2021
Mbajtja e Premtimeve Tona
Korrik 2021


“Mbajtja e Premtimeve Tona”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 32.

Fjala e Mbylljes

Mbajtja e Premtimeve Tona

Pamja
djalë duke kthyer kuletën, vajzë me certifikatë dhe djalë duke iu ngjitur malit

Ilustrimet nga Emily Davis

Një mbrëmje kur isha i ri, nëna ime u ul me mua te këmbët e shtratit të saj dhe foli me zell për rëndësinë e të jetuarit të Fjalës së Urtësisë. Ajo më pa drejt e në sy dhe unë i ndjeva fjalët e saj të depërtonin në zemër: “Më premto, Roni, sot, se do ta jetosh gjithmonë Fjalën e Urtësisë”. Unë solemnisht ia bëra atë premtim asaj dhe e kam mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve.

Unë gjithashtu mora një vendim të rëndësishëm paraprakisht për t’i ndjekur ligjet e Perëndisë dhe kurrë nuk m’u desh ta rishikoja atë. Zoti ka thënë: “Unë, Zoti, lidhem kur ju bëni çfarë ju them; por kur nuk e bëni çfarë ju them, ju nuk keni premtim” (Doktrina e Besëlidhje 82:10).

Si një Apostull i Zotit Jezu Krisht, ju ftoj të merrni në shqyrtim premtimet dhe besëlidhjet që bëni me Zotin dhe të tjerët, me integritet të madh moral, duke e ditur që keni dhënë besën. Ju premtoj, se ndërsa e bëni këtë, Zoti do t’i vërtetojë fjalët tuaja dhe do t’i miratojë veprat tuaja ndërsa përpiqeni fort me një zell të palëkundur për të ndërtuar jetën tuaj, familjet tuaja dhe Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ai do të jetë me ju dhe ju me siguri, mund të shpresoni që të “m[erreni] në qiell, që si rrjedhim të jeto[ni] me Perëndinë në një gjendje lumturie të pafund” (Mosia 2:41).