Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Për Udhëheqësit – Orientimi dhe Përkrahja e Mësuesve


“Për Udhëheqësit – Orientimi dhe Përkrahja e Mësuesve”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit: Për të Gjithë Ata që Japin Mësim në Shtëpi dhe në Kishë (2022)

“Orientimi dhe Përkrahja e Mësuesve”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

njerëz duke biseduar

Për Udhëheqësit – Orientimi dhe Përkrahja e Mësuesve

Si udhëheqës/e, ju keni përgjegjësinë që të “takohen[i] me mësuesit/et e sapothirrur/a” në organizatën tuaj dhe t’i “ndihmo[ni] të përgatiten për thirrjet e tyre” (Manuali i Përgjithshëm, 17.3, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Këto mbledhje janë një mundësi për t’i njohur mësuesit e rinj me thirrjet e tyre të shenjta dhe për t’i frymëzuar ata me një këndvështrim të asaj se çfarë do të thotë të japësh mësim sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Si udhëheqës/e, ju mund t’i ndihmoni mësuesit e rinj që të përgatiten për të shërbyer, duke bërë sa vijon:

  • Shprehni sigurinë se Shpëtimtari do t’i ndihmojë ata në thirrjen e tyre (shihni te Doktrina e Besëlidhje 88:78).

  • Jepuni mësuesve të rinj një kopje të këtij burimi dhe nxitini ata të kërkojnë mënyra se si t’i zbatojnë parimet e tij në mësimdhënien e tyre.

  • Tregojuni mësuesve të rinj çdo gjë rreth organizatës suaj që do të ishte e dobishme që ata ta dinin.

  • Nëse është e nevojshme, tregojuni mësuesve të rinj se në cilën dhomë të japin mësim dhe me çfarë mësimi të fillojnë. Ofrojuni çfarëdo informacioni që u nevojitet për orën e tyre mësimore dhe anëtarët e klasës.

  • Shpjegojuni mësuesve të rinj se mund t’i ndihmoni në thirrjen e tyre. Ofroni përkrahje në klasë dhe qasje te burimet mësimore nëse është e nevojshme.

  • Ofrohuni të vëzhgoni me raste orët mësimore të mësuesve dhe jepini përshtypjet ashtu siç ju nxit Shpirti.

  • Ftojini mësuesit të marrin pjesë në mbledhjet tremujore të këshillit të mësuesve.

Gjatë gjithë shërbimit të mësuesve, vazhdoni të takoheni me ta herë pas here për të dhënë përkrahje të vazhdueshme. Për shembull, mund të bëni një diskutim të shkurtër me një mësues/e përpara ose pas orës mësimore për të diskutuar parimet e materialit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Pyeteni mësuesin/en se çfarë mendon se po bën mirë dhe mënyrat se si dëshiron të përmirësohet. Jepini kurajë me dashamirësi dhe me mirënjohje për shërbimin që japin.

Ju duhet të përgatiteni për këto diskutime duke e vëzhguar mësuesin/en teksa jep mësim. Përpiquni t’i kuptoni më mirë pikat e forta të mësuesit/es dhe të zbuloni mënyra se si mund të ofroni përkrahje. Të ndërtuarit mbi pikat e forta të mësuesit/es është po aq e rëndësishme sa të përcaktoni mundësitë për përmirësim.