Seminari
Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 1: Profecitë e Jezu Krishtit në Librin e Psalmeve


“Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 1: Profecitë e Jezu Krishtit në Librin e Psalmeve”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 1: Profecitë e Jezu Krishtit në Librin e Psalmeve”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Psalmeve 1–2; 8; 19–33; 40; 46: Mësimi 100

Parathënie për Librin e Psalmeve, Pjesa 1

Profecitë e Jezu Krishtit në Librin e Psalmeve

An open hymnbook with a violin in the background.

Çfarë të mësojnë himnet e tua të parapëlqyera rreth Jezu Krishtit? Himnet i kanë lejuar muzikantët dhe poetët t’i shprehin ndjenjat e tyre rreth Shpëtimtarit me shekuj. Si shumë himne të kohëve të sotme, disa nga psalmet na mësojnë dhe dëshmojnë për jetën dhe misionin e Shpëtimtarit. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë jetën dhe misionin e Jezu Krishtit siç u profetizuan te libri i Psalmeve.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mënyrën se si himnet e tyre të parapëlqyera na mësojnë dhe dëshmojnë për Jezu Krishtin. Ftojini ata të përgatiten për të dhënë një himn të parapëlqyer rreth Jezu Krishtit në orën mësimore. Nëse nxënësit ndiejnë se nuk kanë një himn të parapëlqyer, ftojini ata të kërkojnë në librin e himneve për këngë që na mësojnë rreth Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Himnet që japin mësim për Jezu Krishtin

ikona e seminarit Përdorimi i muzikës së shenjtë në orën mësimore mund të krijojë një ndjenjë nderimi, të ftojë Frymën e Shenjtë dhe të shtojë ndjenjat e unitetit. Muzika mund të përdoret gjithashtu për të lidhur mesazhin e himneve me të vërtetat që po mësojnë nxënësit.

Për ta filluar këtë mësim mund të përdorni muzikë të shenjtë. Një mënyrë është t’i ftoni nxënësit të kërkojnë te libri Himne (1985) ose te Hymns – for Home and Church (2026)” [“Himne – për Shtëpinë dhe Kishën (2026)”]. Ftojini nxënësit të përzgjedhin një himn nën temën “Jezu Krishti”. Jepuni nxënësve një çast për të lexuar dhe reflektuar mbi fjalët e atij himni. Mund të vini në dukje emrat e autorëve dhe referencat e shkrimeve të shenjta poshtë muzikës dhe fjalëve të himneve. Paraqitini pyetjet vijuese dhe ftojini nxënësit t’ia tregojnë përgjigjet e tyre një partneri.

(Për trajnim shtesë mbi përdorimin e muzikës së shenjtë në orën mësimore, shihni “Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

  • Çfarë mund të mësojmë rreth Shpëtimtarit dhe jetës së Tij nga fjalët e këtij himni?

  • A ka një himn tjetër rreth Shpëtimtarit që ka kuptim të veçantë për ty? Nëse po, përse?

Ndërsa studion sot, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të ndiesh fuqinë e fjalëve dhe të muzikës që na mësojnë dhe dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Libri i Psalmeve

Libri i Psalmeve është një koleksion i lutjeve, poemave dhe himneve që është i ngjashëm në disa mënyra me librin bashkëkohor të himneve.

Ftojini nxënësit të hapin librin e Psalmeve. Jepuni nxënësve dy deri në tri minuta për t’i hedhur një sy të shpejtë disa prej psalmeve, duke kërkuar një mbresë të përgjithshme.

  • Ndërsa i hedh një sy të shpejtë librit, çfarë vëren rreth librit të Psalmeve që e bën atë unik?

  • Çfarë pyetjesh ke për këtë libër?

Hidh një vështrim të shpejtë përgjatë kapitullit te Psalmeve 3, duke shenjuar çdo herë që gjen fjalën Sela. Ndërkohë që kuptimi i fjalës Sela nuk është i sigurt, mund të kenë qenë një sinjal për këngëtarin ose lexuesin që të ndalonte dhe të reflektonte (si një pushim në muzikë).

Lexo te Psalmeve 3, duke ndaluar çdo herë që e lexon fjalën Sela. Ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë t’i përsiatësh këto vargje.

  • Përse mund të ketë dashur autori që ne të ndalojmë dhe reflektojmë në këto vende?

  • Si mund ta ndihmojë ose ngushëllojë një adoleshent sot përsiatja në një ose më shumë prej këtyre vendeve?

Në varësi të pyetjeve dhe të përvojës së klasës, mund të vini shpejt në dukje disa ose të gjitha pikat vijuese:

  • Shumë prej psalmeve iu atribuohen autorëve specifikë si Davidi (Psalmeve 3). Psalmet e tjera nuk kanë një autor të njohur (shihni te Psalmeve 1).

  • Nëpër të gjithë librin e Psalmeve gjenden elemente poetike hebraike.

    • Paralelizmi është poezi aty ku dy ose më shumë vargje japin ide të lidhura (shihni te Psalmeve 29:4).

    • Përsëritja është një mjet poetik hebraik që e thekson një varg duke e përsëritur atë (të tillë si “Lëvdojeni atë” te Psalmeve 150).

  • Në gjuhën hebraike, Psalmeve 119 është një shembull i një poeme akrostike. Poemat akrostike përdorin shkronjën e parë të çdo vargu për të germëzuar fjalë ose alfabetin hebraik.

  • Libri i Psalmeve citohet në Dhiatën e Re mbi 115 herë (shihni te Psalmeve 6:8 dhe Lluka 13:27).

  • Pas Darkës së Fundit, Jezusi dhe dishepujt e Tij kënduan një himn (shihni te Mateu 26:30). Kjo ishte mbase për Psalmeve 113–118, “Hallel”-i, himni që këndohet tradicionalisht për Pashkë (shihni te Merrill J. Bateman, “The Power of Hymns”, Ensign, korrik 2001, f. 17).

