“Zanafilla 12–17; Abraham 1–2: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Zanafilla 12–17; Abraham 1–2: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 12–17; Abraham 1–2
Zanafilla 12–17; Abraham 1–2
Vështrim i Përgjithshëm
Abrahami e kërkoi Zotin dhe dëshiroi të ishte një ndjekës i drejtësisë. Zoti besëlidhi që t’i jepte Abrahamit tokë, pasardhës dhe bekimet e priftërisë. Pasardhësit e Abrahamit do të kishin përgjegjësinë për t’i bekuar të gjithë kombet e tokës me bekimet e ungjillit të Shpëtimtarit. Kjo besëlidhje njihet si besëlidhja e Abrahamit. Si anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit, ne mund të marrim bekimet dhe përgjegjësitë e besëlidhjes së Abrahamit.
Ndihmojini nxënësit ta kërkojnë e dallojnë zbulesën vetjake dhe të veprojnë sipas saj. Mësuesit mund t’i ndihmojnë nxënësit ta dallojnë dhe të veprojnë sipas frymëzimit nga Fryma e Shenjtë. Një mënyrë për ta bërë këtë është të bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit të veprojnë sipas zbulesës vetjake. Shpëtimtari gjithashtu i ndihmoi nxënësit të vepronin sipas zbulesës duke u bërë pyetje. Një shembull i mënyrës se si t’i ndihmoni të tjerët të veprojnë sipas zbulesës, mund të gjendet në Mësimin 24: “Abraham 2:9–11”. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi të Tjerët ta Kërkojnë, ta Dallojnë Zbulesën Vetjake dhe të Veprojnë sipas saj” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 18).
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Abraham 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresë se Ati Qiellor mund t’i ndihmojë ata të marrin bekimet që Ai do që ata të marrin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të atyre që dëshirojnë më së shumti në jetë dhe të mendojnë rreth mënyrës se si ndihet Ati Qiellor për ato që ata dëshirojnë më së shumti.
-
Materiale filmike: “Deliverance of Abraham” [“Çlirimi i Abrahamit”] (1:38); “Një Ndriçim i Përkryer i Shpresës” (17:45) nga kodi kohor 11:09 deri në 11:38
Zanafilla 12, 17
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë besëlidhjen e Abrahamit dhe mënyrën se si ajo lidhet me ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kërkojnë fjalët “Besëlidhje e Abrahamit” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe të vijnë të përgatitur për ta treguar atë që gjetën.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabela me dy kolona nën kreun “Çfarë është besëlidhja e Abrahamit?”; fragmentet e shkrimeve të shenjta përkatëse për çdo kolonë
Abraham 2:9–11
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të veprojnë sipas përgjegjësive që Zoti u ka dhënë atyre si fara e Abrahamit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth pyetjeve vijuese dhe t’i diskutojnë ato me një pjesëtar të familjes: “Pse ungjilli i Jezu Krishtit ka rëndësi për ty? Pse mendon që të gjithë njerëzit kanë nevojë për të?”
-
Material filmik: “Becoming a Missionary” [“Të Bëhesh Misionar”] (17:07) nga kodi kohor 15:00 deri në 15:27
-
Fletushkë: “Përmbushja e përgjegjësive tona në besëlidhjen e Abrahamit”