Seminaries and Institutes Callings
Qëllimi i Materialit “Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit”


“Qëllimi i Materialit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit: Për të Gjithë Ata që Japin Mësim në Shtëpi dhe në Kishë (2022)

“Qëllimi i Materialit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Qëllimi i Materialit Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Parimet e përshkruara në këtë burim mund ta ndihmojnë çdo mësues/e të ungjillit që të japë mësim sipas mënyrës së Shpëtimtarit. Këtu përfshihen prindërit, vëllezërit dhe motrat shërbestare, misionarët/et, mësuesit/et e seminarit dhe institutit dhe cilido që thirrja në Kishë i jep mundësinë për të dhënë mësim.

Ju mund ta studioni këtë burim në mënyrë të pavarur ose ta përdorni për të drejtuar diskutimet me të tjerët rreth mënyrës se si të bëheni një mësues/e më i/e mirë. Për shembull, ky burim mund të përdoret në mbrëmjet e shtëpisë, mbledhjet e presidencave, mbledhjet e këshillit të lagjes ose kunjit, mbledhjet e personelit në shërbim në seminar dhe institut dhe mbledhjet e këshillit të mësuesve/eve (shih “Për Udhëheqësit – T’i Ndihmojmë Mësuesit të Kenë Sukses”).

Si Është Organizuar Ky Burim

Pjesa 1 thekson rëndësinë e përqendrimit te Jezu Krishti sa herë që japim mësim parimet e ungjillit të Tij. Ky seksion përshkruan se çfarë japim mësim.

Pjesa 2 thekson parimet e mësimdhënies si të Krishtit. Ky seksion përshkruan mënyrën se si japim mësim.

Pjesa 3 jep sugjerime praktike për t’i ndihmuar mësuesit që t’i zbatojnë parimet e mësimdhënies si të Krishtit.

Vështrim i Përgjithshëm për Mësimdhënien si e Krishtit

Tabelat vijuese japin një vështrim të përgjithshëm për parimet e dhëna mësim në këtë burim.

Pamja
Model Përvijimi për Planifikimin e Mësimit