2014
Plaku Leri S. Keçer
Maj 2014


Plaku Leri S. Keçer

Kuorumi i Dytë i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Leri S. Keçer

Pas shumë nxitjeve në vitet e tij si një i ri në moshë madhore, Plaku Leri S. Keçer filloi të dallonte një fuqi më të madhe që e udhëhiqte në jetën e tij. Në moshën 19-vjeçare, ndjeshmëria ndaj Shpirtit e çoi atë drejt ungjillit të Jezu Krishtit – një ndryshim që ka pasur ndikim të madh.

Ai u lind më 12 shkurt 1952, fëmija i dytë i pesë fëmijëve të lindur Albert dhe Ilejn Keçerit; ai u rrit në Blumington, në Minesota të SHBA-së.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, shkoi në Europë për të bërë ski dhe pas më shumë se gjashtë muajsh atje, ndjeu nevojën për t’u kthyer në shtëpi. Kur u kthye në shtëpi, ai ndjeu se ishte e nevojshme të shkonte diku tjetër, por nuk e dinte se ku. Një mik i fëmijërisë kishte në plan të lëvizte në Juta dhe Plaku Keçer vendosi të lëvizte me të. Ndërsa ndodhej në Juta, Plaku Keçer filloi studimet në Universitetin “Brigam Jang”, mësoi rreth Kishës dhe u pagëzua.

“Ndërsa misionarët na mësonin, e ndjeva se ishte e vërtetë”, thotë ai. “Ndërsa u luta, e ndjeva që Kisha ishte e vërtetë.”

Ai vendosi të shërbente në një mision dhe u thirr në Misionin e Tahitit në Papite në vitin 1973. Pasi u kthye në shtëpi, u rikthye në shkollë në UBJ, ku u takua me Pollin Miller. Ata u martuan në Tempullin e Mantit në Juta më 29 tetor 1976 dhe janë prindër të gjashtë fëmijëve dhe gjyshër të 11 nipërve e mbesave.

Plaku Keçer mori një diplomë universitare në psikologji dhe një diplomë masteri në sjelljen organizative – që të dyja nga Universiteti “Brigam Jang”. Karriera e tij përfshiu këshillimin e kompanive të mëdha, brenda Shteteve të Bashkuara si edhe ato ndërkombëtare.

Përpara se të mbështetej më 5 prill 2014 si anëtar i Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve, Plaku Keçer shërbeu si president dege, president i kuorumit të pleqve, peshkop dhe këshilltar i presidentit të kunjit. Ai kryesoi mbi Misionin e Zvicrës në Gjenevë nga viti 2000 deri në 2003. Pak vite pas kthimit të tij nga Zvicra, puna e çoi në Abu-Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u thirr të shërbente si I Shtatëdhjeti i parë Zonal në Lindjen e Mesme.