Trajnime dhe Materiale Filmike për Udhëheqësit

Nisma për mbështetjen te vetja drejtohet nga udhëheqësit e priftërisë. Nisma është një ndihmë që udhëheqësit mund ta përdorin për të ndihmuar në përkujdesjen ndaj të tjerëve. Në nismë, shumica e punës kryhet në grupe të vogla. Këto grupe ndërthurin aftësi praktike me parime të ungjillit që t’i ndihmojnë njerëzit ta forcojnë besimin e tyre te Jezu Krishti dhe t’i kapërcejnë sfidat materiale. Grupet përqendrohen te njëra prej katër temave: punësimi, arsimimi, financat vetjake ose nisja dhe rritja e një biznesi të vogël.

Udhëzuesi i Udhëheqësit

Kjo broshurë është hartuar për t’i ndihmuar udhëheqësit e priftërisë ndërsa i ushtrojnë çelësat e priftërisë, përdorin mjete dhe i ndihmojnë anëtarët të ndihmojnë veten drejt mbështetjes te vetja.

Manualet dhe Materialet Filmike

Të gjitha materialet e nevojshme për të trajtuar grupet, takimet shpirtërore dhe trajnimet. Mësoni më shumë.