Lexo te Lluka 24:44, duke kërkuar atë që Shpëtimtari u dha mësim dishepujve të Tij rreth psalmeve pak pas Ringjalljes së Tij.

Duke folur për një nga mesazhet më të rëndësishme që gjenden në librin e Psalmeve, Presidenti Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland.  Photographed January 2018.

“Vetë Jezusi e citoi librin e Psalmeve më shumë se çdo tekst tjetër të Dhiatës së Vjetër. … Mund të argumentohet se në të gjithë shkrimin e shenjtë, asnjë libër i shkrimit të shenjtë nuk flet kaq gjerësisht rreth misionit mesianik ose kërkimit dhe dëshirimit të kthimit të Tij nga ç’shprehet në këngët e psalmistit.” (For Times of Trouble: Spiritual Solace from the Psalms [2012], f. 7–8)

  • Çfarë mësove nga Lluka 24:44 dhe nga Presidenti Holland? Përse ia vlen ta studiosh librin e Psalmeve?

Ndihmojini nxënësit të dallojnë se mund të mësojmë rreth jetës dhe misionit të Jezu Krishtit duke studiuar psalmet. Merreni parasysh ta shkruani këtë të vërtetë në tabelë.

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë disa nga thëniet profetike në librin e Psalmeve rreth jetës dhe misionit të Jezu Krishtit, jepni disa ose të gjitha referencat e shkrimeve të shenjta më poshtë. Sa vijon janë disa mënyra se si mund ta vini klasën tuaj t’i studiojë këto vargje:

  • Shkruajini dyshet e vargjeve në shirita letre dhe vendoseni secilën letër nëpër klasë. Jepuni nxënësve kohë për të ecur nëpër klasë dhe për të lexuar disa nga profecitë dhe përmbushjet.

  • Përziejini dyshet e shkrimeve të shenjta dhe ftojini nxënësit t’i përkojnë profecitë te libri i Psalmeve me përmbushjet e tyre.

  • Paraqitni vetëm vargjet nga libri i Psalmeve. Ftojini nxënësit të përdorin mjetet e studimit të shkrimeve të shenjta për të gjetur referenca nga jeta e Shpëtimtarit që e përmbushin secilën profeci.

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Profecia e përmbushur

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 22:1

Profecia e përmbushur

Mateu 27:46

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 22:7–8

Profecia e përmbushur

Mateu 27:41–43

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 22:16

Profecia e përmbushur

Doktrina e Besëlidhje 6:36–37

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 22:18

Profecia e përmbushur

Gjoni 19:23–24

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 31:5

Profecia e përmbushur

Lluka 23:46

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 34:20

Profecia e përmbushur

Gjoni 19:31–36

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 41:9

Profecia e përmbushur

Lluka 22:47–48; Veprat e Apostujve 1:16–17

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 69:20–21

Profecia e përmbushur

Gjoni 19:28–29

Psalmet që profetizojnë për Jezu Krishtin

Psalmeve 118:22

Profecia e përmbushur

Veprat e Apostujve 4:10–12

Mendo për një situatë me të cilën përballesh ti ose një njeri i dashur, ku është e dobishme të dish diçka që mësove rreth jetës ose misionit të Shpëtimtarit nga këto profeci. Mbaji shënim mendimet në ditarin tënd të studimit.

Për t’i ndihmuar nxënësit të përfytyrojnë përmbushjen e disa prej profecive, mund të shfaqni një material filmik që paraqet çaste nga jeta e Shpëtimtarit. Për shembull, mund të përdorni “My Kingdom Is Not of This World” [“Mbretëria Ime Nuk Është e Kësaj Bote”], kodi kohor 0:00 deri në 3:18, në ChurchofJesusChrist.org. Ky material filmik ilustron profecitë te Psalmeve 22:1, 7–8, 16.

5:25

Ndërsa nxënësit e shohin materialin filmik, ftojini ata të ngrenë duart kur të dallojnë një ngjarje të profetizuar në librin e Psalmeve. Merreni parasysh ta ndalni materialin filmik dhe t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që duan që dikush të kuptojë rreth këtij çasti në jetën e Shpëtimtarit.

Jeta e Jezu Krishtit

Ftojini nxënësit të tregojnë në praktikë kuptueshmërinë e tyre për jetën dhe misionin e Shpëtimtarit siç profetizohet në librin e Psalmeve. Një mundësi është t’i ftoni nxënësit t’i diskutojnë pyetjet vijuese me një partner, me një grup të vogël ose me klasën.

Përzgjidh një nga profecitë nga libri i Psalmeve që të duket veçanërisht domethënëse.

  • Çfarë të mëson kjo profeci për Jezu Krishtin?

  • Përse është e rëndësishme ta dish atë që mësove rreth Tij?

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për jetën dhe misionin e Jezu Krishtit. Mund t’i ftoni nxënësit të vazhdojnë të kërkojnë referenca të Jezu Krishtit ndërsa e studiojnë librin e Psalmeve gjatë disa prej javëve të ardhshme. Mund të jetë e përshtatshme ta përmbyllni orën mësimore duke kënduar ose dëgjuar një himn për Shpëtimtarin, të zgjedhur nga nxënësit.

Në Mësimin 101: “Hyrje në Librin e Psalmeve, Pjesa 2”, nxënësit do të formulojnë një shprehje të dashurisë dhe përkushtimit të tyre ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit siç bëri psalmisti. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të fillojnë të mendojnë rreth kësaj tani. Kërkojuni atyre të përsiatin mënyrën se si ndihen për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe mënyrën se si do t’i shprehnin ato ndjenja.