Doktrina e Besëlidhje 2021
Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet


“Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Përdorimi i Manualit Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet

Për Kë Është Ky Burim?

Ky burim është për çdo individ dhe familje në Kishë. Ai është hartuar që t’ju ndihmojë ta mësoni ungjillin – qoftë më vete ose me familjen tuaj. Nëse nuk e keni studiuar rregullisht ungjillin në të shkuarën, ky burim mund t’ju ndihmojë të filloni. Nëse e keni tashmë një zakon të mirë të studimit të ungjillit, ky burim mund t’ju ndihmojë të keni përvoja më kuptimplota.

Si Duhet ta Përdor Këtë Burim?

Përdoreni këtë burim në çfarëdo mënyre që është e dobishme për ju. Ju mund ta shihni të dobishëm si udhëzues apo si ndihmë për studimin vetjak dhe familjar të shkrimeve të shenjta. Mund ta përdorni edhe për mbrëmjen e shtëpisë. Përvijimet e mësimeve theksojnë parime të rëndësishme që gjenden te Doktrina e Besëlidhje, sugjerojnë ide studimi dhe veprimtari për individë e familje dhe ju sigurojnë vende për t’i shënuar mbresat tuaja.

Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet nuk ka për qëllim t’i zëvendësojë gjërat e tjera të mira që po bëni apo të konkurrojë me to. Ndiqni udhërrëfimin e Shpirtit për të përcaktuar se si ta kryeni studimin tuaj vetjak të fjalës së Perëndisë.

Si Lidhet Ky Burim me Atë që Ndodh në Kishë?

Përvijimet e mësimeve në këtë burim organizohen në përputhje me një program leximi të përjavshëm. Eja, Më Ndiq – Për Filloren dhe Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës ndjekin të njëjtin program. Në mbështetje të përpjekjeve tuaja për ta mësuar e jetuar ungjillin në shtëpi, mësuesit tuaj në kishë do t’ju japin mundësi për të shprehur përvojat, mendimet dhe pyetjet tuaja lidhur me fragmentet e shkrimeve të shenjta që i keni studiuar në shtëpi.

Ngaqë Shkolla e së Dielës jepet mësim vetëm dy herë në muaj, mësuesit e Shkollës të së Dielës mund të zgjedhin t’i lënë pa bërë ose t’i ndërthurin përvijimet për t’iu përmbajtur programit javor. Kjo gjithashtu mund të jetë e nevojshme për javët kur mbledhjet e rregullta të Kishës nuk mbahen për shkak të konferencave të kunjeve ose arsye të tjera. Gjatë këtyre javëve ju ftoheni ta vazhdoni studimin e librit Doktrina e Besëlidhje në shtëpi.

A Kam Nevojë Unë që ta Ndjek Programin?

Programi do t’ju ndihmojë ta mbaroni leximin e librit Doktrina e Besëlidhje deri në fund të vitit. Përveç kësaj, ndjekja e të njëjtit program si të tjerët mund të çojë në përvoja kuptimplota në shtëpi, në kishë dhe kudo tjetër. Por mos u ndieni të kufizuar nga programi ose të detyruar për të lexuar çdo varg; programi është thjesht një udhëzues për t’ju ndihmuar të përcaktoni ritmin tuaj. Gjëja e rëndësishme është që ju po e mësoni ungjillin individualisht dhe si familje.

Pamja
çift duke studiuar shkrimet e shenjta