Dhiata e Re 2023
10 Shtator. Si Mund të Gjej Ngushëllim te Jezu Krishti kur Vdes një Njeri i Dashur? 1 Korintasve 14–16


“10 Shtator. Si Mund të Gjej Ngushëllim te Jezu Krishti kur Vdes një Njeri i Dashur? 1 Korintasve 14–16”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“10 Shtator. Si Mund të Gjej Ngushëllim te Jezu Krishti kur Vdes një Njeri i Dashur?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
gra duke ecur

10 Shtator

Si Mund të Gjej Ngushëllim te Jezu Krishti kur Vdes një Njeri i Dashur?

1 Korintasve 14–16

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Pastaj drejtoni një diskutim rreth punës së shpëtimit dhe ekzaltimit duke përdorur një ose më shumë nga pyetjet e mëposhtme ose pyetjet tuaja (shih Manuali i Përgjithshëm, 10.2, 11.2). Planifikoni mënyra që të veproni sipas asaj që diskutoni.

  • Jetojeni ungjillin. Si mund të na ndihmojë kthimi te Zoti që t’i përballojmë sfidat dhe sprovat?

  • Përkujdesuni për njerëzit nevojtarë. Kë njohim që ka nevojë për lutjet tona dhe miqësinë tonë?

  • Ftojini të gjithë që ta marrin ungjillin. Cilat plane të përhapjes së ungjillit janë diskutuar në mbledhjet e këshillit të lagjes për rininë? Si mund të përfshihet klasa ose kuorumi ynë?

  • Bashkojini familjet për përjetësinë. Si mund t’i forcojë marrëdhëniet tona me Atin Qiellor dhe Jezusin bërja e punës për historinë familjare?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Kur një njeri që e duam vdes, mund të jetë shkatërruese. Ndarja nga njeriu ynë i dashur sjell ndjenja pikëllimi dhe trishtimi të thellë. Por Pali dha mësim se përfundimisht “vdekja u përpi në fitore” (1 Korintasve 15:54) për shkak të Ringjalljes së Jezu Krishtit. Me fjalë të tjera, “gjëmba e vdekjes” – dhembja dhe mungesa e shpresës që ndiejmë në vdekshmëri – “është gëlltitur në Krishtin” (Mosia 16:7–8; shih edhe 1 Korintasve 15:54–57).

Në një pikë të jetës, gjithkush do ta përjetojë vdekjen e një njeriu të dashur. Si do t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, të gjejnë ngushëllim gjatë atyre kohëve të vështira nëpërmjet besimit të tyre te Jezu Krishti? Mendoni për këtë pyetje ndërsa përgatiteni të jepni mësim duke lexuar te 1 Korintasve 15, Mosia 16:7–9 dhe Doktrina e Besëlidhje 42:44–46.

Mësoni së Bashku

Ju mund t’i ftoni anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të tregojnë se kur kanë ndier diçka që thumbon. Më pas mund t’i pyetni se përse mendojnë se Pali përdori fjalën “gj[e]mb” për të përshkruar vdekjen (shih 1 Korintasve 15:54–56). Jepuni atyre pak minuta për të shqyrtuar kapitullin te 1 Korintasve 15 dhe për të dhënë të vërtetat që gjejnë rreth asaj se si mposhtet gjembi i vdekjes. Më pas merrni parasysh veprimtari si ato më poshtë për t’i ndihmuar të rinjtë dhe të rejat të kuptojnë më mirë se si Shpëtimtari mund të na ngushëllojë kur vdes dikush që duam.

  • Ju mund t’i ndani anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit në dyshe dhe t’i kërkoni secilës dyshe të shqyrtojë së bashku disa nga fragmentet e shkrimeve të shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”. Ata mund të shkruajnë përgjigjet për një pyetje si: “Çfarë të vërtetash të rëndësishme shpresoj të kujtoj kur të humbas një njeri të dashur?” Kërkojuni atyre të përfshijnë në përgjigjen e tyre informacione nga fragmentet e shkrimeve të shenjta. Më pas ftojini ata t’ia tregojnë klasës të vërtetat që janë më kuptimplota për ta dhe arsyen.

  • Merrni parasysh të shqyrtoni së bashku një ndodhi nga një mesazh i konferencës së përgjithshme që tregon se si një person gjeti shpresë te Jezu Krishti kur i vdiq dikush që e donte. Shembujt përfshijnë mesazhin e Motrës Reina I. Aburto, “Varri Nuk Ka Fitore” (Liahona, maj 2021, f. 85–86) ose mesazhin e Plakut S. Mark Palmer “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim” (Liahona, maj 2021, f. 88–89). Mund të nxiteni që të tregoni përvojën tuaj ose që t’i ftoni të rinjtë apo të rejat të tregojnë se si gjetën ngushëllim dhe shpresë te Jezu Krishti pasi i vdiq një njeri i dashur.

  • Pasi të merrni parasysh nevojat e anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit tuaj, shfaqni një ose më shumë nga materialet filmike te pjesa “Burime Mbështetëse”. Ftojini të rinjtë dhe të rejat të tregojnë mbresat e tyre. Si ndikon njohuria se Jezu Krishti u ringjall te mënyra se si e shohim vdekjen? Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj të japin dëshmitë e tyre rreth Shpëtimtarit dhe Ringjalljes së Tij dhe mënyrës se si kjo njohuri u sjell atyre shpresë.

  • Kapitulli te Gjoni 11 përshkruan përvojën e Shpëtimtarit me vdekjen e një njeriu të dashur – mikut të Tij, Llazarit. Ndoshta klasa ose kuorumi mund të lexojë së bashku vargjet 1–45 dhe ndërsa pjesëtarët lexojnë, ata mund të tregojnë gjërat që mësojnë nga shembulli i Shpëtimtarit. Çfarë mund të mësojmë nga kjo ndodhi që mund të na ngushëllojë kur vdes dikush që e duam? Si mund ta ndjekim shembullin e Shpëtimtarit që të “vajto[jmë] me ata që vajtojnë … dhe të ngushëllo[jmë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen”? (Mosia 18:9.) Çfarë mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 42:45–46 që mund të na ndihmojnë për ta bërë këtë? Ju mund të doni të shfaqni materialin filmik “One-on-One (Ministering with Love)” [“Një nga Një (Dhënia e Shërbesës me Dashuri)”] (ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
një i ri duke përsiatur

Dëshmitë tona për Ringjalljen e Jezu Krishtit na japin shpresë kur vdes një njeri i dashur.

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Mësimdhënia përfshin dhënien e shërbesës me dashuri dhe ndihmën ndaj të tjerëve që t’i marrin bekimet e ungjillit dhe kjo ndihmë është shpesh pikërisht ajo që i nevojitet një anëtari më pak aktiv të klasës. Të gjithëve na duhet të punojmë së bashku për t’i ndihmuar ata që hasin vështirësi, dhe si mësues ju mund të jeni në një pozitë të pashoqe për të ndihmuar.