Seminari
1 Samuelit 8: Izraeli Dëshiron një Mbret


“1 Samuelit 8: Izraeli Dëshiron një Mbret”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“1 Samuelit 8: Izraeli Dëshiron një Mbret”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

1 Samuelit 8–10; 13; 15–16: Mësimi 71

1 Samuelit 8

Izraeli Dëshiron një Mbret

Jesus Christ in white robes riding on a white donkey. He is passing through a brick arch into Jerusalem. Numerous people are following Him. Some of which are waving palm leaves and laying cloth on the ground in front of Him.

Ashtu si shumë njerëz sot, izraelitët e lashtë luftonin me tundimin për t’u përshtatur me të tjerët në vend që t’i bindeshin Zotit. Për shumë vite në tokën e premtuar, Zoti e udhërrëfeu Izraelin nëpërmjet gjyqtarëve si Samueli. Më vonë në jetën e Samuelit, izraelitët dëshiruan të kishin një mbret “ashtu siç ndodh në të gjitha kombet” (1 Samuelit 8:5) në vend të Zotit që të sundonte mbi ta. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes për të ndjekur Jezu Krishtin në vend të ndikimeve të botës.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të çdo trysnie nga bashkëmoshatarët me të cilën përballen, për të mos iu bindur standardeve dhe urdhërimeve të Zotit. Ftojini nxënësit të përsiatin ndryshimin që do të shkaktonte në jetën e tyre ndjekja e Jezu Krishtit në vend të dorëzimit ndaj atyre trysnive.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Marrja e vendimeve

Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë për atë që ndikon në vendimet e tyre, merreni parasysh të shkruani thënien vijuese në tabelë. Nxënësit mund ta plotësojnë thënien dhe t’u përgjigjen pyetjeve shoqëruese si klasë ose në grupe të vogla.

Disa adoleshentë dëshirojnë të për shkak se “të gjithë të tjerët po e bëjnë atë”.

  • Çfarë sfidash mund të përjetojë një adoleshent nëse ajo është arsyeja e tij pse po i bën gjërat?

  • Si mund të ndikojë ajo arsye për bërjen e gjërave në marrëdhënien e tij me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Jepuni nxënësve një mundësi për të reflektuar mbi mënyrën se si trysnia nga bashkëmoshatarët mund të jetë duke ndikuar në jetën e tyre. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’u jepni nxënësve udhëzimet vijuese dhe të paraqitni boshtin.

Mendo rreth asaj që ndikon në vendimet që merr në jetën tënde. Vizatoje boshtin vijues në ditarin tënd të studimit. Vizato një figurë të vogël të vetes sate që përfaqëson se ku do ta vendosje veten në bosht.

Për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë atë që mund të jetë duke ndikuar në vendime të caktuara në jetën e tyre, ata ose ju mund të jepni shembuj të vendimeve me të cilat po përballen ata. Shembuj të mundshëm përfshijnë mënyrën se si ata vishen, zgjedhjet e argëtimit e të rrjeteve sociale dhe mënyrën se si e kalojnë kohën e tyre. Mund t’i jepni me radhë këta shembuj dhe t’i ftoni nxënësit të vizatojnë figura shtesë njerëzish në bosht për secilin shembull.

Ftojini nxënësit të kërkojnë ndikimin e Frymës së Shenjtë ndërsa përsiatin vendimet e tyre ndërkohë që studiojnë kapitullin te 1 Samuelit 8.

Një mbret “ashtu siç ndodh në të gjitha kombet”

Për shumë vite në tokën e premtuar, Zoti i udhërrëfeu izraelitët nëpërmjet gjyqtarëve si Samueli. Ndërsa Samueli po plakej, pleqtë e Izraelit erdhën tek ai me një kërkesë.

Lexo te 1 Samuelit 8:4–7, duke kërkuar mënyrën se si fëmijët e Izraelit mund ta kishin përfunduar thënien nga fillimi i mësimit.

  • Çfarë donin fëmijët e Izraelit?

  • Si mendon, pse arsyet e tyre për të kërkuar një mbret nuk do t’i pëlqenin Samuelit?

Mund të duket befasuese që Zoti do t’i thoshte Samuelit ta dëgjonte zgjedhjen jo të mirë të popullit të tij (shih vargun 7). Ati Qiellor e nderon lirinë e zgjedhjes dhe nuk do të na detyrojë të zgjedhim të drejtën. Megjithatë, para se izraelitët të merrnin vendimin e tyre përfundimtar, Zoti i deshi aq sa t’i paralajmëronte nëpërmjet Samuelit për pasojat e zgjedhjes së tyre (shih te 1 Samuelit 8:9).

