Seminari
Mësimi 171: Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta: Shenjimi dhe Shtimi i Shënimeve


“Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta: Shenjimi dhe Shtimi i Shënimeve”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 171: Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta

Shenjimi dhe Shtimi i Shënimeve

nxënës duke shenjuar shkrimet e shenjta në letër

Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i shenjojnë dhe shtojnë shënime në shkrimet e tyre të shenjta në një mënyrë që e bën studimin e tyre më kuptimplotë dhe i sjell ata më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Si pjesë e studimit të tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta, ftojini nxënësit ta shenjojnë atë që është domethënëse për ta, sidomos fjalët ose frazat që i ndihmojnë ta kuptojnë ose ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ata mund të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë shenjuan dhe përse.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Bërja e studimit të shkrimit të shenjtë më kuptimplotë

Ftojini nxënësit të tregojnë disa ide veprimtarish që mund t’i bëjnë në mënyrë të shkujdesur dhe, në kontrast, në mënyrë më kuptimplotë. Shembujt mund të përfshijnë përshëndetjen dhe të folurit me një shok klase, dërgimin e një shënimi falënderimi ose mesazhi me celular, si dhe studimin e shkrimeve të shenjta.

Shpëtimtari na urdhëroi të mos i lexojmë në mënyrë të shkujdesur shkrimet e shenjta, por t’i “heto[jmë]”, “studio[jmë]” dhe “ushqeh[emi] me bollëk” me fjalët e Tij (Doktrina e Besëlidhje 1:37; 11:22; 2 Nefi 32:3). Nëpërmjet shkrimeve të shenjta ne mund të arrijmë ta njohim Atë dhe ta ndiejmë dashurinë e Tij (shih te Gjoni 5:39; Jakobi [LiM] 3:2).

Ftojini nxënësit të ndalen një çast për ta vlerësuar studimin e tyre të shkrimeve të shenjta, duke përfshirë nëse ose si po e ndiejnë se i ndihmon t’i afrohen më shumë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Cilat janë disa nga gjërat që i ke bërë (ose mund t’i bësh) për ta bërë studimin e shkrimeve të shenjta më kuptimplotë për ty?

Dëgjojini me kujdes përgjigjet e nxënësve dhe shkruajini ato në tabelë. Merreni parasysh ta shpjegoni sa vijon me vetë fjalët tuaja:

Përkufizo: Shenjimi i shkrimeve të shenjta

Një mënyrë për ta bërë studimin e shkrimeve të shenjta kuptimplotë është t’i shenjosh dhe të shtosh shënime në shkrimet e shenjta. Ndërsa e studion këtë mësim, kërko mënyra se si mund të duash t’i shenjosh shkrimet e tua të shenjta për të ndihmuar që studimi yt i shkrimeve të shenjta të të sjellë më afër Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Modeli: Shenjimi i shkrimeve të shenjta

Tregojuni nxënësve disa shembuj të mënyrës se si njerëzit mund t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta, si materialet filmike ose figurat e përfshira këtu. Edhe nxënësit mund të tregojnë se si i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta. Ftojini nxënësit t’i përcaktojnë arsyet e mundshme për shenjimet që shohin.

shenjimi i shkrimeve të shenjta
shenjimi i shkrimeve të shenjta në mënyrë elektronike

A Marking System That Works for You” [“Një Sistem Shenjimi që Funksionon për Ju”] (1:56). Në këtë material filmik, Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregon se si ai i shenjon shkrimet e shenjta.

1:58

Marking Scriptures” [“Shenjimi i Shkrimeve të Shenjta”] (1:45). Në këtë material filmik, Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, tregon se si ai i shenjon shkrimet e shenjta.

1:45
  • Cilat janë disa arsye përse njerëzit i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta?

  • Si mendon se mund të të ndihmojë shenjimi i shkrimeve të tua të shenjta?

Ushtrohu: Shenjimi i shkrimeve të shenjta

Merreni parasysh ta shkruani ose ta paraqitni tekstin e plotë të vargjeve vijuese në tabelë. Ose, nëse është në dispozicion, tregoni variantin elektronik të këtyre vargjeve nga Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Mund t’i zëvendësoni këto vargje me një fragment tjetër të zotërimit doktrinor ose varg apo vargje të tjera që i zgjidhni ju.

Për nxënësit që përdorin shkrimet e shenjta digjitale, mund të doni të shpenzoni pak kohë duke ua treguar se si t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Për udhëzime se si ta bëni këtë, shihni pjesën “Help” [“Ndihma”] të programit Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], duke përfshirë: Gospel Library User Guide (iOS) [Udhëzuesi i Përdoruesit të Bibliotekës së Ungjillit (iOS)] dhe Gospel Library User Guide (Android) [Udhëzuesi i Përdoruesit të Bibliotekës së Ungjillit (Android)] nën kreun “Marking Content” [“Shenjimi i Përmbajtjes”].

Për ta ushtruar shenjimin, lexo te Doktrina e Besëlidhje 68:5–6 dhe shenjoje atë që është kuptimplotë për ty. Nëse dëshiron mund t’i kushtosh vëmendje të veçantë asaj që mëson rreth Shpëtimtarit dhe se si ndihet Ai për ty.

Nëse vargjet paraqiten në tabelë, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përdorin shenjuesit për t’i rikrijuar shenjimet e tyre në tabelë dhe kërkojuni atyre të tregojnë se përse i shenjuan ato që shenjuan.

  • Cilat fjalë ose fraza shenjove? Përse të bënë përshtypje?

