Eja, Më Ndiq
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
familje duke parë te një kompjuter dore

Burime Shtesë

Të gjitha këto burime mund të gjenden te programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit dhe te LDS.org.

Revistat e Kishës

Revista Liahona jep histori dhe veprimtari që mund t’u shtojnë parimeve që po i jepni mësim nga Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet.

Himne dhe Children’s Songbook [Libri i Këngëve të Fëmijëve]

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe të Children’s Songbook [Librit të Këngëve të Fëmijëve], ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe materiale filmike të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.lds.org dhe në programin kompjuterik LDS Music [Muzikë SHDM].

Histori të Dhiatës së Re

Tregime nga Dhjata e Re (2005) mund t’i ndihmojë fëmijët t’i mësojnë doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te medialibrary.lds.org.

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parime dhe tregime që gjenden në shkrimet e shenjta.

Depozitë Multimediale

Veprat e artit, materialet filmike dhe mjete të tjera të mediave mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj që t’i përfytyroni doktrinën dhe historitë që gjenden në Dhiatën e Re. Vizitoni medialibrary.lds.org për të shfletuar koleksionin e Kishës me burime për mediat, përfshirë seritë e Materialeve Filmike nga Bibla, të cilat paraqesin ngjarje në Dhiatën e Re.

Tema të Ungjillit

Te topics.lds.org ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallka lidhëse me burime të dobishme, të tilla si biseda të konferencave të përgjithshme, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Esetë mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë përgjigje të hollësishme ndaj pyetjeve të ungjillit.

Të Vërtetë ndaj Besimit

Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë për të kuptuar parime bazë të ungjillit, merreni parasysh të kërkoni te libri Të Vërtetë ndaj Besimit (2005). Ky material burimor përbëhet nga një renditje alfabetike e temave të ungjillit të shpjeguara në terma të thjeshtë.