“1 Samuelit 8–10; 13; 15–16: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“1 Samuelit 8–10; 13; 15–16: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
1 Samuelit 8–10; 13; 15–16
1 Samuelit 8–10; 13; 15–16
Vështrim i Përgjithshëm
Izraelitët deshën të kishin një mbret “ashtu siç ndodh në të gjitha kombet” (1 Samuelit 8:5) në vend që të kishin Zotin sundimtar mbi ta. Pasi mbreti i tyre i parë, Sauli, nuk iu bind këshillës së profetit Samuel, Zoti zgjodhi Davidin si mbretin e ardhshëm të Izraelit. Nëpërmjet kësaj përvoje, Samueli mësoi se, ndryshe nga si priremi ne ta shohim dhe gjykojmë njëri-tjetrin, Zoti sheh zemrat tona.
Përgatituni shpirtërisht. Kur mësuesit përgatiten me përulësi dhe përgatitin veprimtari të të mësuarit për nxënësit e tyre, Fryma e Shenjtë mund ta udhërrëfejë përgatitjen e tyre. Për më shumë mbi mënyrën se si u përgatit Shpëtimtari për të dhënë mësim, shihni pjesën “Shpëtimtari u Përgatit Shpirtërisht për të Dhënë Mësim” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 16–17).
Për trajnim mbi të ftuarit e Shpirtit për të përmirësuar përgatitjet tuaja për të dhënë mësim, shihni zotësinë “Use the document ‘Improving as a Christlike Teacher – A Personal Evaluation’ to invite the Holy Ghost to help you refine your preparations to teach” [“Përdorni dokumentin ‘Përmirësimi si Mësues i Ngjashëm me Krishtin – Një Vlerësim Vetjak’ për ta ftuar Frymën e Shenjtë t’ju ndihmojë të përmirësoni përgatitjet për të dhënë mësim”] te Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve].
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
1 Samuelit 8
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes për të ndjekur Jezu Krishtin në vend të ndikimeve të botës.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të çdo trysnie nga bashkëmoshatarët me të cilën përballen, për të mos iu bindur standardeve dhe urdhërimeve të Zotit. Ftojini nxënësit të përsiatin ndryshimin që do të shkaktonte në jetën e tyre ndjekja e Jezu Krishtit në vend të dorëzimit ndaj atyre trysnive.
-
Figurë: Një vijë për t’i ndihmuar nxënësit të përsiatin a është Jezu Krishti apo bota ndikimi më i fortë në vendimmarrjen e tyre
-
Material filmik: “Choose Eternal Life” [“Zgjidhni Jetën e Përjetshme”] (10:09) nga kodi kohor 0:00 deri në 2:08 dhe nga kodi kohor 5:08 deri në 6:43
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtarinë te pjesa “Zgjedhja e Zotit në vend të trysnive të botës”
1 Samuelit 15
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e përpjekjes për t’i zbatuar të gjitha urdhërimet e Perëndisë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për arsyet që mund të kenë njerëzit për të zgjedhur të mos u binden urdhërimeve të Perëndisë. Nxënësit mund ta shënojnë listën e tyre në një shënim në telefonin e tyre ose ta shkruajnë atë në një copë të vogël letre. Ftojini nxënësit t’i sjellin listat e tyre në klasë.
-
Sende për t’u paraqitur: Disa lloje ushqimesh (ose fotografi të disa llojeve të ushqimeve)
-
Materiale filmike: “Face the Future with Faith” [“Të Përballosh të Ardhmen me Besim”] (14:29) nga kodi kohor 5:16 deri në 6:07; “Honesty: You Better Believe It!” [“Ndershmëria: Bëni Mirë ta Besoni!”] (4:46); “Dashuria e Perëndisë” (13:11) nga kodi kohor 7:58 deri në 8:48
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtaritë në fund të mësimit
1 Samuelit 16
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e të parit të vetes dhe të të tjerëve siç i shohin Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 1 Samuelit 16:7. Kërkojuni atyre të renditin afër vargut ndryshimet ndërmjet asaj që vlerësojnë ndonjëherë të tjerët te njerëzit, dhe asaj që Ati Qiellor vlerëson te ne.
-
Sende për t’u paraqitur: Dy sende identike në paketime të ndryshme ose sende me vlerë të ndryshme në dy paketime identike
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Nxitje për vetëreflektim nga fillimi i mësimit; thënie nga Plaku Diter F. Uhtdorf dhe Motra Mishel D. Krejg; udhëzimet për ditarin në fund të mësimit
-
Material filmik: “Our True Identity” [“Identiteti Ynë i Vërtetë”] (3:39)