Mësimdhënia dhe të Mësuarit
Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve – Për Prindërit dhe Mësuesit e Thirrur


“Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve – Për Prindërit dhe Mësuesit e Thirrur”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit: Për të Gjithë Ata që Japin Mësim në Shtëpi dhe në Kishë (2022)

“Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

klasë e Shkollës të së Dielës

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve – Për Prindërit dhe Mësuesit e Thirrur

Çdo lagje duhet të zhvillojë çdo tre muaj mbledhje të këshillit të mësuesve, si për prindërit ashtu edhe për mësuesit e thirrur në lagje. Në këto mbledhje, prindërit dhe mësues të tjerë mund të këshillohen së bashku rreth parimeve të mësimdhënies si të Krishtit (shihni te Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 13.4, 13.5, 17.4, 17.5 [në anglisht], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

Të dyja llojet e mbledhjeve të këshillit të mësuesve zhvillohen çdo tre muaj gjatë orës mësimore 50‑minutëshe të dielën.

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve për Prindërit

Kush i Udhëheq Këto Mbledhje? Zakonisht, një anëtar i presidencës së Shkollës të së Dielës i udhëheq mbledhjet e këshillit të mësuesve për prindërit. Megjithatë, me raste, peshkopata mund të caktojë anëtarë të tjerë të lagjes për t’i udhëhequr ato.

Këshilli i lagjes, i ndihmuar nga presidenca e Shkollës të së Dielës, i mbikëqyr mbledhjet e këshillit të mësuesve për prindërit. Ata këshillohen së bashku për nevojat e prindërve dhe të familjeve dhe punojnë së bashku për të përcaktuar se cilat parime nga materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit do t’i plotësojnë më së miri ato nevoja.

Kush Duhet të Marrë Pjesë? Këshilli i lagjes përcakton nëse do të ftojë prindër të caktuar apo ta bëjë me pjesëmarrje të hapur për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.

Kur Duhet të Zhvillohen Këto Mbledhje? Mbledhjet e këshillit të mësuesve për prindërit mund të zhvillohen në cilëndo të diel, si të përcaktohet nga këshilli i lagjes.

Mbledhjet e Këshillit të Mësuesve për Mësuesit e Thirrur

Kush i Udhëheq Këto Mbledhje? Zakonisht, një anëtar i presidencës së Shkollës të së Dielës i udhëheq mbledhjet e këshillit të mësuesve për mësuesit e thirrur. Megjithatë, me raste, peshkopata mund të caktojë anëtarë të tjerë të lagjes për t’i udhëhequr ato.

Këshilli i lagjes, i ndihmuar nga presidenca e Shkollës të së Dielës, mbikëqyr mbledhjet e këshillit të mësuesve për mësuesit e thirrur. Ata këshillohen së bashku për nevojat e mësuesve dhe të nxënësve, dhe punojnë së bashku për të përcaktuar se cilat parime nga materiali Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit do t’i plotësojnë më së miri ato nevoja.

Kush Duhet të Marrë Pjesë? Çdokush që jep mësim në një kuorum apo klasë në lagje, duhet të marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të mësuesve. Janë të ftuar edhe anëtarët e kuorumit dhe të presidencës së organizatës.

Kur Duhet të Zhvillohen Këto Mbledhje? Mësuesit marrin pjesë në mbledhjet e këshillit të mësuesve të dielën, kur ata nuk po japin mësim në klasën e tyre të rregullt.

  • Mësuesit e kuorumeve të priftërisë, mësueset e Shoqatës së Ndihmës dhe të Të Rejave mund të marrin pjesë ose të dielën e parë ose të tretë, si të përcaktohet nga udhëheqësit vendorë.

  • Mësuesit/et e Shkollës të së Dielës mund të marrin pjesë ose të dielën e dytë ose të katërt, si të përcaktohet nga udhëheqësit vendorë.

  • Mësuesit/et e Fillores mund të marrin pjesë në cilëndo nga të dielat, si të përcaktohet nga presidencat e Fillores dhe Shkollës të së Dielës të lagjes. Nëse dëshirohet, mësuesit/et e Fillores mund të takohen veçan mësuesve të tjerë për t’u këshilluar rreth aspekteve të pashoqe të mësimdhënies ndaj fëmijëve. Kjo mund të ndodhë gjatë 20 minutave të kohës së të kënduarit, përpara apo pas mbledhjeve të rregullta të së dielës, ose në një ditë tjetër gjatë javës. Gjatë një tremujori mund të zhvillohet më shumë se një mbledhje e këshillit të mësuesve për mësuesit/et e Fillores, në mënyrë që të mos humbasin që të gjithë orët mësimore të Fillores në të njëjtën javë. (Shënim: Sipas nevojës, presidenca e Fillores cakton mësues zëvendësues, i ndërthur klasat ose bën rregullime të tjera për t’i lejuar mësuesit e Fillores që të marrin pjesë në mbledhjet e këshillit të mësuesve.)

Formati për Mbledhjet

Në mbledhjet e këshillit të mësuesve, si për prindërit dhe për mësuesit e thirrur, ndiqet ky format:

  1. Tregoni dhe këshillohuni së bashku (rreth 20 minuta). Ftojini prindërit ose mësuesit të tregojnë se çfarë po funksionon mirë teksa e japin mësim ungjillin në shtëpi apo në klasat e tyre. Ata gjithashtu mund të tregojnë sfidat me të cilat po përballen ose gjërat që do të donin të përmirësonin.

  2. Mësoni së bashku (rreth 15 minuta). Diskutoni me prindërit ose mësuesit për një nga parimet te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Eja, Më Ndiq mund të përdoret gjithashtu si një burim për këto diskutime.

  3. Planifikoni dhe ftoni (rreth 10 minuta). Ftojini prindërit ose mësuesit të tregojnë se çfarë mësuan gjatë mbledhjes dhe se si planifikojnë ta vënë në zbatim.

6:15