2012
Arkivave të Konferencës u Shtohen Regjistrime Zanore dhe Pamore duke Filluar nga Viti 1971
Maj 2012


Arkivave të Konferencës u Shtohen Regjistrime Zanore dhe Pamore duke Filluar nga Viti 1971

Në përpjekje për t’i ndihmuar anëtarët ta përdorin më mirë këshillën e dhënë nga profetët dhe apostujt e dashur të mëparshëm dhe të tanishëm, Kisha është duke u shtuar arkiva zanore dhe pamore sesionit të konferencës së përgjithshme në faqen e internetit LDS.org.

Prej qershorit të 2012-ës, arkivat në anglisht në internet do të paraqesin regjistrime zanore dhe pamore të çdo konference të përgjithshme nga prilli i vitit 1971 deri tani. Më parë ishin të disponueshme vetëm mesazhe të shkruara të konferencave që datonin nga viti 1971; videot në anglisht datonin vetëm që nga viti 2002. Gjithashtu prej qershorit të 2012-ës, Kisha do të ofrojë formate zanore dhe pamore të fjalimeve të konferencave nga viti 2008 në më shumë se 70 gjuhë të tjera.

“Ndërkohë që pjesa më e madhe e anëtarëve të Kishës futen në sesionin e konferencës së përgjithshme të LDS.org për të lexuar, për të parë dhe për të dëgjuar bisedat e konferencës më të fundit, shumë anëtarë gjithashtu janë të interesuar të kenë mundësi të përdorin konferencat e kaluara”, tha Plaku Patrik Kiëron i Të Shtatëdhjetëve. “Qëllimi i kësaj iniciative është t’i bëjë mesazhet e konferencave më shumë të përdorshme për anëtarët e Kishës nëpër botë.”

Kisha gjithashtu është duke u shtuar muzikë arkivave të konferencës. Aktualisht, anëtarët mund të dëgjojnë Korin Mormon të Tabernakullit të interpretojë këngë që nga viti 2008 duke klikuar te Show Music [Trego Muzikën] në krye të çdo sesioni të konferencës në LDS.org. Një arkiv i ri muzikor (GCmusic.lds.org) lejon hulumtimet përmes arkivave dhe konferencave të shumta.

Janë në veprim plane për ta bërë arkivin të përdorshëm jo vetëm përmes LDS.org por gjithashtu përmes programeve të Kishës për aparatet celularë, të tilla si programi Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], dhe mjeteve të tjera të komunikimit, përfshirë Mormon Channel te Roku dhe YouTube.

Tani, muzika nga të gjitha sesionet e konferencës duke filluar nga viti 2008 mund të dëgjohet ose të shkarkohet nga adresa GCmusic.lds.org.