Doktrina e Besëlidhje 2021
13–19 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 102–105: “Pas Shumë Shqetësimi, … Vjen Bekimi”


“13–19 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 102–105: ‘Pas Shumë Shqetësimi, … Vjen Bekimi’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“13–19 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 102–105”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
burra me karroca

C. C. A. Christensen (1831–1912), Kampi i Sionit, rreth 1878, bojë tempera në kanavacë muslinë, 198 x 290 centimetra. Muzeu i Artit në Universitetin “Brigam Jang”, dhuratë nga nipërit dhe mbesat e C.C.A. Christensen‑it, 1970

13–19 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 102–105

“Pas Shumë Shqetësimi, … Vjen Bekimi”

Studimi prej jush i seksioneve te Doktrina e Besëlidhje 102–105 është pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj për të dhënë mësim. Mbani vesh për mbresa shpirtërore rreth mënyrës se si t’i ndihmoni fëmijët që t’i kuptojnë më mirë shkrimet e shenjta.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ndihmojini fëmijët të zgjedhin për të kënduar një këngë, e cila u sjell ndërmend diçka që e kanë mësuar në shtëpi ose në kishë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 103:9

Unë mund të jem “një dritë për botën”.

Si mund t’i nxitni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta përhapin dritën e ungjillit te njerëzit përreth tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuani fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 103:9 dhe ftojini të ngrenë lart figura të një poçi drite, qiriu ose ndonjë burimi tjetër drite. Kërkojuni që t’ia tregojnë figurën e tyre dikujt tjetër në klasë. Tregojuni fëmijëve se në ç’mënyrë janë ata si një dritë për të tjerët kur e ndjekin Jezu Krishtin.

  • Këndoni një këngë me fëmijët rreth të qenit shembull, të tillë si “Jezus’ më Do Rreze Dielli” ose “Un’ Jam si një Yll” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 38–39, 84). Ndihmojini fëmijët të mendojnë për veprime që përputhen me fjalët. Si mund të jemi një dritë, ose shembull i mirë, për njerëzit përreth nesh?

    Pamja
    qiri i ndezur

    Unë mund të jem një dritë për botën.

Doktrina e Besëlidhje 104:42

Zoti do të më bekojë nëse i zbatoj urdhërimet e Tij.

Disa herë në seksionin 104 Zoti premton “një shumëllojshmëri bekimesh” për ata që u binden besnikërisht urdhërimeve të Tij. Si do t’i ndihmoni fëmijët ta ndiejnë se Ai dëshiron të na bekojë bujarisht?

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojini fëmijët të bëjnë një veprim, si për shembull të tundin gishtat sa herë që dëgjojnë fjalën “bekime/sh” teksa lexoni vargun te Doktrina e Besëlidhje 104:42. Tregojuni fëmijëve se si Ati Qiellor ju ka bekuar ngaqë i keni zbatuar urdhërimet e Tij. Kërkojuni fëmijëve të tregojnë se si Ai i ka bekuar ata. Ftojeni secilin fëmijë të thotë një urdhërim të cilit mund t’i binden.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët që të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala “shumëllojshmëri”, vizatoni një rreth në tabelë ose në një fletë letre. Kërkojuni fëmijëve t’ju ndihmojnë për ta shumëfishuar numrin e rrathëve – duke vizatuar dy, më pas katër, pastaj tetë, pastaj gjashtëmbëdhjetë e kështu me radhë – derisa e tërë tabela ose fleta të jetë plot me rrathë. Çdo herë që shtoni rrathë, ndihmojini fëmijët të mendojnë për një bekim që Ati Qiellor ua ka dhënë atyre. Shpjegoni se “një shumëllojshmëri bekimesh” do të thotë që Zoti do ta mbushë jetën tonë me bekime, në qoftë se u bindemi urdhërimeve të Tij.

Doktrina e Besëlidhje 105:38–40

Unë mund të jem paqebërës.

Ka shumë mësime që mund t’i nxjerrim nga përvojat e Kampit të Sionit. Një mësim që mund të jetë i rëndësishëm për fëmijët, është që grindja dhe zënia sjellin vështirësi, ndërkohë që uniteti dhe paqja sjellin bekime.

Veprimtari të Mundshme

  • Me vetë fjalët tuaja, tregojuni fëmijëve historinë e Kampit të Sionit (shih hyrjen në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet; Saints [Shenjtorët], 1:194–206; ose “The Acceptable Offering of Zion’s Camp” [“Oferta e Pranueshme e Kampit të Sionit”] [Revelations in Context, f. 213–218]). Ndaloni herë pas here që të vini në dukje mësimet që mund t’i mësojmë nga Kampi i Sionit – për shembull, që Zoti dëshiron që ne të jemi paqebërës dhe të punojmë së bashku në vend që të grindemi e të zihemi.

  • Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 105:38–40 dhe kërkojuni fëmijëve të ngrihen në këmbë çdo herë që dëgjojnë fjalën “paqe”. Shpjegoni se Zoti dëshironte që shenjtorët të kishin paqe me njerëzit që nuk ishin të mirë me ta. Ndihmojini fëmijët të mendojnë gjëra që mund t’i bëjnë që të jenë paqebërës dhe ftojini t’i interpretojnë me role këto situata.

