Seminari
Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Vështrim i Përgjithshëm


“Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Aftësitë e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Vështrim i Përgjithshëm

Aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta mund të na ndihmojnë të kemi një përvojë më të mirë me studimin e shkrimeve të shenjta dhe na ndihmojnë të afrohemi më shumë me Shpëtimtarin Jezu Krisht. Përqendrimi te Jezu Krishti, mbajtja e shënimeve, gjeta e të vërtetave, përdorimi i mjeteve për studimin e shkrimeve të shenjta dhe të kuptuarit e kontekstit mund të na ndihmojnë të gjitha për ta bërë studimin e shkrimeve të shenjta më kuptimplotë.

Sugjerime për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo kohë. Sidoqoftë, mund të jetë e efektshme të jepni një ose më shumë nga mësimet mbi aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta nga fillimi i vitit shkollor, më pas të paraqitni një aftësi tjetër çdo disa javë. Kjo do të lejojë që nxënësit t’i mësojnë dhe ushtrojnë këto aftësi gjatë gjithë vitit.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju ofron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Përqendrimi te Jezu Krishti në Shkrimet e Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të përqendrohen te Shpëtimtari ndërkohë që i studiojnë shkrimet e shenjta, veçanërisht librin Doktrina e Besëlidhje.

Gjetja e të Vërtetave të Ungjillit në Shkrimet e Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që ta rritin aftësinë e tyre për të gjetur të vërtetat e ungjillit në shkrimet e shenjta dhe që të afrohen më shumë me Zotin.

  • Përgatitja e nxënësve: Si pjesë e studimit të tyre të përditshëm të shkrimeve të shenjta, ftojini nxënësit të përpiqen të gjejnë të vërteta të ungjillit që do t’i ndihmojnë ata në jetën e tyre dhe të përsiatin atë që bënë për t’i gjetur ato.

  • Materiali filmik: “Parable of the Gems” [“Shëmbëlltyra e Margaritarëve”] (6:47; shikoje nga kodi kohor 2:13 deri në 4:20)

  • Sende për t’u paraqitur: Fotografi e një të reje duke kërkuar dhe duke gjetur margaritarë në rërën e një plazhi

  • Fletushkë: “Gjetja e të Vërtetave në Shkrimet e Shenjta”

  • Materiale: Fleta letre për çdo nxënës

Mbajtja e Shënimeve në Shkrimet e Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i shenjojnë dhe shtojnë shënimet në shkrimet e tyre të shenjta në një mënyrë që e bën studimin e tyre më kuptimplotë dhe i sjell ata më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Si pjesë e studimit të tyre ditor të shkrimeve të shenjta, ftojini nxënësit ta shenjojnë atë që është kuptimplotë për ta, sidomos fjalët ose frazat që i ndihmojnë ta kuptojnë ose ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ata mund të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë shenjuan dhe përse.

  • Sende për t’u paraqitur: Disa shembuj rreth mënyrave se si njerëzit mund t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta (Gjithashtu, nëse është e dobishme, përgatitni një mënyrë për të treguar se si shenjohen shkrimet e shenjta në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

  • Materiale filmike: “A Marking System That Works for You” [“Një Sistem Shenjimi që Funksionon për Ju”] (1:56); “Marking Scriptures” [“Shenjimi i Shkrimeve të Shenjta”] (1:45)

Mjetet e Studimit të Shkrimeve të Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta pasurojnë studimin e tyre vetjak të shkrimeve të shenjta dhe ta forcojnë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nëpërmjet përdorimit të mjeteve për studimin e shkrimeve të shenjta.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për t’i treguar mjetet që janë në dispozicion për të na ndihmuar në botën e sotme që nuk ishin në dispozicion 50 vjet më parë. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur për ta shpjeguar se çfarë ndryshimi bëjnë këto mjete në jetën tonë.

  • Sende për t’u paraqitur: Figurat e një burri me një plug, një makineri bashkëkohore për korrje, një person që kalëron mbi kalë dhe një aeroplan

Të Kuptuarit e Kontekstit të Shkrimeve të Shenjta

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si konteksti i shkrimeve të shenjta mund ta bëjë studimin e shkrimeve të shenjta më kuptimplotë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për këtë mësim duke lexuar kreun e seksionit përpara se të studiojnë një sesion te Doktrina e Besëlidhje. Kërkojuni atyre të kërkojnë ndryshimin që sjell kjo tek të kuptuarit e përmbajtjes së seksionit.

  • Sende për t’u paraqitur: Figurë e një burri duke shtyrë një burrë tjetër dhe një figurë e një burri duke e shtyrë një burrë tjetër për ta larguar nga një makinë (Gjithashtu, nëse është e dobishme, përgatitni një mënyrë për të shfaqur burime shtesë për kontekst në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)