2014
Plaku Jorg Klebingat
Maj 2014


Plaku Jorg Klebingat

Kuorumi i Parë i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Jorg Klebingat

Plaku Jorg Klebingat e ka jetuar jetën me ngulm. Ai beson në të qenit i bindur, në mbajtjen e urdhërimeve dhe në ndjekjen e nxitjeve të Shpirtit.

I lindur më 19 dhjetor të vitit 1967, nga prindërit Klaus-Peter dhe Doris Elke Klebingat, Plaku Klebingat u rrit në Cvaibryken të Gjermanisë pa ndikimin e ungjillit. Kur ishte adoleshent, takoi një anëtar të Kishës në një koncert muzikor dhe ata të dy u bënë shokë.

“Kur i shkova për vizitë mikut tim të ri, më la mbresa familja e tij”, kujton ai. “Ndjeva Shpirtin në shtëpinë e tij dhe dëshiroja të shkoja në kishë.”

Ishte në atë mbledhje të parë në Kishë që ai dëgjoi për Librin e Mormonit. Miku i tij i dha një kopje me dëshminë e vet se [libri] ishte i vërtetë dhe Plaku Klebingat u largua nga mbledhjet i vendosur për ta zbuluar këtë vetë.

“Isha diku te 1 Nefi kur mora dëshminë se libri ishte i vërtetë”, tha Plaku Klebingat. “Marrja e një dëshmie për Profetin Jozef Smith ishte gjithashtu një çast përcaktues për mua. Në misionin tim, u kërkoja gjithmonë shokëve të mi të misionit që të mund ta tregoja unë atë pjesë të historisë.”

Përpara misionit të tij kohëplotë në Misionin e Denverit në Kolorado, Plaku Klebingat shërbeu në ushtrinë gjermane për 18 muaj. Ai u vulos me Xhulia Poltorakun në Tempullin e Solt-Lejkut më 21 dhjetor 1992. Ata kanë tre fëmijë.

Plaku Klebingat mori një diplomë pas studimit të gjuhës ruse në Kolegjin Riks dhe një diplomë masteri më vonë për sjellje organizative nga Universiteti “Brigam Jang”. Ai punoi si këshilltar i administrimit të biznesit për kompaninë Prajs Uotërhauz dhe Artur Andersenin si dhe në disa funksione për Kishën.

Përpara kësaj thirrjeje, Plaku Klebingat shërbeu si përfaqësues i të rinjve në moshë madhore beqarë të kunjit, si president i kuorumit të pleqve, si president i Të Rinjve, si këshilltar i lartë, si president dege dhe si peshkop. Ai do ta përfundojë shërbimin si president i Misionit të Kievit në Ukrainë në qershor të vitit 2014. Ai u mbështet si anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve më 5 prill të vitit 2014.