    Kjo profeci mund të ketë kuptime dhe përmbushje të shumta. Një mënyrë se si Zoti e derdh shpirtin e Tij mbi ne është duke na dhënë zbulesë vetjake.

    Nëse sollët enë në klasë, ju mund të demonstroni ndryshimet ndërmjet derdhjes së rrjedhshme të ujit, hedhjes së ujit pikë-pikë dhe spërkatjes së ujit në një enë. Diskutojeni domethënien e premtimit të Zotit për të derdhur shpirtin e Tij mbi ne.

  • Si mund ta dallojmë zbulesën që Zoti po derdh mbi ne?

    Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjes së mëparshme, mund ta ftoni gjysmën e klasës të lexojë te Galatasve 5:22–23 dhe gjysmën tjetër të lexojë te Doktrina e Besëlidhje 11:12–13, më pas ta tregojnë atë që gjetën. Nxënësit mund të kenë dobi edhe nga diskutimi i domethënies së frazës çdo mish te Joel 2:28 dhe të shpjeguar më tej te vargu 29. Ndihmojini ata të kuptojnë se ky premtim është për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor, si burrat edhe gratë.

  • Çfarë të mëson kjo rreth dëshirave të Atit Qiellor për ty?

Rritja e aftësisë sonë

ikona e seminarit Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë të “bëjnë punën shpirtërore” të nevojshme për të marrë zbulesë vetjake, ju mund t’i jepni secilit prej tyre një kopje të fletushkës “Rritja e Aftësisë Sate për të Marrë Zbulesë”.

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në grupe me nga tre dhe t’i caktoni çdo nxënësi një thënie të veçantë për ta studiuar nga pjesa e parë e fletushkës. Nxënësit mund t’ia tregojnë grupit të tyre atë që mësuan. Ata mund ta plotësojnë hapin e dytë në fletushkë si një grup ose individualisht.

Kur nxënësit ta kenë plotësuar fletushkën, merreni parasysh t’i ftoni ata të zgjedhin njërin ose të dy sugjerimet që mendojnë se do të ishin më të dobishmet për adoleshentët për të marrë zbulesë vetjake. Ftojini ata t’i shkruajnë këto sugjerime në copa letre të veçanta dhe t’i vendosin ato në enën më të madhe që sollët në klasë. Ju mund të shprehni se ena më e madhe mund të simbolizojë nevojën tonë për të rritur aftësinë tonë për të marrë zbulesë.

Merreni parasysh t’i shkruani udhëzimet vijuese në tabelë.

Jepni një nga vijueset lidhur me sugjerimin:

  1. Një përvojë vetjake

  2. Disa këshilla

  3. Një shkrim të shenjtë ose thënie

  4. Një pyetje

Ju mund të ftoni disa nxënës të tërheqin me radhë një letër nga ena. Ata mund t’ia lexojnë klasës sugjerimin që tërhoqën dhe më pas të zgjedhin një gjë nga tabela që do të donin ta tregonin ose t’ia kërkonin klasës ta tregojë.

Merreni parasysh kohën që keni në dispozicion në orën mësimore dhe nivelin e përfshirjes së nxënësve tuaj ndërsa përcaktoni se sa sugjerime mund të diskutoni. Sigurohuni të lini kohë të mjaftueshme për nxënësit që ta zbatojnë atë që kanë mësuar.

Zbatoje atë që ke mësuar

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë sigurinë që mund të kenë udhëheqësit e Kishës tek të rinjtë për të marrë zbulesë, merreni parasysh të shihni “2020 Temple and Family History Leadership Instruction” [“Udhëzimi i Udhëheqjes për Tempullin dhe Historinë Familjare 2020”] nga kodi kohor 56:06 deri në 58:29, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u flet presidencave të të rinjve rreth rregullimeve të bëra për t’i përfshirë ata më shumë në punën e shpëtimit.

59:35

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj që Zoti dëshiron ta derdhë Shpirtin e Tij dhe t’u flasë të gjithë njerëzve, duke përfshirë nxënësit tuaj. Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi mënyrat se si mund ta rritin aftësinë për të marrë zbulesë në jetën e tyre. Mund ta bëni këtë duke u dhënë udhëzimet vijuese:

  1. Reflekto sërish mbi atë që po përjeton në jetë që mund të ketë dobi nga më shumë zbulesë vetjake nga Perëndia.

  2. Në ditarin e studimit, vizato një enë me diçka që derdhet në të.

  3. Emërtoje enën tënde me një ose dy gjëra që do të bësh për të rritur aftësinë për të marrë zbulesën që Zoti po derdh mbi ty. Mund të shtosh hollësi të veçanta të mënyrës se si do të përpiqesh t’i bësh këto gjëra në mënyrë të efektshme.

Mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm ta tregojnë atë që shkruan.