2014
Artistët Ftohen të Hyjnë në Konkurs
Maj 2014


Artistët Ftohen të Hyjnë në Konkurs

Muzeu i Historisë së Kishës i fton artistët shenjtorë të ditëve të mëvonshme të krijojnë vepra të reja arti për Konkursin e 10-të Ndërkombëtar të Artit. Artistët nxiten t’i përdorin talentet e tyre për të krijuar art që pasqyron temën e ekspozitës: “Tregomë Ngjarjet e Jezusit”. Për këtë konkurrim të veçantë, punët duhet të përqendrohen vetëm në ngjarje nga Dhiata e Re.

Hollësitë dhe regjistrimi në internet mundësohen te lds.org/artcomp dhe artistët që regjistrohen, do të marrin përditësime të informacionit. Pjesët konkurruese do të pranohen nga 3 nëntor 2014 deri më 27 shkurt 2015. Të gjitha mediat, stilet artistike dhe mënyrat kulturore janë të mirëpritura. Pjesëmarrësit duhet të jenë në moshën 18 vjeç e lart. Pjesët konkurruese do të gjykohen dhe veprat që zgjidhen, do të shfaqen në Muzeun e Historisë së Kishës dhe në internet duke filluar në tetor të 2015-s.