Dhiata e Re 2023
14–20 Gusht. Romakëve 7–16: “Munde të Keqen me të Mirën”


“14–20 Gusht. Romakëve 7–16: ‘Munde të Keqen me të Mirën’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 (2022)

“14–20 Gusht. Romakëve 7–16”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2023

Pamja
rrënoja të Romës së lashtë

14–20 Gusht

Romakëve 7–16

“Munde të Keqen me të Mirën”

Ndërsa lexoni te Romakëve 7–16, mbajeni shënim çdo mbresë që merrni në lidhje me mënyrën se si mund t’ua mësoni fëmijëve të vërtetat në këta kapituj.

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Që disa ditë më përpara, ftoni një ose më shumë prej fëmijëve të gjejnë një varg te Romakëve 7–16 që mund t’ia tregojnë klasës. Ju mund t’i ftoni prindërit e tyre që t’i ndihmojnë nëse është e nevojshme.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Romakëve 8:35–39

Ati im Qiellor më do mua.

Si mund t’i përdorni fjalët e Palit për t’u mësuar fëmijëve se Ati Qiellor do t’i dojë përherë ata?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët ta mësojnë përmendsh frazën: “[Asgjë] nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë” (Romakëve 8:39). Mendoni rreth një mënyre për ta ilustruar këtë të vërtetë. Për shembull, ju mund të sillni dy dërrasa që i keni mbërthyer së bashku me gozhdë, njërën të emërtuar “n[e]” dhe tjetrën “dashuria e Perëndisë”. Lërini fëmijët të shohin a i ndajnë dot tabelat nga njëra-tjetra.

  • Paraqitni një figurë të diellit ose ftojini fëmijët të vështrojnë nga jashtë dritares dhe të shohin shkëlqimin e diellit. Si ngjason dielli me dashurinë e Atit Qiellor? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se ndonëse dielli është larg, ai mund të na ndihmojë që të ndiejmë ngrohtësi. Ne mund ta ndiejmë dashurinë e Atit Qiellor gjithë kohën, edhe pse Ai nuk është fizikisht me ne. Këndoni së bashku një këngë rreth dashurisë së Atit Qiellor, të tillë si “Ati Im Qiellor më Do” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 16–17).

Pamja
Jezusi me fëmijët

Fëmijët mund t’i ndihmojnë të tjerët të mësojnë rreth Shpëtimtarit dhe të kenë besim tek Ai. Storytime in Galilee [Koha e Tregimit të Historive në Galile], nga Del Parson

Romakëve 10:17

Besimi vjen nga dëgjimi i fjalës së Perëndisë.

Kur fëmijët e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe ia vënë veshin asaj me kujdes, besimi i tyre te Perëndia do të rritet.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Romakëve 10:17 dhe paraqituni atyre figura të situatave në të cilat ata mund ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë (si studimi familjar i shkrimeve të shenjta, klasat e kishës ose konferenca e përgjithshme; shih faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Pyetini fëmijët se kur e kanë dëgjuar fjalën e Perëndisë.

  • Tregoni një histori rreth një fëmije që e dëgjon fjalën e Perëndisë në mënyra të ndryshme. Ndërkohë që tregoni historinë, fryni një tullumbace pak e nga pak për të paraqitur mënyrën se si besimi i fëmijës rritet sa herë ai ose ajo e dëgjon fjalën e Perëndisë.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët ta kuptojnë se besimi i tyre mund të rritet, ndihmojini që të këndojnë këngën “Besimi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 50–51). Ndërkohë që këndojnë, kërkojuni që të hiqen sikur janë fara duke u mbledhur kruspull. Sa herë që këndojnë fjalën besim, vërini që të ngrihen nga pak sikurse një bimë që rritet.

  • Fshihni nëpër klasë një kopje të shkrimeve të shenjta, një figurë të Presidentit të Kishës dhe një kopje të revistës Miku. Kërkojuni fëmijëve që t’i gjejnë këto gjëra dhe të tregojnë se si secila bën të mundur që ne ta dëgjojmë fjalën e Perëndisë.

Romakëve 16:1–4

Unë mund t’u them faleminderit atyre që më ndihmojnë.

Pali ishte mirënjohës për njerëzit që e ndihmuan atë. Ju mund t’i ndihmoni fëmijët t’i vënë re gjërat që të tjerët i bëjnë për ta, dhe të kujtohen që t’i falënderojnë ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se Pali qe mirënjohës për ndihmën që mori nga një grua e quajtur Feba dhe një çift i martuar të quajtur Prishila dhe Akuila (shih Romakëve 16:1–4). Kërkojuni fëmijëve të bëjnë vizatime të Palit dhe të këtyre tre njerëzve ndërsa ju lexoni këto vargje.

  • Ftojeni secilin fëmijë që të tregojë diçka të mirë që dikush bëri për të kohët e fundit. Ndihmojini fëmijët të bëjnë letra falënderimi për ata njerëz.

