Dëshiroj një hua

Hapat për të marrë një Hua nga FQA-ja:

  1. Përfundoni kursin në grup të mbështetjes te vetja Arsimim për Punë më të Mirë. Ky kurs do t’ju ndihmojë ta përcaktoni llojin e punës që dëshironi të bëni, trajnimin e kërkuar dhe mënyrën se si të paguani për trajnim.
  2. Intervistohuni nga peshkopi juaj ose presidenti i degës. Pasi ta merrni formularin tuaj të nënshkruar të miratimit nga priftëria, mund ta filloni kërkesën për huamarrje te këndi i FQA-së për studentët.
  3. Plotësojeni kërkesën për huamarrje në internet duke përdorur Llogarinë tuaj SHDM dhe planin arsimor që krijuat në grupin tuaj Arsimim për Punë më të Mirë. Mund të përdorni një kompjuter te qendra juaj vendore për mbështetjen te vetja, Instituti i Fesë, qendra e historisë familjare ose kudo tjetër ku ka lidhje interneti.

Nëse keni pyetje rreth kërkesës, specialisti i kunjit ose i distriktit tuaj për mbështetjen te vetja mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë.

Dorëzo

Pasi t’i keni përfunduar të gjithë hapat e kërkesës suaj ndaj FQA-së, do ta dorëzoni atë për shqyrtim. Nëse jeni i përgatitur, procesi i shqyrtimit të kërkesës do të jetë shumë i shpejtë. Nëse nuk e keni dokumentacionin e duhur ose ka pyetje mbi hollësitë në kërkesën tuaj, mund të duhen disa javë.

Ecuria

Pasi ta dorëzoni kërkesën, duhet ta kontrolloni rregullisht përparimin e kërkesës suaj në faqen e internetit të FQA-së për studentët dhe t’i përgjigjeni me shpejtësi çfarëdo mesazhi ose ndryshimi që të kërkohet. Sa më shpejt t’i bëni ndryshimet që kërkohen dhe t’u përgjigjeni shqyrtuesve, aq më herët do të miratohet kërkesa juaj.

Hapi Vijues

Nëse kërkesa juaj miratohet, mund të kërkoni pagesën tuaj të parë ose pagesën nga huaja, e cila, kur të miratohet, do ta përfundojë procesin e miratimit.

Përtëriteni Huanë

Nëse jeni regjistruar në një program që zgjat më shumë se një vit, është shumë e rëndësishme të kujtoheni që ta ripërtëritni huanë tuaj çdo tetë ose nëntë muaj pasi nënshkruat formularin tuaj të miratimit nga priftëria. Kjo do t’ju mbajë në rrugën e duhur për përfundimin e trajnimit dhe do t’ju sigurojë që shkolla juaj t’i marrë fondet e duhura në kohë.