2021
Stacioni i Zbavitjes
Korrik 2021


“Stacioni i Zbavitjes”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 28–29.

Stacioni i Zbavitjes

Pamja
Stacioni i Zbavitjes

Koha për Festë në Labirint

Secili prej këtyre tre vëllezërve nevojitet të kalojë përmes qytetit që të shpërndajë ftesat për festën e ditëlindjes për 90‑vjetorin e gjyshes së tyre. A mund t’i ndihmoni të gjejnë tri shtigje nëpër labirint që arrijnë te çdo shtëpi me çati të kuqe, por që mos të ketë dy vëllezër që bëjnë të njëjtën rrugë?

Test i Shkurtër rreth Presidentit Nelson

Shihni se çfarë rezultati do të arrini në këtë test të shkurtër i vërtetë ose i rremë rreth Presidentit Rasëll M. Nelson.

E vërtetë apo E rreme?

  1. Për të ndihmuar prindërit e tij, të cilët nuk ishin anëtarë aktivë të Kishës, që ta jetonin Fjalën e Urtësisë, ai theu çdo shishe alkooli të prindërve të tij dhe e derdhi atë në një kanal kullues.

  2. Ai ishte një kirurg truri.

  3. Ai ndihmoi në zhvillimin e makinerisë zemër‑mushkëri.

  4. Presidenti Nelson kreu operacionin e parë të bërë ndonjëherë me zemër të hapur në Jutë.

  5. Ka nëntë bij dhe një bijë.

  6. Ka tonin e përsosur në të kënduar.

  7. Kreu një operacion në zemër për Plakun Spenser W. Kimball, i cili më vonë u bë President i Kishës.

  8. Ai pothuajse u mbyt një herë në një udhëtim familjar me vozitje në ujëra të rrëmbyera.

  9. Ai gjithmonë donte të mësonte se si të bënte ski në dëborë, por kurrë nuk e gjeti kohën.

  10. Për shkak të shpërthimit të luftës, Presidenti Nelson nuk shërbeu një mision me kohë të plotë.

Vizatime Humoristike

Pamja
errësirë e plotë përveç syve në vizatim

Unë prapë them se është shumë herët për studimin familjar të shkrimeve të shenjta!

Kevin Beckstrom

Pamja
burrë i veshur me pizhame i ngatërruar me perde dhe sende të tjera shtëpiake, grua në shtrat duke ndezur dritën

Mendova se ra tërmet ose që një ari ishte futur në shtëpi apo diçka të tillë! Pse nuk e ndeze dritën?

Nuk doja të zgjoja njeri.

Val Chadwick Bagley

Përgjigjet

Test i Shkurtër rreth Presidentit Nelson 1. E vërtetë; 2. E rreme – ai ishte një kirurg zemre; 3. E vërtetë; 4. E vërtetë; 5 E rreme – ka nëntë bija dhe një bir! 6. E vërtetë; 7. E vërtetë; 8. E vërtetë; 9. E rreme – ai ka qenë një skiator aktiv në dëborë gjithë jetën e tij; 10. E vërtetë