Doktrina e Besëlidhje 2021
31 Maj – 6 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 60–62: “Gjithë Mishi Është në Dorën Time”


“31 Maj – 6 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 60–62: ‘Gjithë Mishi Është në Dorën Time’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“31 Maj – 6 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 60–62”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Lumi Misuri

Zjarr Fushimi Buzë Lumit Misuri, nga Bryan Mark Taylor

31 Maj – 6 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 60–62

“Gjithë Mishi Është në Dorën Time”

Mbani mend se përgatitja juaj më e mirë për të dhënë mësim seksionet te Doktrina e Besëlidhje 60–62 do të vijë nëpërmjet studimit tuaj vetjak dhe familjar të këtyre seksioneve.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Jepini secilit fëmijë mundësi për të treguar diçka që ai ose ajo e mësoi nga shkrimet e shenjta gjatë javës së kaluar ose nga ora e shkuar mësimore të dielën në Fillore. Pasi një fëmijë të tregojë diçka, kërkojini një fëmije tjetër në klasë që të përmbledhë atë që ai ose ajo tha.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 60:4; 61:1–2, 36; 62:1

Shkrimet e shenjta më mësojnë për Jezu Krishtin.

Doktrina e Besëlidhje 60–62 përmban shumë thënie që mund t’i ndihmojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë se kush është Jezu Krishti dhe se si ta rritin dashurinë e tyre për Të.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të Jezu Krishtit dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë përse e duan Jezusin. Zgjidhni disa fraza nga Doktrina e Besëlidhje 60–62 që ju mësojnë rreth Shpëtimtarit dhe ua tregoni ato fëmijëve (shih, për shembull, Doktrina e Besëlidhje 60:4; 61:1–2, 36; 62:1). Ndihmojini fëmijët t’i përsëritin frazat me ju. Tregoni se çfarë ndieni për Jezu Krishtin.

  • Paraqitni disa figura të Jezusit nga shërbesa e Tij në tokë (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 34–61). Lejojini fëmijët t’ju ndihmojnë që të shpjegoni atë që po bën Jezusi te figurat. Si po e tregon Ai dashurinë e Tij për fëmijët e Atit Qiellor? Tregojuni fëmijëve për njërin nga shkrimet tuaja të shenjta të parapëlqyera, i cili ju mëson për Jezusin.

  • Këndoni me fëmijët këngën “Përpiqem t’Jem si Jezusi” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 40; shihni edhe materialin filmik për ta kënduar së bashku te ChurchofJesusChrist.org). Teksa këndoni për mënyrat se si të jeni si Jezusi, ndaloni herë pas here dhe kërkojuni fëmijëve që të plotësojnë fjalinë “Unë mund të jem si Jezusi duke …”

    Pamja
    Shpëtimtari i ringjallur

    Për Këtë Shkak Erdha, nga Yongsung Kim

Doktrina e Besëlidhje 62:3

Jezu Krishti dëshiron që unë ta përhap ungjillin e Tij.

Fëmijëve u pëlqen shumë t’u tregojnë të tjerëve për atë që dinë. Ndihmojini të kuptojnë se kur e tregojnë atë që dinë për ungjillin, Ati Qiellor është i kënaqur me ta.

Veprimtari të Mundshme

  • Shpjegoni se Zoti u kërkoi Profetit Jozef Smith dhe udhëheqësve të tjerë të Kishës që të udhëtonin nga Kirtlandi në Ohajo drejt kontesë Xhekson në Misuri. Ai u kërkoi atyre që ta predikonin ungjillin përgjatë udhës dhe ndërkohë që ktheheshin në shtëpi. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 62:3 dhe kërkojuni fëmijëve të dëgjojnë për atë që bënë misionarët, gjë e cila e kënaqi Zotin. Dëshmoni se Zoti është i kënaqur me ne kur e përhapim ungjillin tek të tjerët.

  • Ndihmojini fëmijët të bëjnë distinktivë që tregojnë se ata dëshirojnë të jenë misionarë të Kishës. Lejojini fëmijët t’i vendosin distinktivët e tyre dhe të ushtrojnë me njëri‑tjetrin dhënien e dëshmive të tyre.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth përhapjes së ungjillit, të tillë si “Un’ Dua të Jem Misionar Tani” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 90). Ndihmojini fëmijët që të mendojnë për atë që mund të thonë nëse dikush i pyet se çfarë ju pëlqen shumë rreth Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij. Ftojini të vizatojnë figura të gjërave që i duan shumë rreth ungjillit të Krishtit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 60:7, 13; 62:3, 9

Unë mund ta hap gojën time për ta përhapur ungjillin e Jezu Krishtit.

Dëshmia e një fëmije mund të jetë po aq e fuqishme sa e një të rrituri, ngaqë fuqia e dëshmisë nuk vjen nga mosha ose përvoja e një njeriu, por nga Fryma e Shenjtë. Ndihmojini fëmijët të fitojnë vetëbesim se ata mund ta hapin gojën e tyre dhe t’u tregojnë të tjerëve atë që e dinë se është e vërtetë.

