2009
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Nëntor 2009


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Propozohet që ne të mbështesim Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë në Presidencinë e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencinë e Parë.

Ata që janë dakord mund ta tregojnë këtë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë.

Propozohet që ne të mbështesim Bojd Kenet Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe ata që vijojnë si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson dhe Nil L. Andersen.

Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë këtë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë.

Propozohet që ne të mbështesim këshilltarët në Presidencinë e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që ne të lirojmë nga detyra Pleqtë Çarls Didier, Xhon M. Madsen, Lin A. Mikelsen dhe Denis B. Nojenshvander si anëtarë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve dhe i zgjedhim ata si Autoritete të Përgjithshme nderi.

Propozohet që ne të lirojmë nga detyra Pleqtë Daglas L. Kallister, Shirli D. Kristensen, Xhejms M. Dan, Daril H. Garn, Klejt W. Mask i Riu, Robert C. Ouks, Uilliam W. Parmli, W. Daglas Shamuej dhe Robert S. Ud si anëtarë të Kuorumit të Dytë të të Shtatëdhjetëve. Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohje këtyre Vëllezërve për shërbimin e tyre të shkëlqyer, ju lutem ta tregojnë.

Propozohet që ne të mbështesim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët e Zonës dhe presidencitë e organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakord, ju lutem ta tregojnë këtë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë këtë.

Presidenti Monson, për aq sa kam mundur të vërej, votimi në Qendrën e Konferencave ka qenë unanim.

Faleminderit, vëllezër dhe motra, për votimin tuaj mbështetës, besimin, përkushtimin dhe lutjet tuaja.