  • A ndihesh ndryshe rreth shkrimeve të shenjta pasi i shenjove ato? A ndikoi kjo në ndjenjat e tua për Shpëtimtarin? Nëse po, përse?

Mund të jetë e dobishme t’u vini në dukje nxënësve se kur frazat nga shkrimet e shenjta u bëjnë përshtypje, kjo mund të jetë një mënyrë se si Zoti po komunikon me ta nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Përkufizo: Lidhja ose grupimi i vargjeve

Mund të jetë gjithashtu e dobishme të studiosh vargje shtesë rreth një teme ose t’i lidhësh apo gruposh këto vargje së bashku.

Modeli: Lidhja ose grupimi i vargjeve

  • Cilat janë disa mënyra se si mund t’i lidhësh ose gruposh së bashku vargjet rreth dashurisë së Shpëtimtarit për ty?

    Dëgjojini përgjigjet e nxënësve dhe merreni parasysh ta shtoni ndonjë prej mundësive vijuese. Mund të përdorni vargjet Doktrina e Besëlidhje 68:5–6 dhe Doktrina e Besëlidhje 18:10–11 si shembuj të vargjeve që na ndihmojnë ta ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit. Lista vijuese ka disa ide që nxënësit mund t’i përmendin ose që mund t’ua shtoni asaj çka tregojnë nxënësit.

  • Shkruaji referencat në faqet bosh në fillim ose në fund të shkrimeve të tua të shenjta, ose në një ditar të shkrimit të shenjtë.

  • Pranë një vargu në anë, shkruaje referencën/at e një vargu që lidhet me të.

  • Kur përdor programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], përdore veçorinë e lidhjes ose etiketimit.

Nëse është e nevojshme, shpjegoni se lidhja i bashkon dy shkrime të shenjta, ndërkohë që etiketimi do t’ju lejojë t’i gruponi shumë shkrime të shenjta nën të njëjtën temë. Merreni parasysh ta përshtatni këtë zotësi në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose ta ftoni një nxënës ta bëjë atë. Nëse është e mundur, do të ishte e dobishme ta paraqitni në një ekran më të madh dhe jo në një telefon atë që po bëni ju ose një nxënës. Për udhëzime mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni pjesën Help [“Ndihma”] te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Mund t’i qaseni kësaj pjese duke përzgjedhur tri pikat në cepin lart djathtas. (Shënim: Mund t’i lidhni ose etiketoni gjithashtu paragrafët në bisedat e konferencave të përgjithshme ose çdo material tjetër te programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Ushtrohu: Lidhja ose grupimi i vargjeve

Veprimtaria vijuese mund t’i nxitë nxënësit t’i grupojnë dhe lidhin shkrimet e shenjta. Nëse përzgjodhët një fragment të ndryshëm që nxënësit ta studionin më herët në mësim, mund të doni gjithashtu të përzgjidhni vargje të ndryshme mbi të njëjtën temë dhe t’i zëvendësoni vargjet më poshtë.

Lexo të paktën tri nga shkrimet e shenjta vijuese dhe merre parasysh t’i lidhësh ose gruposh ato si vargje që të ndihmojnë ta ndiesh dashurinë e Shpëtimtarit: Doktrina e Besëlidhje 18:10–11; 34:1–3; 45:3–5; 49:26–27; 68:5–6; 138:3; Isaia 49:15–16; Gjoni 15:13; Romakëve 8:35–39; 1 Gjon 4:19; 1 Nefi 19:9.

Si klasë ose në grupe të vogla, ftojini nxënësit të tregojnë se si i grupuan vargjet dhe përse mund të jetë kuptimplota për ta. Ata mund të tregojnë gjithashtu ide të mënyrës se si mund të duan ta përdorin grupimin ose lidhjen në studimin e tyre të shkrimeve të shenjta.

Përkufizo: Shtimi i shënimeve

Një mënyrë tjetër për t’u afruar më shumë me Zotin nëpërmjet studimit të shkrimeve të shenjta është të shtosh shënime rreth asaj që po mëson.

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi vlerën e mbajtjes së shënimeve gjatë studimit të shkrimeve të shenjta:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Të shkruarit e asaj që mësojmë, mendojmë dhe ndiejmë ndërsa studiojmë shkrimet e shenjta, është një formë tjetër e meditimit dhe një ftesë e fuqishme ndaj Frymës së Shenjtë për udhëzim të vazhdueshëm.” (“Because We Have Them before Our Eyes”, New Era, prill 2006, f. 6–7)

Modeli: Shtimi i Shënimeve

Tregojuani ose ndihmojini nxënësit të kujtojnë nga figurat dhe materialet filmike më herët në mësim se ata mund të shtojnë shënime duke shkruar në anët e shkrimeve të tyre të shenjta, ose në copa letre të vogla që i vendosin në shkrimet e shenjta, në një ditar të shkrimeve të shenjta ose në mënyrë elektronike duke përdorur programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Ushtrohu: Shtimi i Shënimeve

Përmbylle këtë mësim duke i shkruar mendimet dhe ndjenjat e tua për të paktën një prej fragmenteve që studiove sot.

Ju mund të tregoni se si të shtohen shënime në shkrimet e shenjta digjitale duke e theksuar një frazë, duke përzgjedhur Shëno dhe duke shtypur tekst.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të ushtruar shtimin e shënimeve, ftojini disa ta tregojnë atë që shkruan nëse nuk është tepër vetjake. Mund të pyesni gjithashtu se si mund të duan nxënësit t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta në të ardhmen dhe përse.