Kurse Praktike, Dobi Shpirtërore

Zoti ka thënë: “Është qëllimi im për të siguruar për shenjtorët e mi. … Por duhet të bëhet sipas mënyrës sime” (Doktrina e Besëlidhje 104:15, 16). Ky është një premtim që Ati Qiellor do të ndihmojë për përkujdesjen ndaj fëmijëve të Tij teksa ata e ndjekin Atë. Mbështetja te vetja nuk do të thotë që ne mund të përmbushim apo të kemi çdo gjë që duam. Nëse jemi të mbështetur te vetja, ne besojmë se, nëpërmjet fuqisë së Krishtit dhe nëpërmjet vetë përpjekjes sonë, mund të punojmë për nevojat shpirtërore dhe materiale të jetës. Shumë njerëz mund të bëhen më të mbështetur te vetja. Nisma për mbështetjen te vetja është një mjet për të ndihmuar.

Në nismë, shumica e punës kryhet në grupe të vogla që ndërthurin parime shpirtërore me aftësi praktike. Grupet përqendrohen te njëra prej katër fushave: punësimi, arsimimi, financat vetjake ose nisja dhe rritja e një biznesi të vogël.

Gati të Filloni?

Nëse jeni udhëheqës, mësoni më shumë.

Nëse jeni ndërmjetës grupi, mësoni më shumë.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e një grupi, mësoni më shumë.

Dymbëdhjetë Parimet e Mbështetjes te Vetja

  1. Ushtroni Besim te Jezu Krishti (DeB 104:15)
  2. Përdoreni Kohën me Mençuri (Alma 34:32)
  3. Jini të Bindur (DeB 130:20–21)
  4. Administrojini Paratë (DeB 104:78)
  5. Puna: Merrni Përgjegjësi (DeB 42:42; 2 Nefi 2:16, 26)
  6. Zgjidhini Problemet (Ethëri 2:18–19, 23; 3:1, 4)
  7. Bëhuni Një, Punoni së Bashku (Moisiu 7:18; DeB 104:15–17)
  8. Komunikoni: Bëni Kërkesa dhe Dëgjoni (DeB 8:2)
  9. Ngulmoni (Hebrenjve 12:1; DeB 58:4)
  10. Tregoni Integritet Moral (Mosia 4:28; Jobit 27:5; Nenet e Besimit 1:13)
  11. Synoni të Mësuarin dhe Arsimimin (DeB 88:118–119)
  12. Qëndroni të Përqendruar, Merrni Ordinancat (DeB 84:20; DeB 136:4; 1 Nefi 18:2–3)