2014
Vera e Shërbimit
shkurt 2014


Rinia

Vera e Shërbimit

Autorja jeton në Virxhinia të SHBA-ve.

Një verë, unë kalova [disa] kohë në një shtet të huaj duke punuar me fëmijë me nevoja të veçanta. Kur i takova në fillim fëmijët, isha jashtë mase në siklet. Nuk e flisja gjuhën e tyre, por pata mirëbesim se Shpirti do të më udhëhiqte në ndërveprimet e mia. Teksa arrita ta njihja çdo fëmijë, kuptova se gjuha nuk është pengesë për dashurinë. Unë luaja, qeshja e bëja punime artizanale dhe s’mund ta shmangia të ndierin e dashurisë së plotë për ta. I hodha një vështrim dashurisë që Ati Qiellor ka për fëmijët e Tij, dhe gëzimi që ma mbushi zemrën, e tejkalon përshkrimin.

Sa herë që u shërbej të tjerëve, ndiej dashuri jo vetëm për ata të cilëve u shërbej, por edhe për Atin Qiellor. Kam arritur vërtet të di se “kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). Qëllimi i shërbimit tim, qoftë në projekte të mëdha shërbimi ose përmes veprave të voglave të mirësisë, ka qenë të lëvdoj Perëndinë (shih Mateu 5:16). Shpresoj se, teksa u shërbej të tjerëve, njerëzit do ta dallojnë dashurinë time për Atin Qiellor dhe Dritën e Krishtit që digjet brenda meje.