2012
Linda S. Rivs
Maj 2012


Linda S. Rivs

Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës

Pamja
Linda S. Rivs

Linda Shefild Rivs mësoi në rininë e vet, nga nëna e saj, një e kthyer në besim e vendosur, për t’u kthyer te Perëndia në kohë vështirësie dhe për të luftuar për përsosmëri siç e mësoi i ati.

“Unë kisha një dëshmi të fortë herët në jetën time për shkak të sfidave që më ndihmuan të piqesha shpejt shpirtërisht”, tha ajo.

Motra Rivs u lind në Los Anxhelos të Kalifornisë në SHBA në gusht të 1951-shit nga Elbert Xholei dhe Barbara Uelsh Shefild. Ajo kujton si ngriti sytë në qiellin xixëllues, kur qe në kampin e Të Rejave në moshën 13-vjeçare, dhe ofroi një lutje të thjeshtë dhe të çiltër: “Atë, a je Ti aty?”

“U rrethova nga Shpirti i Tij, njohuria e realitetit dhe e pranisë së Tij, si dhe dashuria e Tij për mua”, tha ajo.

Motra Rivs e takoi Melvin Kemp Rivs në lagjen e saj në Pasadena. Ata dolën në takime ndërsa ndoqën Universitetin “Brigam Jang” pas misionit të tij. Ata u martuan në qershor të 1973-shit në Tempullin e Los Anxhelosit në Kaliforni dhe u bënë prindërit e 13 fëmijëve.

Në mes sprovash, Motra Rivs është mbështetur te dëshmia e saj për Shlyerjen, veçanërisht pas vdekjes së vajzës së saj 17-vjeçare, Emili Mishel, në një aksident me makinë në vitin 2005.

“Fatkeqësia është mësuese e madhe”, tha ajo. “Fatkeqësia na ndërton dhe na përgatit për shërbim të ardhshëm në mbretërinë, në shtëpitë tona e në komunitetin tonë dhe për t’u bërë një mjet në duart e Zotit.”

Përpara thirrjes së saj si presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, Motra Rivs shërbeu me bashkëshortin e saj ndërsa ai kryesonte në Misionin e Kalifornisë, Rivërsaid nga viti 2008 deri në 2011-ën. Ajo ka shërbyer si presidente e Shoqatës së Ndihmës të kunjit, presidente e Të Rejave të lagjes, udhëheqëse e korit të Fillores dhe mësuese e Shkollës të së Dielës.

Motra Rivs u diplomua nga UBJ në 1974-ën me diplomën baçelor në arsimim të veçantë. Ajo ka shumë pasione, përfshirë artin, muzikën, fotografinë, historinë e familjes dhe punën misionare. Ajo nuk ka frikë t’i shprehë mendimet e saj hapur, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit me këdo që takon.