Eja, Më Ndiq
16–22 Shtator. 2 Korintasve 8–13: ‘Perëndia Do një Dhurues të Gëzuar’


“16–22 Shtator. 2 Korintasve 8–13: ‘Perëndia Do një Dhurues të Gëzuar’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2019 (2019)

“16–22 Shtator. 2 Korintasve 8–13”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2019

Pamja
Jezusi duke biseduar me një fëmijë të vogël

16–22 Shtator

2 Korintasve 8–13

“Perëndia Do një Dhurues të Gëzuar”

Mbajtja shënim e mbresave shpirtërore do t’ju ndihmojë që ta mbani mend atë që mësoni gjatë studimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të shkruani në një ditar studimi, të mbani shënim në pjesën anësore të shkrimeve tuaja të shenjta, të shtoni shënime në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], ose të bëni një regjistrim zanor të mendimeve tuaja.

Shënojini Mbresat Tuaja

Çfarë do të bënit nëse do të dëgjonit se një bashkësi e shenjtorëve në një zonë tjetër po lufton me varfërinë? Kjo ishte situata që Pali ua përshkroi shenjtorëve korintas te 2 Korintasve 8–9. Ai shpresonte t’i bindte shenjtorët korintas që t’u dhuronin diçka nga bollëku i tyre shenjtorëve në nevojë. Por përtej një kërkese për dhurime, fjalët e Palit përmbajnë gjithashtu të vërteta të thella rreth dhurimit: “Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar” (2 Korintasve 9:7). Në kohën tonë, ka ende shenjtorë anembanë botës që kanë nevojë për ndihmë. Ndonjëherë maksimumi që mund të bëjmë për ta është të agjërojmë dhe të dhurojmë oferta agjërimi. Në raste të tjera, dhurimi ynë mund të jetë më i drejtpërdrejtë dhe vetjak. Çfarëdo forme që marrin sakrificat tona, ia vlen t’i marrim në shqyrtim shtysat tona kur japim. A janë sakrificat tona shprehje të dashurisë? Mbi të gjitha, është dashuria ajo që e bën një dhurues të gëzuar.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

2 Korintasve 8:1–15; 9:5–15

Unë mund ta ndaj me gëzim atë që kam për t’i bekuar të varfrit dhe nevojtarët.

Ka kaq shumë njerëz në nevojë anembanë botës. Si mund të sjellim mundësisht një ndryshim? Plaku Xhefri R. Holland ofroi këtë këshillë: “Të pasur apo të varfër, ne duhet të ‘bëjmë atë që mundemi’ kur të tjerët janë në nevojë [shih Marku 14:6, 8]. .… [Perëndia] do t’ju ndihmojë dhe udhëheqë në veprime dhembshurie të të qenit dishepull, në qoftë se dëshironi e luteni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe kërkoni mënyra për të zbatuar një urdhërim që Ai na e ka dhënë në mënyrë të përsëritur” (“A Nuk Jemi të Gjithë Lypsa?” Ensign ose Liahona, nëntor 2014, f. 41).

Lexoni 2 Korintasve 1–15; 9:6–15, duke i vënë në dukje parimet që dha mësim Pali rreth përkujdesjes për të varfrit dhe nevojtarët. Çfarë ju frymëzon nga këshilla e Palit? Ju mund të luteni për udhërrëfim rreth asaj që mund të bëni për ta bekuar dikë në nevojë. Sigurohuni që të shkruani çdo nxitje që merrni dhe të veproni sipas tyre.

Shih edhe Mosia 4:16–27; Alma 34:27–29; Henri B. Ajring, “Agjërimi që më Pëlqen a Nuk Është Vallë Ky?” Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 22–25; Linda K. Barton, “Isha i Huaj”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 13–15.

2 Korintasve 11

Profetët e rremë kërkojnë të mashtrojnë.

Për ta kuptuar këtë kapitull, mund t’ju ndihmojë të dini se midis shenjtorëve korintas kishin dal “apostuj të rremë” (2 Korintasve 11:13). Çfarë mësoni nga vargjet 13–15 rreth atyre që japin mësim doktrina të rreme? Çfarë mësoni rreth profetëve të vërtetë ndërsa lexoni rreth përvojave të Palit si një shërbëtor i Krishtit? (shih vargjet 23–33).

2 Korintasve 11:3; 13:5–8

Unë duhet ta “analizoj” besnikërinë time në ungjillin e Jezu Krishtit.

