Ndihma për Studimin
PJS, Zanafilla 15


PJS, Zanafilla 15:9–12 (krahaso Zanafilla 15:1–6)

(Abrahami pa në vegim Birin e Perëndisë dhe mësoi rreth Ringjalljes.)

9 Dhe Abrami tha: Zot Perëndi, si do të ma japësh këtë tokë për një trashëgim të përjetshëm?

10 Dhe Zoti tha: Edhe sikur të ishe i vdekur, përsëri nuk jam në gjendje të ta jap atë?

11 Dhe nëse do të vdesësh, përsëri do ta zotërosh atë, sepse vjen dita që Biri i Njeriut do të jetojë; por si mund të jetojë ai, nëse nuk është i vdekur? Fillimisht duhet të ngjallet.

12 Dhe ndodhi që Abrami hodhi vështrimin përpara dhe pa ditët e Birit të Njeriut, dhe ishte i kënaqur, dhe shpirti i tij gjeti prehje, dhe ai besoi në Zotin; dhe Zoti ia llogariti atij për drejtësi.