Dhiata e Re 2023
9 Prill. Si Mund ta Forcoj Dëshminë Time për Ringjalljen e Jezu Krishtit? Pashka


“9 Prill. Si Mund ta Forcoj Dëshminë Time për Ringjalljen e Jezu Krishtit? Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023 (2022)

“9 Prill. Si Mund ta Forcoj Dëshminë Time për Ringjalljen e Jezu Krishtit?”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2023

Pamja
Jezusi i shfaqet Maria Magdalenës

9 Prill

Si Mund ta Forcoj Dëshminë Time për Ringjalljen e Jezu Krishtit?

Pashka

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtare e presidencës së klasës ose një anëtar i presidencës së kuorumit; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Të Rejave ose Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone. Më pas, përveç këshillimit rreth punëve të veçanta të klasës ose kuorumit, ju mund të doni të diskutoni për mbresat dhe temat nga konferenca e përgjithshme. Pyetjet në vijim mund të ndihmojnë.

  • Cilat tema ose mesazhe na bënë përshtypje? Çfarë e forcoi besimin tonë te Jezu Krishti?

  • Çfarë i forcoi dëshmitë tona për profetët e gjallë? Çfarë u ndiem të nxitur të bëjmë për shkak të asaj që mësuam apo ndiem?

  • Çfarë na nevojitet të bëjmë si klasë ose kuorum për të kujtuar dhe vepruar sipas këshillës që dëgjuam në konferencën e përgjithshme?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojuani anëtareve të klasës ose anëtarëve të kuorumit planet dhe ftesat e bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Apostujt si të kohëve të lashta edhe ato të sotme dëshmojnë se Jezu Krishti jeton. Ai vuajti dhe vdiq në kryq, Ai u varros në varr dhe ditën e tretë u ngrit përsëri. Për shkak të ngadhënjimit të Tij mbi vdekjen, ne të gjithë do të ringjallemi. Ringjallja e Shpëtimtarit solli premtimin për pavdekësi dhe shpresën për jetë të përjetshme. Ky premtim është në zemër të Pashkës.

Si anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne kemi arsye të veçantë për të besuar se Jezu Krishti u ringjall. Përveç dëshmive të njerëzve nga koha e Dhiatës së Re, ne kemi dëshmitë e njerëzve që jetuan në kohën e Librit të Mormonit, të Profetit Jozef Smith dhe profetëve dhe apostujve tanë të gjallë. Ne gjithashtu mund të marrin një dëshmi vetjake për Ringjalljen nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Si mund t’i ndihmoni të rinjtë dhe të rejat të forcojnë dëshmitë e tyre se Jezu Krishti u ringjall? Ndërsa përgatiteni, merrni parasysh të studioni mesazhin e Motrës Reina I. Aburto, “Varri Nuk Ka Fitore” (Liahona, maj 2021, f. 85–86) dhe mesazhin e Plakut S. Mark Palmer “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim” (Liahona, maj 2021, f. 88–89).

Mësoni së Bashku

Ju mund të filloni një diskutim për Ringjalljen e Jezu Krishtit duke i ftuar të rinjtë dhe të rejat të tregojë se çfarë kanë bërë këtë javë për ta kremtuar Pashkën. Mund t’i pyetni ata se çfarë kanë studiuar ose bërë individualisht ose me familjet e tyre për t’i forcuar dëshmitë për Ringjalljen e Shpëtimtarit. Më poshtë janë veprimtaritë për t’i ndihmuar anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj që t’i forcojnë dëshmitë e tyre.

  • Diskutoni bashkërisht se përse dëshmitarët janë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Më pas bëni një listë me sa më shumë dëshmitarë të Ringjalljes së Jezusit që mund të mendojë klasa ose kuorumi juaj. Çdo person më pas mund të përzgjedhë një shkrim të shenjtë nga ato që renditen te pjesa “Burime Mbështetëse” për të mësuar për disa prej këtyre dëshmitarëve. Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të tregojnë atë që mësuan. Nxitini ata që gjithashtu të tregojnë se si këta dëshmitarë i forcuan dëshmitë e tyre për Ringjalljen e Jezu Krishtit.

  • Cilat janë disa situata kur ne mund të jemi në gjendje të japim dëshmitë tona për Ringjalljen e Shpëtimtarit? Nëse dikush në klasë ose kuorum ka pasur një përvojë që ka folur me dikë rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit, merrni parasysh ta ftoni atë ta tregojë atë përvojë. Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të mendojnë rreth mënyrës se si do ta ndihmonin dikë të kuptonte Ringjalljen e Jezu Krishtit dhe të fitonte një dëshmi se për shkak të Tij ne të gjithë mund të ringjallemi. Cilat janë të vërtetat e rëndësishme rreth Ringjalljes së të gjithë njerëzve që do të ishin të rëndësishme për t’ua mësuar të tjerëve? Anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit mund t’i gjejnë përgjigjet në shkrimet e shenjta te pjesa “Burime Mbështetëse”.

  • Kur Apostujt i thanë Thomait se kishin parë Shpëtimtarin e ringjallur, Thomai tha se nuk do të besonte po të mos e shihte vetë. Më vonë, Jezusi i tha Thomait: “Lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar”. Shqyrtojeni së bashku përvojën e Thomait që gjendet te Gjoni 20:24–29. Si jemi bekuar që besojmë te Shpëtimtari pa e parë Atë? Si mund ta forcojmë besimin tonë te Jezu Krishti? Ftojini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të kërkojnë te një ose më shumë nga mesazhet nga udhëheqësit e Kishës te pjesa “Burime Mbështetëse” dhe të tregojnë se pse janë mirënjohës/e për Ringjalljen e Shpëtimtarit. Si ndikon njohuria jonë se do të ringjallemi tek ajo që mendojmë për trupat tanë dhe vendimet që marrim?

Pamja
That Ye May Know [Që Ju të Dini], nga Gary L. Kapp

That Ye May Know [Që Ju të Dini], nga Gary L. Kapp

Veproni me Besim

Nxitini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit të përsiatin dhe ta shënojnë atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Nëse duan, mund të japin idetë e tyre. Ftojini të mendojnë se si do të forcohen marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin po të veprojnë sipas mbresave të veta.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Një njeri që e di se si ta nxjerrë kuptimin prej shkrimeve të shenjta dhe u kthehet atyre çdo ditë, do të jetë në gjendje të përdorë udhërrëfim hyjnor për ta kapërcyer çdo sfidë. Teksa jepni mësim, bëni pyetje që kërkojnë që nxënësit t’i gjejnë përgjigjet në shkrimet e shenjta.