2014
Hallka Dashurie
shkurt 2014


Fëmijët

Hallka Dashurie

Bëjeni një të rritur t’ju ndihmojë të prisni 28 shirita të hollë letre, secili rreth 2.5 cm i gjerë dhe 20 cm i gjatë. Çdo ditë këtë muaj, kryeni një vepër shërbimi për të treguar dashurinë tuaj për dikë. Mund t’i ndihmoni prindërit për të pastruar shtëpinë ose t’i shkruani një pusullë të këndshme një fqinji.

Shkruajeni mënyrën se si shërbyet çdo ditë në një prej shiritave tuaja të letrës dhe më pas ngjitini së bashku skajet e shiritit me ngjitëse letër ose të lëngshme, për të bërë një rreth. Mund t’i lidhni rrathët tuaj duke e kaluar njërin skaj të një shiriti të ri letre përmes rrethit nga dita e mëparshme përpara se t’i ngjitni së bashku me ngjitëse letër ose të lëngshme skajet e shiritit të ri. Shikojini tek rriten hallkat tuaja të dashurisë! Mund të vazhdoni t’i shtoni rrathë zinxhirit të shërbimit tuaj madje edhe pasi të ketë mbaruar shkurti.