  • Tregoni një histori nga vetë jeta juaj ose nga revista Liahona rreth një fëmije që është paqebërës. Këndoni një këngë rreth dashurisë për të tjerët, të tillë si “Jezus’ Tha t’i Doni t’Gjith’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 39) ose plotësoni faqen e veprimtarisë së kësaj jave.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 104:13–18

Zoti dëshiron që unë t’u jap nga gjërat që kam njerëzve nevojtarë.

Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni fëmijët ta kuptojnë mënyrën e Zotit për të siguruar për njerëzit e Tij kur ata janë nevojtarë.

Veprimtari të Mundshme

  • Jepuni fëmijëve disa minuta kohë që të bëjnë një listë të bekimeve që Perëndia ua ka dhënë. Nxitini të renditin sa më shumë që munden. Më pas lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 104:13–18, duke kërkuar përgjigjet ndaj pyetjeve si këto: Kush është zotëruesi i vërtetë i të gjitha gjërave? Përse Ai na i jep ato? Çfarë dëshiron Ai që ne të bëjmë me këto gjëra? Ndihmojini fëmijët të mendojnë mënyra se si mund t’i ndajnë bekimet e tyre me të tjerët.

  • Tregoni një përvojë në të cilën dikush ju dha diçka që ju nevojitej dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë përvoja të ngjashme. Ose shfaqni një material filmik rreth shërbimit ndaj të tjerëve, të tillë si “The Coat” [“Xhaketa”] (ChurchofJesusChrist.org). Çfarë mësojmë nga këto përvoja rreth shërbimit ndaj të tjerëve? Ftojini fëmijët që të jenë të vëmendshëm ndaj njerëzve nevojtarë dhe të gjejnë dikë që t’i shërbejnë këtë javë, të tillë si dikujt në shkollë ose veçanërisht dikujt në familjen e tyre.

  • Ftojini fëmijët të kërkojnë te Libri i Këngëve të Fëmijëve ose Himnet këngë që kanë të bëjnë me shërbimin ose ndihmën ndaj të tjerëve (shih treguesit tematikë). Këndoni një ose dy këngë së bashku dhe flisni rreth asaj që na mësojnë këto këngë.

Doktrina e Besëlidhje 105:9–19

Unë mund t’u bindem urdhërimeve të Zotit edhe kur nuk i kuptoj arsyet për to.

Përvoja e Kampit të Sionit mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të ilustruar bekimet që vijnë nga përpjekja për të ndjekur vullnetin e Zotit.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni figurën nga pëvijimi i kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ftojini fëmijët të tregojnë atë që dinë rreth Kampit të Sionit. Nëse kanë nevojë për ndihmë, përdorni hyrjen në përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet; Saints [Shenjtorët], 1:194–206; ose “The Acceptable Offering of Zion’s Camp” [“Oferta e Pranueshme e Kampit të Sionit”] (Revelations in Context, f. 213–218). Ftojini fëmijët të hiqen sikur ishin anëtarë të Kampit të Sionit, që u tregojnë fëmijëve të tyre rreth përvojave të tyre. Çfarë do të donin që fëmijët e tyre të mësonin nga këto përvoja?

  • Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 105:13–14 dhe shpjegoni se kur Kampi i Sionit mbërriti në Misuri, Zoti u tha atyre të mos përpiqeshin të merrnin sërish tokën e shenjtorëve. Disa anëtarë të kampit u zemëruan dhe pyetnin veten se përse ishin urdhëruar që të shkonin atje. Çfarë duhet të bëjmë kur nuk i kuptojmë arsyet për një urdhërim? Tregoni disa rrëfime nga “Zëra të Rivendosjes: Kampi i Sionit” (tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet), për t’i ndihmuar fëmijët të kuptojnë se vijnë bekime kur ne u bindemi urdhërimeve që Perëndia na i jep nëpërmjet profetëve të Tij, edhe nëse nuk i kuptojmë të gjitha arsyet.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët t’ia tregojnë përvojat e Kampit të Sionit dikujt në shtëpi, së bashku me një mësim që e nxorën nga ato përvoja. Ose ftojini të mendojnë për diçka me të cilën Perëndia i ka bekuar, që mund ta ndajnë me një njeri nevojtar.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Trajtojini ndërprerjet me dashuri. “Nganjëherë një fëmijë vepron në mënyra që e ndërpresin të mësuarin e të tjerëve në klasë. Kur kjo ndodh, jini të duruar, të dashur dhe të kuptueshëm rreth sfidave që mund të hasë fëmija. … Nëse fëmija që shkakton ndërprerje, ka nevoja të veçanta, flisni me specialistin/en e lagjes apo të kunjit për paaftësitë ose vizitoni [disabilities.ChurchofJesusChrist.org] për të gjetur mënyra se si mund t’i plotësoni më mirë ato nevoja” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 26).