2014
Plaku Çi Hong (Sem) Uong
Maj 2014


Plaku Çi Hong (Sem) Uong

Kuorumi i Parë i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Çi Hong (Sem) Uong

Kur ishte i sapokthyer në besim dhe student në Universitetin “Brigam Jang” – Havai, Plaku Çi Hong (Sem) Uong mori shumë më tepër se shkollimi – ai fitoi një njohuri të sigurt se ka një Perëndi i cili i di “hollësitë e jetës sonë”.

I lindur më 25 maj të vitit 1962, në Hong-Kong të Kinës, nga prindërit Ngan Ken dhe Fet Uong, Plaku Uong ishte një nga shtatë fëmijët që po rriteshin në një apartament të vogël.

Në punë ai takoi Karol Lunë, e cila e njohu atë me ungjillin. Kërkuesi i ri u pagëzua më 14 shkurt të vitit 1982.

Një vit më vonë, më 9 korrik 1983, ai u martua me Karolën. Ata u shpërngulën në Laje të Havait në SHBA, që ai të mund të ndiqte shkollën. Për shkak se ishte me vizë studentore, Plaku Uong mund të punonte vetëm 20 orë në javë. “Duhej t’i ushtronim vërtet besimin dhe lutjet tona”, tha ai për atë që iu desh të bënte për të mbajtur familjen.

Ai punoi fort për të fituar një bursë, pastaj zgjodhi aq kredite për lëndë sa ia lejonte universiteti. “Nuk ishte e lehtë”, kujton ai. “Pasi e patëm atë përvojë, e dinim se mund të mbështeteshim gjithnjë mbi fuqinë e qiellit.”

Çifti Uong u vulos në Tempullin e Lajes në Havai më 9 gusht të vitit 1984 dhe u lindi fëmija i tyre i parë; tre fëmijë do t’i bashkoheshin familjes përfundimisht. “Ato vite ishin shumë të veçanta, shumë të shenjta”, tha Plaku Uong.

Plaku Uong mori një diplomë universitare për shkenca në kontabilitet dhe një diplomë nga një kolegj dyvjeçar për shkenca kompjuterike; pastaj ai ndjeu nevojën “për t’u kthyer në Hong-Kong për të shërbyer”.

Më vonë ai mori një diplomë masteri për administrim biznesi nga Universiteti i Hapur i Hong-Kongut. Plaku Uong ishte themeluesi dhe ortaku i një kompanie biznesi dhe këshillimi për cilësinë si dhe punoi në një grup hetimi dhe vënieje në provë të materialeve ku filloi si llogaritar kryesor dhe u largua nga kompania si zëvendësdrejtor administrimi.

Përpara se të mbështetej më 5 prill të vitit 2014, si anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, ai shërbeu si peshkop, si president kunji dhe si I Shtatëdhjetë Zonal.