Ndihma për Studimin
PJS, Gjoni 4


PJS, Gjoni 4:1–4 (krahaso Gjoni 4:1–2)

(Jezusi kreu pagëzime.)

1 Prandaj, kur farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi bëri dhe pagëzoi më shumë dishepuj sesa Gjoni,

2 Ata kërkuan me më shumë zell ndonjë mjet që ta vrisnin; sepse shumë e pranuan Gjonin si profet, por ata nuk besuan në Jezusin.

3 Tani Zoti e dinte këtë, megjithëse ai vetë nuk pagëzoi aq shumë sa dishepujt e tij;

4 Sepse ai i lejoi ata për një shembull, duke respektuar njëri-tjetrin.

PJS, Gjoni 4:26 (krahaso Gjoni 4:24)

(Perëndia u ka premtuar Shpirtin e tij besimtarëve të vërtetë.)

26 Sepse të tillëve Perëndia ua ka premtuar Shpirtin e tij. Dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë në shpirt dhe në të vërtetë.