Ngaqë sot ka shumë njerëz që kërkojnë të na largojnë “nga thjeshtësia ndaj Krishtit” (2 Korintasve 11:3), ju mund ta pranoni ftesën e Palit për ta “analiz[uar] veten tuaj a jeni në besim” (2 Korintasve 13:5). Për shembull, ju mund të përsiatni mbi atë që mund të largoni nga jeta juaj, e cila do t’ju ndihmojë të përqendroheni te Krishti, ose ju mund të plotësoni “Aktivitetin e Cilësive” te Predikoni Ungjillin Tim, faqja 130.

2 Korintasve 12:2–4

Çfarë është “[i] tret[i] qiell” dhe kush ishte njeriu që u “rrëmbye” në të?

Në këto vargje, Pali po fliste për veten e tij pa e përmendur atë drejtpërdrejtë – ndoshta për të shmangur mburrjen rreth vegimit të tij të mrekullueshëm. Fraza “[i] tret[i] qiell”, i referohet mbretërisë çelestiale (shih DeB 76:96–98).

2 Korintasve 12:5–10

Hiri i Shpëtimtarit është i mjaftueshëm që të më ndihmojë të gjej forcë në dobësinë time.

Ne nuk e dimë se cili ishte “gjemb[i] në mish” i Palit, por është e thjeshtë për ta kuptuar dëshirën e tij që ta hiqte. Të gjithë kemi sfida dhe probleme që Zoti i ka parë të arsyeshme të mos i heqë nga jeta jonë. Mendoni për vetë sfidat tuaja ndërsa lexoni te 2 Korintasve 12:5–10. Çfarë dha mësim Pali rreth dobësive? Çfarë do të thotë për ju që hiri i Perëndisë është i mjaftueshëm për ju? A e keni përjetuar fuqinë forcuese të Perëndisë?

Shih edhe Mosia 23:21–24; 24:10–15; Ethëri 12:27; Moroni 10:32–33.

2 Korintasve 13:1

Çfarë nënkuptoi Pali kur foli “për dy ose tre dëshmitarë”?

Në kohët e Dhiatës së Vjetër, kërkoheshin dy ose tre dëshmitarë për të ngritur një akuzë kundër dikujt (shih Ligji i Përtërirë 19:15). Pali e citoi këtë praktikë kur përmendi vizitën e tij të tretë në Korint. Shembuj bashkëkohorë të këtij parimi me dëshmitarë të shumtë përfshijnë Tre Dëshmitarët e Librit të Mormonit, dëshmitë e Jezu Krishtit të dhëna nga Bibla dhe Libri i Mormonit, dhe praktika e misionarëve, duke dëshmuar në dyshe.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen Familjare

Ndërsa i lexoni shkrimet e shenjta me familjen tuaj, Shpirti mund t’ju ndihmojë të dini se cilat parime të theksoni e diskutoni me qëllim që të plotësoni nevojat e familjes suaj. Këtu janë disa sugjerime:

2 Korintasve 8–9

Çfarë gjeni në këta kapituj që e frymëzon familjen tuaj për t’i ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët? Kjo mund të jetë një kohë e mirë për të planifikuar një vepër shërbimi si një familje për dikë në nevojë.

2 Korintasve 9:6–7

A njeh dikë familja juaj, i cili mund të përshkruhet si një “dhurues [i] gëzuar”? Si mund ta bëjmë më të gëzueshëm shërbimin tonë ndaj të tjerëve?

2 Korintasve 10:3–7

Si mund ta mësoni familjen tuaj për “luftë[n]” tonë kundër ligësisë? A do të argëtohej familja juaj po të ndërtonte një mur apo një fortesë me karrige dhe batanije? Kjo mund të çonte drejt një diskutimi rreth mënyrës se si të heqim gjëra që na largojnë nga Perëndia dhe “t’ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit”. Cilat janë disa “armë” shpirtërore që përdorim për t’i kontrolluar mendimet tona? (shih Efesianëve 6:11–18).

2 Korintasve 11:3

Çfarë mund të bëjë familja juaj për t’u përqendruar më shumë te “thjeshtësia ndaj Krishtit”?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Shënojini përshtypjet. Plaku Riçard G. Skot, tha: “Njohuria e mbajtur shënim me kujdes është njohuri që ju gjendet në kohë nevoje. … [Shënimi i drejtimit shpirtëror] i përmirëson gjasat për marrjen e mëtejshme të dritës” (“Acquiring Spiritual Knowledge”, Ensign, nëntor 1993, f. 88; shih edhe Mësimdhënia sipas mënyrës së Shpëtimtarit, f. 1230).

Pamja
të rinj duke ndihmuar për një projekt shërbimi

“Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar” (2 Korintasve 9:7).