2014
Mësimdhënia në Kishë Duhet të Ndjekë Shembullin e Krishtit
Maj 2014


Mësimdhënia në Kishë Duhet të Ndjekë Shembullin e Krishtit

“Ne po përpiqemi të ecim në gjurmët e Shpëtimtarit për mësimdhënien”, tha presidenti i ri i përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, Ted R. Kelister, pas konferencës së përgjithshme.

Kjo do të thotë të bëjmë pyetje të frymëzuara, që i ndihmojnë njerëzit të bëhen të kthyer në besim, tha ai. Qëllimi është që “t’i ndihmojmë ata ta kuptojnë dhe ta ndiejnë Shpirtin e ungjillit në jetën e tyre”.

Ai tha se i ka lënë mbresë Ejani, Më Ndiqni, programi mësimor në internet për rininë, që përfshin bisedat më të fundit nga konferenca e përgjithshme, si edhe mjete të medias të prodhuara nga Kisha. Pjesëmarrja i ka zëvendësuar leksionet, tha ai, dhe “ka një lëvizje të qartë nga thjesht mësimdhënia e një mësimi drejt përpjekjes për t’ia përshtatur atë nevojave të studentëve në klasë”.

Ai shtoi se Ejani, Më Ndiqni ndihmon që të ndodhë kthimi në besim dhe jo thjesht të përçojë informacionin. “Mendoj se do të rrisim një brez të rinjsh që janë mësuesit më të mirë në botë, prindërit më të mirë në botë”, tha ai, “ngaqë ata tani po e marrin këtë përvojë në rini dhe nuk kanë përse të presin derisa [të jenë] të rritur … për të gjetur se si mund të jenë mësimdhënia dhe kuptueshmëria e efektshme.”

Jezu Krishti është Mësuesi Mjeshtër, tha Vëllai Kelister, dhe mësimdhënia jonë në kishë duhet t’i sjellë njerëzit te Krishti. Duke theksuar nevojën për të dhënë mësim doktrinën me qartësi dhe përpikëri, ai tha se “kurdoherë që përpiqemi t’i përngjasojmë Shpëtimtarit, ne jemi mbi një bazë të mirë”.