Eja, Më Ndiq
8–14 Qershor. Alma 8–12: Jezu Krishti do të Vijë për të Shëlbuar Popullin e Tij


“8–14 Qershor. Alma 8–12: Jezu Krishti do të Vijë për të Shëlbuar Popullin e Tij”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Libri i Mormonit 2020 (2020)

“8–14 Qershor. Alma 8–12”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2020

Pamja
Alma duke predikuar

Duke Dhënë Mësim Doktrinën e Vërtetë, nga Michael T. Malm

8–14 Qershor

Alma 8–12

Jezu Krishti do të Vijë për të Shëlbuar Popullin e Tij

Kur e lexoni atë që Alma dhe Amuleku i mësuan popullit të Amonihës, çfarë duket veçanërisht e përshtatshme për fëmijët të cilëve u jepni mësim?

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini fëmijët të përshkruajnë atë që bëjnë misionarët dhe t’ju dëftojnë për ndonjë person që e njohin, i cili/e cila po shërben në një mision. Çfarë u mësojnë njerëzve misionarët? Ndihmojini fëmijët të kuptojnë se Alma dhe Amuleku ishin misionarë që ia përhapën ungjillin popullit të Amonihës.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Alma 8

Unë mund ta përhap ungjillin.

Alma udhëtoi anembanë vendit për ta predikuar ungjillin, dhe Amuleku u predikoi miqve e fqinjëve të tij në vetë qytetin e tij. Si mund t’i frymëzoni fëmijët ta ndjekin shembullin e tyre dhe t’ua përhapin ungjillin të tjerëve?

Veprimtari të Mundshme

  • Ndihmojini fëmijët të përsëritin disa herë një të vërtetë të ungjillit, të tillë si: “Libri i Mormonit dëshmon për Krishtin” ose “E di se Jezusi më do”. Më pas, ftojeni secilin fëmijë të ushtrohet duke ia treguar këtë të vërtetë dikujt tjetër në klasë. Si pjesë të kësaj veprimtarie, ju mund t’i ndihmoni fëmijët ta plotësojnë faqen e veprimtarisë së kësaj jave.

  • Kërkojuni fëmijëve t’ju dëftojnë rreth diçkaje që ata e kanë ndarë me një pjesëtar të familjes ose me një shok – të tillë si një lojë apo karamele. Ndihmojini të renditin disa gjëra të rëndësishme që ne mund t’i ndajmë me të tjerët për Jezu Krishtin. Shpjegoni që për shkak se ungjilli është kaq i rëndësishëm, Alma shkoi që ta ndante atë me njerëz në shumë qytete të tjera, që ata të mund të mësonin se si të ishin të lumtur.

Alma 8:18–22

Unë mund të jem një mik i mirë.

Shërbimi i Amulekut ndaj Almës është shembull i mirë për fëmijët i mënyrës se si ata mund t’i duan e t’u shërbejnë të tjerëve.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni një fëmijë të hiqet sikur është Amuleku dhe një fëmijë tjetër të hiqet sikur është Alma, ndërsa ju dëftoni historinë tek Alma 8:18–22. Lërini fëmijët të ndihmojnë për ta dëftuar historinë, dhe ftoni fëmijë të ndryshëm të luajnë rolin e Almës dhe të Amulekut. Në ç’mënyrë ishte Amuleku një mik i mirë për Almën? Kërkojuni fëmijëve të flasin për mënyrën se si dikush ka qenë një mik për ta. Si i bëri të ndihen ajo përvojë? Përse do Perëndia që ne të jemi miq të mirë me të tjerët?

  • Gjeni ose vizatoni një figurë që ilustron miqësinë (si p.sh. dy njerëz duke u përqafuar ose një zemër), dhe priteni në pjesëza si një figurëformuese. Në anën e pasme të secilës pjesëz të figurëformueses, shkruani diçka që bënë Alma dhe Amuleku për të qenë miq të mirë ose gjëra që mund të bëjmë ne për të qenë një mik i mirë. Ftojini fëmijët që me radhë të zgjedhin një pjesëz dhe t’ia shtojnë atë figurëformueses ndërsa ju lexoni atë që është shkruar në anën e pasme të saj. Ndihmojini ata të mendojnë për njerëz me të cilët mund të jenë miq. Dëshmoni se Jezu Krishti është miku më i madh që mund të kemi.

Pamja
dy vajza duke qeshur

Ne mund të jemi miq të mirë për të tjerët.

Alma 11:43–44

Pas vdekjes, unë do të ringjallem.

Amuleku i dha mësim popullit të Amonihës rreth Ringjalljes. Si mund t’i ndihmoni fëmijët të cilëve u jepni mësim, që ta kuptojnë se çfarë do të thotë të ringjallesh?

