Doktrina e Besëlidhje 2021
Burime Shtesë


“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“Burime Shtesë”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
familje duke studiuar materialin e Kishës

Burime Shtesë

Shumica e këtyre burimeve mund të gjenden te programi kompjuterik Biblioteka e Ungjillit dhe te ChurchofJesusChrist.org.

Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve

Muzika e shenjtë e fton Shpirtin dhe na e mëson doktrinën në një mënyrë të paharrueshme. Përveç varianteve të botuara të Himneve dhe të Librit të Këngëve të Fëmijëve, ju mund të gjeni regjistrime zanore dhe materiale filmike të shumë himneve dhe këngëve të fëmijëve te music.ChurchofJesusChrist.org dhe në programin kompjuterik Sacred Music [Muzikë e Shenjtë].

Manualet e Seminarit dhe të Institutit

Manualet e seminarit dhe të institutit japin sfondin historik dhe komente doktrinore për parime dhe tregime që gjenden në shkrimet e shenjta.

Revistat e Kishës

Revista Liahona përmban histori dhe veprimtari që mund të plotësojnë parimet që po i jepni mësim nga Doktrina e Besëlidhje.

Gospel Topics [Temat e Ungjillit]

Te Gospel Topics ju mund të gjeni informacion bazë rreth një larmie temash të ungjillit, së bashku me hallkat lidhëse që çojnë te burime të dobishme, të tilla si mesazhe të konferencave të përgjithshme, mesazhe, artikuj, shkrime të shenjta dhe materiale filmike që lidhen me temën. Ju mund të gjeni edhe Ese mbi Temat e Ungjillit, të cilat ofrojnë përgjigje të hollësishme ndaj pyetjeve doktrinore dhe historike.

Histori nga Doktrina e Besëlidhje

Libri Histori nga Doktrina e Besëlidhje përdor figura dhe gjuhë të thjeshtuar për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë nga Doktrina e Besëlidhje. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale filmike të këtyre historive në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te Gospel Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit për Ungjillin] te ChurchofJesusChrist.org.

Scripture Stories Coloring Book: Doctrine and Covenants [Libri për Ngjyrosje i Historive nga Shkrimet e Shenjta: Doktrina e Besëlidhje]

Ky burim përmban faqe veprimtarie të hartuara për ta rritur të mësuarin e fëmijëve nga libri Doktrina e Besëlidhje.

Materiale Filmike dhe Artistike

Veprat e artit, materialet filmike dhe materiale të tjera pamore e zanore mund ta ndihmojnë familjen tuaj që t’i përfytyrojnë doktrinën dhe historitë që lidhen me shkrimet e shenjta. Shkoni te Gospel Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit për Ungjillin]ChurchofJesusChrist.org për të shfletuar koleksionin e Kishës për burimet e materialeve pamore e zanore. Këto burime gjithashtu janë në dispozicion te programi kompjuterik Gospel Media [Mjete Informimi për Ungjillin] dhe shumë figura gjithashtu gjenden te Libri i Figurave Artistike të Ungjillit.

Revelations in Context [Zbulesa në Kontekst]

Revelations in Context: The Stories behind the Sections of the Doctrine and Covenants, [Zbulesa në Kontekst: Historitë që Lidhen me Seksionet te Doktrina e Besëlidhje] është një koleksion esesh rreth historisë që i rrethon zbulesat të cilat përmbahen te Doktrina e Besëlidhje. Konteksti i dhënë në këtë burim mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë atë që fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje mund të kenë nënkuptuar për shenjtorët e hershëm të ditëve të mëvonshme.

Shenjtorët

Saints [Shenjtorët] është një histori e Kishës e treguar në shumë vëllime. Vëllimi 1, Standardi i së Vërtetës dhe vëllimi 2, No Unhallowed Hand, [Asnjë Dorë Mëkatare], trajtojnë të njëjtën periudhë të historisë së Kishës sikurse Doktrina e Besëlidhje. Këto histori mund t’ju japin ide për kontekstin që rrethoi zbulesat që i studioni te Doktrina e Besëlidhje.

Church History Topics [Temat e Historisë së Kishës]

Artikuj të shumtë rreth njerëzve, sendeve antike, gjeografisë dhe ngjarjeve të historisë së Kishës mund të gjenden te ChurchofJesusChrist.org/study/history/topics.

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Ky burim mund t’ju ndihmojë që të mësoni rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit dhe t’i vini në jetë ato parime.