Trajnime dhe Materiale Filmike për Ndërmjetësit

Një falënderim i madh për gatishmërinë tuaj për të shërbyer si ndërmjetës. Perëndia dëshiron që ne të jemi në gjendje t’i plotësojmë nevojat tona praktike dhe shpirtërore. Dhe Ai dëshiron të na bekojë. Ky është i gjithë qëllimi i grupeve për mbështetjen te vetja. Ju do të ndihmoni një grup të vogël individësh që të bëhen më të mbështetur te vetja. Ju do të jeni pjesë e diçkaje të mrekullueshme. Grupet e mbështetjes te vetja mund t’ua ndryshojnë jetën njerëzve.

Grupet për mbështetjen te vetja përqendrohen te njëra prej katër temave: punësimi, arsimimi, financat vetjake ose nisja dhe rritja e një biznesi të vogël. Nuk ka nevojë të jeni ekspert në fushën që do të ndërmjetësoni. Gjithçka ju nevojitet gjendet te materialet. Frymëzimi i grupit dhe Shpirti do ta plotësojnë çfarëdo pjese që mbetet. Më poshtë janë disa burime të dobishme për t’ju ndihmuar të jeni një ndërmjetës i shkëlqyer.

Manuale dhe Materiale Filmike për Mbledhjet e Grupeve

Gjithçka që ju nevojitet për të drejtuar një mbledhje grupi. Mësoni më shumë.