Veprimtari të Mundshme

  • Përdoreni dorën tuaj për të simbolizuar një shpirt dhe përdorni një dorashkë për të simbolizuar një trup. Hiqeni dorën nga dorashka për t’u treguar fëmijëve që shpirti dhe trupi ynë do të ndahen në vdekje. Më pas, futeni dorën përsëri në dorashkë për të treguar që shpirti dhe trupi ynë do të bashkohen së bashku përsëri në Ringjallje. Lërini fëmijët që me radhë ta veshin dorashkën dhe ta heqin atë ndërsa ju u lexoni atyre nga Alma 11:43. Paraqiteni figurën Maria dhe Jezu Krishti i Ringjallur (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 59) dhe dëshmoni se Jezu Krishti bëri të mundur që çdo njeri të ringjallet.

  • Ftojini fëmijët të bëjnë vizatime të miqve apo pjesëtarëve të tyre të familjes, përfshirë të afërm të familjes. Kur fëmijët të tregojnë vizatimet e tyre, drejtojeni gishtin te secili mik apo pjesëtar i familjes që ata vizatuan, dhe shpjegoni se ai ose ajo do të ringjallet. Dëshmoni se Jezusi bëri të mundur që ne të jemi me familjet tona përgjithmonë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Alma 8–10

Unë mund ta përhap ungjillin.

Alma dhe Amuleku e përhapën ungjillin, edhe kur nuk ishte e lehtë. Si mund t’i frymëzojë guximi dhe besimi i tyre fëmijët të cilëve u jepni mësim?

Veprimtari të Mundshme

  • Me vetë fjalët tuaja, përmblidhini ngjarjet tek Alma 8–10. Përzgjidhni disa parime nga këto ngjarje që mund t’i ndihmojnë fëmijët ta përhapin ungjillin, të tilla si këmbëngulja (shih Alma 8:8–13), të dëshmuarit për Krishtin (shih Alma 9:26–27) dhe pasja e një shoku (shih Alma 10:7–11). Ftojini fëmijët t’i lexojnë vargjet e përzgjedhura dhe të dëftojnë atë që mësojnë rreth përhapjes së ungjillit. Përse është e rëndësishme t’u flasësh të tjerëve për ungjillin?

  • Ftojini fëmijët të tregojnë përvoja kur ia përhapën ungjillin dikujt ose tregoni përvojën tuaj vetjake. Ftojini fëmijët të mbajnë vesh për mënyrat se si ata mund të përgatiten për ta përhapur ungjillin ndërsa këndojnë një këngë rreth punës misionare, të tillë si “We’ll Bring the World His Truth [T’Vërtetën t’Sjellim n’Bot’]” (Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve], f. 92). Përse do Ati Qiellor që ne ta përhapim ungjillin? Ndihmojini fëmijët të planifikojnë mënyra se si t’ia përhapin ungjillin miqve të tyre, të tilla si t’u japin një kopje të Librit të Mormonit ose t’i ftojnë në një aktivitet të Kishës. Jepuni kohë ta interpretojnë me role atë që mund të thonë ose bëjnë në këto situata.

Alma 11–12

Plani i Perëndisë është një plan shëlbimi.

Si do t’i përdorni kapitujt 11–12 tek Alma për t’u “bër[ë] të njohur [fëmijëve] planin e shëlbimit”? (Alma 12:30.)

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë disa nga parimet e lidhura me planin e shëlbimit që gjenden tek Alma 11–12, të tilla si Rënia e Adamit dhe Evës, Shlyerja e Jezu Krishtit, pendimi, vdekja, ringjallja dhe gjykimi. Lexoni disa vargje nga Alma 11 ose 12 që na mësojnë për këto parime dhe jepuni fëmijëve kohë të bëjnë një vizatim që e ilustron secilin parim. Cili është roli i Shpëtimtarit në këtë plan? Pastaj ftojini fëmijët t’i përdorin vizatimet e tyre për të interpretuar me role sikur po i japin mësim një shoku rreth planit të Perëndisë.

Alma 12:10

Nëse nuk e ngurtësoj zemrën time, unë mund të marr më shumë nga fjala e Perëndisë.

Kur bëhet fjalë për mësimin e të vërtetave shpirtërore, gjendja e zemrës sonë është po aq e rëndësishme sa edhe aftësitë e mendjes sonë.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexoni së bashku tek Alma 12:10 dhe diskutoni se çfarë do të thotë ta “ngurtësoj[më]” zemrën tonë. Përse një zemër e ngurtë e bën më të vështirë që të mësojmë nga Perëndia?

  • Për ta ilustruar këtë parim, tregojuni fëmijëve një sfungjer dhe një gur dhe pyetini se cili do ta thithë më mirë ujin. Si mund t’i tregojmë Zotit se ne duam që zemra jonë të jetë e butë si sfungjeri?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët të gjejnë mundësi për ta përhapur ungjillin ose për të ndihmuar një person tjetër këtë javë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jepini dëshmi klasës suaj. Një dëshmi mund të jetë aq e thjeshtë sa: “Unë e di që Ati Qiellor e do secilin prej jush” ose “Unë ndihem mirë brenda vetes kur mësoj për Jezu Krishtin”. (Shih edhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 10–11.)