Veprimtari të Mundshme

  • Çfarë bekimesh u premtoi Zoti te Doktrina e Besëlidhje 60:7; 62:3, 9 atyre që e përhapin ungjillin e Tij? Si i bekon të tjerët përhapja e ungjillit? Merreni parasysh të tregoni një përvojë nga jeta juaj kur ju e përhapët ungjillin – çfarë bekimesh erdhën nga përpjekjet tuaja? Ftojini fëmijët të tregojnë ndonjë përvojë që ata e kanë pasur. Gjithashtu mund të këndoni një këngë për punën misionare, të tillë si “Shkoni me Besim” (Himne, nr. 169) dhe të flisni për bekimet e përmendura në këngë.

  • Ndihmojini fëmijët të interpretojnë me role situata në të cilat mund t’u tregojnë për ungjillin miqve të tyre. Për shembull, çfarë do të thoshin nëse dikush do t’i pyeste përse shkojnë në kishë? Ose po sikur një mik/e t’i shihte të mbanin një unazë ZTD apo të lexonin Librin e Mormonit dhe t’iu bënte pyetje? Çfarë do të thoshin ata?

Doktrina e Besëlidhje 60:7; 61:1–2, 36; 62:1

Zoti është i gatshëm të më falë nëse pendohem.

Jozef Smithi dhe udhëheqësit e tjerët të Kishës nuk ishin të përsosur. Nganjëherë debatonin dhe ishin të paduruar (shih “Ezra Booth and Isaac Morley”, Revelations in Context, f. 133). Por Zoti ishte i mëshirshëm me ta dhe gjithmonë u ofronte falje nëse pendoheshin.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni me fëmijët te Doktrina e Besëlidhje 60:7; 61:2 dhe kërkojuni të gjejnë fjalë që këto vargje i kanë të përbashkëta. Kujtojuni fëmijëve se këto zbulesa iu dhanë Jozef Smithit dhe udhëheqësve të tjerë të Kishës. Çfarë donte Zoti që ata të dinin? Çfarë mësojmë nga këto vargje për mënyrën se si ndihet Shpëtimtari rreth nesh kur bëjmë gabime?

  • Shkruani në tabelë Çfarë tiparesh ka Jezu Krishti? Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 61:1–2, 36; 62:1 dhe bëni një listë të përgjigjeve ndaj kësaj pyetjeje që fëmijët i gjejnë te vargjet. Si na ndihmojnë tiparet në tabelë që të kuptojmë përse Shpëtimtari është i gatshëm të na falë? Cilat janë mënyrat se si mund ta ndjekim shembullin e Tij?

Doktrina e Besëlidhje 60:5; 61:22; 62:5–8

Zoti dëshiron që unë ta përdor lirinë time të zgjedhjes dhe Shpirtin e Tij për të bërë zgjedhje të mira.

Si mund t’i përdorni këto vargje për t’u mësuar fëmijëve se si Zoti i ndihmon ata që të bëjnë zgjedhje të mira?

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojuni fëmijëve të flasin rreth një rasti kur iu desh të merrnin një vendim. Si vendosën se çfarë të bënin? Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 62:5, 7–8 që të mësoni se çfarë u tha Zoti pleqve që ishin gati për të udhëtuar nga Misuri drejt Kirtlandit në Ohajo. Çfarë zgjedhjesh kishin nevojë të bënin për udhëtimin e tyre? Çfarë na ka dhënë Zoti për të na ndihmuar që të bëjmë zgjedhje? Tregojuni fëmijëve se si e keni përdorur udhërrëfimin e Shpirtit dhe vetë gjykimin tuaj më të mirë për të marrë vendime.

  • Ndajeni klasën në tri grupe dhe kërkojini secilit grup që të lexojë njërin nga vargjet vijuese, në të cilin Zoti i udhëzoi disa misionarë rreth mënyrës se si t’i përmbushnin misionet e tyre: Doktrina e Besëlidhje 60:5; 61:22; 62:5. Çfarë vërejmë tek udhëzimet e Zotit në këto vargje? Përse nganjëherë është e mirë që ne të përdorim vetë gjykimin tonë në vend që të presim për udhëzim të veçantë nga Perëndia për çdo çështje?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët që të ushtrojnë se si të flasin për ungjillin me një pjesëtar të familjes. Për shembull, ata mund të tregojnë diçka që e mësuan në Fillore.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepini dëshmi klasës suaj. Dhënia e dëshmisë suaj shpesh do t’i ndihmojë fëmijët të cilëve u jepni mësim, që të fitojnë vetë dëshmitë e tyre. Një dëshmi mund të jetë aq e thjeshtë sa: “Unë e di që Ati Qiellor e do secilin prej jush” ose “Unë ndihem mirë brenda vetes kur mësoj për Jezu Krishtin”.