  • Ndihmojini fëmijët të mësojnë se si të thonë faleminderit në gjuhë të ndryshme. Kënga “Fëmijët Kudo nëpër Bot’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 4–5) mund të vijë në ndihmë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Romakëve 8:16–18

Ati Qiellor do që unë të përgatitem për të marrë gjithçka që Ai ka.

Plani i Atit Qiellor bën të mundur për ne që të bëhemi si Ai dhe të trashëgojmë gjithçka që Ai ka. Kjo e vërtetë mund t’i frymëzojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta jetojnë më me besnikëri ungjillin.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku te Romakëve 8:16–18. Çfarë mësojmë nga këto vargje në lidhje me atë se kush jemi dhe kush mund të bëhemi? Shpjegoni se një “trashëgimtar” është një person që trashëgon, ose merr, atë që kanë prindërit e vet. Shkruani në tabelë: Çfarë kemi nevojë të bëjmë që të trashëgojmë gjithçka që ka Ati ynë në Qiell? Këndoni së bashku një këngë rreth bindjes, të tillë si “Do Ndjek Planin e Perëndis’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 86–87), duke kërkuar përgjigje. Çfarë përgjigjesh të tjera mund t’u vijnë në mendje fëmijëve?

  • Kërkojuni fëmijëve të mendojnë rreth një mbreti i cili do që, një ditë, bijtë dhe bijat e tij të sundojnë në mbretërinë e tij. Shpjegoni se Ati Qiellor është si një mbret dhe ne jemi bijtë dhe bijat e Tij mbretërore. Ju mund të tregoni historinë e birit të mbretit të Francës, Luigjit XVI, që gjendet në mesazhin e Motrës Elen S. Dalton “Kujtohuni Se Cilat Jeni!” (Liahona, maj 2010, f. 121). Përse është e rëndësishme të mbajmë mend që ne jemi fëmijë të Atit Qiellor dhe kemi lindur që një ditë të jemi si Ai? Si mund të ndikojë kjo e vërtetë te zgjedhjet që bëjmë këtu në tokë?

Romakëve 10:17

Besimi vjen nga dëgjimi i fjalës së Perëndisë.

Fëmijët kanë shumë mundësi ta dëgjojnë fjalën e Perëndisë. Ndihmojini ta kuptojnë se si të dëgjuarit e fjalës së Perëndisë mund ta forcojë besimin e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruajeni fjalinë vijuese në tabelë: vjen nga dhe vjen nga e . Kërkojuni fëmijëve t’i plotësojnë vendet bosh pasi të lexojnë te Romakëve 10:17. Tregoni një rast kur një person dha mësim një të vërtetë të ungjillit, që ndihmoi në forcimin e besimit tuaj – ndoshta ju mund të tregoni një shkrim të shenjtë të parapëlqyer ose një citim nga konferenca e përgjithshme. Ftojini fëmijët të tregojnë përvojat e tyre vetjake.

  • Jepini një fëmije një figurë të Shpëtimtarit duke shëruar dikë dhe thojini atij ose asaj të mos i lejojë fëmijët e tjerë ta shohin figurën. Kërkojini fëmijës të japi të dhëna për t’i ndihmuar fëmijët e tjerë ta gjejnë se çfarë paraqet figura. Si mund t’i ndihmojmë të tjerët të mësojnë rreth Shpëtimtarit në mënyrë që ata të mund të kenë besim tek Ai?

Romakëve 14:10, 13

“Të mos e gjykojmë … njëri‑tjetrin.”

Kur fëmijët ndërveprojnë me njerëz të tjerë që bëjnë zgjedhje të ndryshme nga ata, ata mund të tundohen që të jenë paragjykues. Merreni parasysh se si këshilla e Palit për romakët mund t’i ndihmojë ata që ta shmangin një gjykim të tillë.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të lexojë te Romakëve 14:10, 13. Kërkojuni fëmijëve të tjerë të numërojnë se sa herë e përdori Pali fjalën gjyko. Çfarë do të thotë ta gjykosh dikë? Përse duhet ta shmangim të gjykuarit e të tjerëve?

  • Paraqitni fotografinë e një personi dhe pyetini fëmijët se çfarë dimë ne për këtë person nisur vetëm nga shikimi i fotografisë. Cilat janë disa gjëra që ne nuk i dimë rreth atij apo asaj? Përse Zoti është njeriu i duhur për ta gjykuar këtë person? (Shih 1 Samuelit 16:7.)

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Kërkojuni fëmijëve të zgjedhin një veprimtari që e bëtë si klasë dhe ta bëjnë atë me familjet e tyre. U thoni që javën e ardhshme ata mund të tregojnë për atë që bënë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepuni fëmijëve mundësi për të lëvizur. Është shpesh e vështirë për fëmijët që të ulen të përqendruar për periudha të gjata kohore. Herë pas here ftojini fëmijët të qëndrojnë në këmbë për një pjesë të orës mësimore ose të ulen në dysheme në vend që të ulen në karriget e tyre.