Një mënyrë se si mund t’i ndihmoni nxënësit të shohin se si shkrimet e shenjta i ilustrojnë të vërtetat e ungjillit, është duke e shkruar një të vërtetë në tabelë. Më pas vërini nxënësit të kërkojnë një fragment të shkrimit të shenjtë, duke kërkuar provën për atë të vërtetë.

Merreni parasysh ta paraqitni të vërtetën vijuese në tabelë. Nxënësit mund t’i lexojnë vargjet shoqëruese me një partner, duke ndaluar pas çdo dy vargjesh për ta diskutuar atë që gjejnë.

Zgjedhja për të ndjekur botën në vend të këshillës me dashuri të Zotit, do të çojë në vuajtje dhe keqardhje.

Ndërsa studion vargjet te 1 Samuelit 8:10–18, kërko fjalë ose fraza që ndihmojnë të jepet mësim kjo e vërtetë.

Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve vijuese, kujtojuni atyre të mos tregojnë emra ose hollësi specifike rreth individëve që njohin personalisht. Shembujt mund të vijnë nga jeta e tyre, jeta e të tjerëve, ose nga tregime në shkrimet e shenjta apo historia e Kishës.

  • Çfarë shembujsh ke parë kur zgjedhja për të ndjekur botën ka çuar në vuajtje ose keqardhje?

  • Në ç’mënyrë e ke parë që zgjedhja për të ndjekur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin të të çojë në gëzim dhe në një marrëdhënie më të fortë me Ta?

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë rëndësinë e ndjekjes së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit në vend të ndikimeve të botës, mund të shfaqni bisedën “Zgjidhni Jetën e Përjetshme” të Plakut Randall K. Benet të konferencës së tetorit 2011 në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:00 deri në 2:08. Plaku Benet tregon pasojat që vuajti për shkak se i shpërfilli paralajmërimet.

Më pas mund të shfaqni të njëjtin material filmik nga kodi kohor 5:08 deri në 6:43 ndërsa Plaku Benet jep mësim për mënyrën se si përvoja e tij mund të gjejë zbatim në rrymat e botës që mund të tundohemi t’i ndjekim dhe mënyrën se si mund t’i shmangim ato.

10:9
10:9

Zgjedhja e Zotit në vend të trysnive të botës

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të zbulojnë këshillën që ka dhënë Zoti për t’i mbrojtur ata nga dorëzimi ndaj tundimeve që mund të ndiejnë trysninë t’i bëjnë ose besojnë. Mund t’i vini nxënësit të punojnë në grupe të vogla për të plotësuar hapat 1 dhe 2. Ata mund të plotësojnë më pas hapin 3 më vete.

Paraqitini udhëzimet e mëposhtme.

  1. Zgjidh diçka që anëtarët adoleshentë të Kishës përreth teje mund të ndiejnë trysninë ta bëjnë ose besojnë.

  2. Përdori shkrimet e shenjta, ndihmat për studimin e shkrimeve të shenjta, broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve ose programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për t’iu përgjigjur pyetjeve vijuese rreth trysnisë që përzgjodhe:

    1. Çfarë këshille na ka dhënë Zoti për këtë?

    2. Çfarë bekimesh u ka premtuar Zoti njerëzve që zgjedhin Atë në vend të ndikimeve të botës?

  3. Mendo për atë që ti beson rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Shkruaj disa fjali rreth mënyrës se si kjo njohuri mund të të ndihmojë t’i ndjekësh Ata në vend të trysnive të botës.

Pas një kohe të mjaftueshme, jepuni nxënësve një mundësi për t’ua treguar të tjerëve atë që mësuan nga studimi i tyre.

Demonstro kuptueshmëri

Kjo pjesë është hartuar për t’u dhënë nxënësve një mundësi për të demonstruar kuptueshmërinë e tyre për atë që kanë mësuar sot.

Lexo te 1 Samuelit 8:19–22, duke kërkuar mënyrën se si iu përgjigj Izraeli paralajmërimeve të Zotit rreth dëshirës së tyre për të pasur një mbret.

  • Nga ajo që ke mësuar sot, çfarë do të doje t’u thoshe izraelitëve përpara se ata të bënin zgjedhjen e tyre përfundimtare?

Mund të jetë e dobishme për mësimet e ardhshme që nxënësit të dinë se Zoti e nderoi lirinë e zgjedhjes të izraelitëve dhe e udhëzoi Samuelin të thërriste Saulin si mbret të Izraelit (shihni te 1 Samuelit 9–10).